Sistemi gjyqësor Korrupsioni në drejtësi, gjyqtarët: Në situata alarmante

0
120

Florenc Drizari

 

Xhafaj: Është e papranueshme që ILDKP-ja nuk ka pranuar ti përgjigjet Komisionit të Ligjeve

 

kom ligjeve_2Perceptimi i lartë ndaj korrupsionin duket se nuk është vetëm në radhët e qytetarëve, por edhe brenda gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë. Gjatë raportimit të djeshëm në Komisionin e Ligjeve, dy kandidaturat e Presidentit të Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, theksuan se korrupsioni mbetet shqetësues edhe në gjyqsor. Në fjalën e tij Gjovalin Përnoca, lidhur me vlerësimin e nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, tha se gjyqsori është më i dukshëm përballë këtij fenomeni paçka se në tranzicion korrupsioni ekziston edhe në ekzekutiv.

 

Gjovalin Përnoca

“Është në të vërtetë një situatë e keqe dhe shumë e rëndë. Unë e shikoj edhe si qytetar korrupsionin në drejtësi. Korrupsion në tranzicion ka edhe në ekzekutiv, por ndoshta më e dukshmja është në gjyqsor. Është një korrupsion real dhe një korrupsion imagjinar. Pala që humbet gjyqin ka krijuar mendimin se me të drejtë nuk u fitonka gjyqin dhe ajo pala kundërshtare thotë me të drejtë duhet të ketë paguar. Ky është korrupsioni imagjinar”,-deklaroi Përnoca. Reagimi i tij erdhi si pasojë e pyetjes që kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj i bëri për mënyrën se si mund të luftohet korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Duke folur për mënyrën se si mund të luftohet korrupsioni në sistemin e drejtësisë, z. Përnoca vuri theksin tek një reformë antikorrupsioni që përfshin jo vetëm gjyqtarët, e deri tek unifikimi i praktikave gjyqësore dhe tek hetimi më i plotë i çështjeve penale.

“Korrupsioni real është prezent. Unë kam dyshimin tim tek persona të ndryshëm, por lufta ndaj korrupsionit nuk shkohet as me dyshime, as me kamera e as me gjyeti spontane. Së pari kjo është një vepër pelane dhe me një punë të kualifikuar të ndiqet dhe të luftohet. Të luftohet me një strategji antikorrupsion. Fillon në çështjet penale ku nuk hetohet mirë dhe më pas sillen në gjykatë sa për të larë gojën. Kjo i lë hapsirë një gjykatësi të korruptuar të fitojë materialisht. Kjo lidhet edhe me praktikat gjyqësore”,-theksoi Përnoca.

Gjatë seancës së djeshme të Komisionit të Ligjeve u shqyrtuan dy kandidatuart e kreut të shtetit për Gjykatën e Lartë, ku gjyqtarët prezantuan platformat e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca për votimin e tyre në komision u shty për në mbledhjen e së martës me argumentat se deputetët kishin angazhime të tjera me mbledhje të grupeve parlamentare.

 

Fatmir Xhafaj

Në fjalën e tij, krytari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ngriti shqetësimin se kryeinspektorja e ILDKP-së, Zana Xhuka nuk i është përgjigjur kërkesë së tij për të verifikuar deklaratat e pasurisë.

“Në dosjet e paraqitura është kërkuar edhe mendimi i ILDKP-s. Është e papranueshme që ILDKP-ja nuk ka pranuar ti përgjigjet Komisionit të Ligjeve për të dhënë të dhënat e kërkuara për dy kandidatët. Kjo është një gjë e papranueshme. Atë që nuk bëri dot zonja Xhuka, do të duhet ta plotësoj me pyetjen e z. Halimi. Ky është një rast i paprecedentë. Nuk mund ta marrë me dhunë atë zonjë. Unë i kam dëguar me shkrim, i kam kërkuar të kthejë përgjigje dhe të lë vendosë Kuvendi për të marrë qëndrim”,-deklaroi Xhafaj.

Komisioni i Ligjeve pritet t’i rikthehet sërish diskutimit për dy kandidatuart e Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës së Lartë për gjyqtrat Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca.

 

 

Vrasja e vëllezërve Çollaku në Greqi, ministri Tahiri raporton tek Siguria

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahirit do të raportojë para Komisionin të Sigurisë Kombëtare lidhur me vrasjen në e dy vëllezërve shqiptar në Greqi, në fund të vitit të kaluar. Kërkesa për raportimin e ministrit Tahiri para komisioni është bërë nga deputetët e opozitës, të cilët në disa seanca kanë kërkuar prezencën e ministrit për të shpjeguar këtë ngjarje. Pas disa kërkesave të bëra në Komisionin për Sigurinë Kombëtare nga ana e opozitës, ministri Tahiri pritet të raportojë të martën për ngjarjen e ndodhur në Follorinë të Greqisë. Në rendin e ditës të Kuvendit thuhet se në orën 10:00 ministri Tahiri pritet të raportojë “nё lidhje me hapat e ndёrmarra nga ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit pёr zbardhjen e dinamikёs dhe nxjerrjen e sё vёrtetёs mbi ngjarjen e rendё tё vrasjes sё vёllezerve Çollaku, ndodhur nё Follorinё tё Greqisё”.

 

 

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Procesi mbi bazën e statutit

Partia Demokratike nisi të hënën zyrtarisht procesin e verifikimit të bazës së anëtarësisë si dhe hapjen për anëtarët e rinj. PD ka ngritur grupet e punës që do merren me organizmin e këtij procesi, ndërkohë burime brenda PD bejne se ne listat e te deleguarve te rrethe jane perfshire ish-deputet dhe ish-zv. ministra. Një nga to është dhe Fatbardh Kadilli, kreu i gupit të Punës në Lushnje, i cili thekson se procesi po bëhet mbi bazën e statutit dhe vetë udhëzimi i shpërndarë nga paria përcakton mënyrën sesi do të procedohet për përsëritjen e bazës së të dhënave dhe anëtarësimet e reja.  “ Roli i grupit të punës është për të bashkërenduar këtë procedurë, këtë proces, opër ta mbikëqyrur dhe për të qenë një palë e pa anshme e cila motivon pjesëmarrjen dhe kontributin e të gjitha flukseve që vijnë nga historia apo nga përvoja të ndryshme në të cilat ka kaluar Partia Demokratike si kur ka qenë në opozitë apo edhe në pushtet.”- u shpreh Kadilli. Muaji shkurt është afati përfundimtar kur do të mbyllet procesi i anëtarësimeve të reja dhe përtëritja e bazës së të dhënave, për ti hapur rrugë me pas zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese. “Procesi i ri sapo ka nisur. Periudha e parë është verifikimi apo përditësimi i databazës së listës së anëtarësisë së Partisë Demokratike , anëtarësimet e reja dhe pastaj fillon në përputhje me parashikimet në statut zgjedhjet në sesione, grup sesione dhe degët që kulmojnë me Kongresin e PD-së. Afati i parë është që brenda muajit shkurt do të mbyllet procesi i anëtarësimeve të reja dhe përditësimi i bazës së të dhënave. Hapi i dytë është vazhdimi i procesit. Është një proces nuk mund të jetë një kalendar tek i cili do të fokusohemi më tepër se tek vetë procesi.”- u shpreh Kadilli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency