Erik Tohir thotë “jo”, Vuçiniç qëndron te Juve, Guarin nuk lëviz

0
112

Manjati indonezian ka vendosur që të mos vazhdojë më tratativat me klubin e Juventusit

 Sipas tij, nuk u arrit në një akord midis dy klubeve në drejtimin financiar dhe nuk u konsiderua më si një opsion për klubin zikaltër

 

 

Erick-Thohir-Presiden-Inter-Milan-2013Telenovela “Guarin-Vuçiniç” duket se është mbyllur dhe nuk ka mbaruar me një bilanc pozitiv. Kjo, për Juventusin, që do të përfitonte në pjatë të artë një superlojtar, ndërsa Interi do të afronte në gjirin e tij Vuçiniçin. Një shkëmbim që edhe nga mbarë opinioni u pa si një gjë pozitive për Juven dhe jo për Interin, që në fund të fundit do të merrte një lojtar që qëndron në stol dhe është zgjedhje e dytë për Konten. Gjithë zhurma për transferim erdhi ditën e hënë, kur u deklarua se po arrihet në një akord midis Juventusit dhe Interit për shkëmbimin e lojtarëve. Një zë që u konfirmua edhe nga Marota, i cili u shpreh se po interesohej për të marrë ish-lojtarin e Portos pranë skuadrës së tij. Kështu, zyrtarisht skuadra milaneze ishte hedhur në negociata për këtë lëvizje bashkë me “Zonjën e vjetër”. Një lëvizje e zgjuar e Marotës kjo, që po mundohej të nxirrte diçka që deri para disa ditësh dukej e pamundur në një transferim real. Mirëpo kjo gjë nuk u mirëprit mirë nga tifozët e Interit, pasi kolumbiani është një ndër lojtarët kyçë të skuadrës, që e ka ndihmuar skuadrën dhe është parë si shpëtimtari i saj. Në krahun tjetër, Vuçiniç duket se pas dëmtimit e ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e formacionit të parë. Kjo, pasi dyshja Tevez – Lorente po funksion më së miri dhe është bërë e frikshme këto kohët e fundit, duke shënuar shpesh. Mirëpo presidenti i Interit, Erik Tohir, i ka thënë “jo” marrëveshjes me Juventusin, që mesfushori kolumbian të veshë fanellën bardhezi, ndërsa sulmuesi malazez të kalojë te zikaltrit. Ideja për shkëmbimin e dy futbollistëve u refuzua edhe nga tifozët e zikaltërve, të cilët duket se e kanë bindur presidentin që ta mbajë Guarinin. Bisedimet mes përfaqësuesve të dy klubeve u zhvilluan të hënën, ndërsa vazhduan edhe të martën. Interi dhe Juventusi do të takohen sërish gjatë ditës së sotme me synimin për të kompletuar marrëveshjen e shkëmbimit, e cila do ta çonte Fredi Guarinin në Torino dhe Mirko Vuçiniçin në Milano. Të dyja skuadrat ishin afër për të mbyllur marrëveshjen të hënën, kur presidenti i Interit, Erik Tohir, përnjëherë vendosi ta bllokonte transferimin pas protestave të tifozëve. Megjithatë, negociatat janë rihapur shpejt, pasi Vuçiniç dhe Guarin kishin këshilluar agjentët e tyre të gjenin një marrëveshje. “Marrëveshja nuk është kompletuar ende, por gjërat po shkojnë në drejtim të duhur. Më shumë do të jetë e qartë gjatë së martës”, – pati deklaruar drejtori i përgjithshëm i Juvetusit, Xhuzepe Marota. Juventusi i vlerëson të dy lojtarët me nga 13.5 milionë euro dhe fillimisht kërkonte shkëmbim kokë më kohë, ndërsa Interi vazhdon të insistojë për një shumë shtesë në vlerën e 4 milionë eurove. Ndërkaq, presidenti Tohir u shpreh dje: “Pasi fola me njerëzit e mi më të afërt dhe shkëmbeva mendimet me Masimo Moratin dhe djalin e tij Anxhelo-Mario, këtë mëngjes vendosa që të mos vazhdoj më negocimet me Juventusin. Ndjeva se nuk ishte e mundur që të arrihej një marrëveshje në të cilën mendimet e të dyja palëve ishin të ndryshme dhe që nuk kishte një përfitim financiar ose teknik për klubin. Siç u tha në deklaratën e mëparshme të klubit, unë u kam kërkuar drejtorëve sportivë që të gjejnë mundësi të tjera transferimi, të cilat mund të na mundësojmë që të forcojmë skuadrën në një linjë me rregullat e Fair Play-t. Edhe një herë, besoj që ne të gjithë duhet që të qëndrojmë të bashkuar, tifozët, klubi dhe skuadra, në mënyrë që mund të shkojmë në pozicionin që duam dhe që Interi dëshiron”.

 

 

 

Junajtid hedh sytë nga Dante

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Dante, është bërë pjesë e planeve të Mançester Junajtidit. Djajtë e kuq kanë qenë të interesuar për brazilianin që në kohën kur ai luante për Borusia Mynshengladbahun, ndërsa vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij. Kontrata aktuale e 30-vjeçarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa bavarezët nuk i kanë filluar negociatat për vazhdimin e saj. Futbollisti ka pranuar se deri në mbyllje të këtij afati kalimtar gjithçka mund të ndodhë, por agjenti i tij ka thënë se nuk ka biseduar me përfaqësuesit e djajve të kuq. “Ai ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe ne jemi duke u përpjekur që ta rinovojmë kontratën, mirëpo tashmë nuk kemi gjetur zgjidhje, prandaj jemi në pritje të Bajernit”, – ka deklaruar agjenti Markus Marin për “Goal”.

 

 

Mesi: 2014-a, viti që bëj ndryshimin

Lionel Mesi beson se ai do të kalojë një vit të shkëlqyeshëm gjatë 2014-ës, pas një viti 2013 të goditur nga lëndimet. 26-vjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të vitit, pas rikthimit nga lëndimi, edhe pse humbi kurorën e Topit të Artë ndaj Kristiano Ronaldos. Por ai shpreson ta tregojë veten gjatë këtij viti, e veçanërisht në Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë në Brazil. “Jam shumë i lumtur. Kam shumë dëshirë të rikthehem dhe të luaj futboll pas një kohe aq të gjatë jashtë fushe. Jam me fat pasi dalëngadalë po filloj të ndjehem më mirë, me shumë vizion për të pasur një vit të shkëlqyeshëm – jo vetëm me Barcelonën, por po ashtu me Argjentinën. Çdo vit filloj me të njëjtin mentalitet për të pasur vit të mirë. Për të vazhduar të zhvillohem dhe për t’u përmirësuar, për të qenë gjithmonë në të njëjtin nivel. Para Kupës së Botës ne kemi shumë gjëra të rëndësishme me Barcelonën: ne kemi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit dhe ky nuk është motivim vetëm për mua, por po ashtu për të gjithë ne të vazhdojmë të zhvillohemi”, – është shprehur Mesi.

 

Januzaj joshet nga Barcelona

“Sport Direct News” raporton një lajm të bujshëm, sidomos për tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për talentin me origjinë shqiptare të Mançester Junajtidit, Adnan Januzaj. Barcelona synon të blejë yllin kosovar nëse skuadra nga “Old Trafford” dështon të kapë vendin e katërt në Premier League. 18-vjeçari që po mahnit botën e futbollit me lojën ka aktualisht një kontratë deri në vitin 2018 me “djajtë e kuq”, por dyshohet se ai ka një opsion në kontratën e tij që mund ta lejojë të largohet, nëse Junajtid nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League.

 

 

Liverpuli kërkon Valon Berishën

Sipas “talkSPORT”, redsat shpresojnë se ish-trajneri i tyre, Zherard Hulie, që aktualisht është drejtor sportiv te Salzburgu, do t’u ndihmojë për transferimin e 20-vjeçarit. Menaxheri i “Të kuqve”, Brendan Roxhers, e ka monitoruar për disa muaj Berishën dhe tani ka filluar bisedimet me klubin austriak. Liverpuli duhet të paguajë rreth 2.5 milionë funte për transferimin e ish-futbollistit të Egersund dhe Viking. Valon Berisha ka origjinë nga Kosova, është lindur në Suedi, është rritur në Norvegji dhe ka luajtur nëntë ndeshje për përfaqësuesen norvegjeze.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency