Vrasja e 19-vjeçarit në Kamëz, arrestohet autori Maliq Mema

0
229

Policia: Shkaku i vrasjes për një lavatriçe, autori pretendonte se nuk ia kishin rregulluar mirë

Tiranë

pranga-policiaVrau një të ri për një lavatriçe të parregulluar mirë, prangoset nga policia Maliq Mema. Policia e kryeqytetit ka njoftuar dje arrestimin e 41-vjeçarit Mema, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Imer Kotarja, pak ditë më parë në Kamëz. I riu i plagosur katër ditë më parë në zonën e Kamzës, i riu humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak, pasi nuk ka mundur që t’u rezistojë dot plagëve me mjete të mprehta të marra në trup. Sipas policisë së Tiranës, dje është kryer arrestimi i shtetasit Maliq Mema, 41 vjeç, autor i dyshuar i “plagosjes së rëndë me dashje” dhe me pasojë vdekjen e shtetasit Imer.K, 19 vjeç. Po sipas të njëjtave burime policore, autori Maliq Mema, pas një konflikti të çastit ka goditur me një mjet prerës, shtetasin Imer Kotarja, 19 vjeç, i cili humbi jetën paraditen e dy ditëve më parë në spital. Pas ngjarjes, shtetasi Maliq Mema, ishte shpallur në kërkim policor ndërsa mëngjesin e djeshëm u bë i mundur arrestimi i tij, për veprën penale të ”Plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen”. Materialet proceduriale  ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema, nga Kukësi, për motive banale. Sipas policisë, 19-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjetet shtëpiake. Para disa ditësh, i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. Në sherr e sipër me Kotarjan, 41-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë Policinë e Shtetit për fshehjen e krimit, ndërsa Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat, duke siguruar transparencë përballë qytetarëve.

 

Durrës

Thyhet dhe vidhet zyra e PD-së në Manëz, merren sende dhe dokumente

Vidhet e dëmtohet zyra e Partisë Demokratike në Manëz të Durrësit. Ka qenë kryetari i PD-së së Manzës, Bedri Luku ai i cili ka denoncuar në polici dhunimin e zyrave të kësaj force policie. Sipas tij, janë thyer dyer dhe dritaret, ndërsa janë marrë sende e dokumente që ndodheshin në zyra. Nga të dhënat e policisë, mësohet se është vjedhur një frigorifer si dhe disa sende kancelarie. Dyshohet se, dhunimi i zyrave ka ndodhur dy netë më parë por që është evidentuar vetëm ditën e djeshme. Ndërkaq një pjesë e kësaj godine është djegur. Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Policia e Durrësit ka reaguar dje, pas denoncimit për vjedhje në selinë e PD-së në Manëz. “Paraditen e sotme, ora 11.00 kemi marrë njoftim mbi vjedhjen e zyrës së subjektit Partia Demokratike në fshatin Manëz Durrës. Në vendngjarje kanë shkuar dhe po ndjekin veprimet shërbime të Komisariatit të Policisë Shijak. Nga verifikimet e para rezultoi se depërtimi në ambientet e kësaj zyre është bërë nëpërmjet një hapësire të krijuar në murin e pasëm të ndërtesës. Krahas përvetësimit të disa orendive të zyrës si frigorifer, një fotokopje, një printer, një kompjuter dhe rreth 20 copë karrike, brenda ambienteve të zyrës u konstatuan edhe katër vatra zjarri (të cilat nuk kanë shkaktuar djegie të mëtejshme të ambientit). Grupi Hetimor i krijuar po vijon veprimet e para në funksion të grumbullimit të provave e fakteve në vendin e ngjarjes. Njëkohësisht po hetohet lidhur me identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje”, reagon Policia e Durrësit.

 

Tiranë

Dyndje padish për largim nga puna në Gjykatën Administrative

Largimet e padrejta nga puna janë paditë që kanë “pushtuar” Gjykatën Administrative. Janë afro 1 500 padi që pritet që shqyrtohen në këtë gjykatë, ndërsa bëhet me dije se paditësit janë nga institucione të ndryshme, ndërsa vendin e parë e zënë efektivët e policisë të larguar nga Policia e Shtetit apo zyrtarët e larguar nga Ministria e Brendshme. Ata kërkojnë nga gjykata të drejtën për rikthim në punë dhe përfitimin e pagave të një viti, si dhe dëmin e shkaktuar prej largimit nga puna. Ndërkohë që paditë e tjera u referohen problemeve të ndryshme që individët kanë me biznesin, ndërsa nuk janë të pakta edhe ato që kundërshtojnë gjobat e vendosura nga efektivët e rrugores. Gjykatat Administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Krijimi i kësaj gjykate solli një risi në kuadër të gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative, lidhur me detyrimin e organeve publike për të paraqitur provat, që kanë mundësuar nxjerrjen e akteve apo kryerjen e veprimeve administrative, që më pas kanë sjellë cënimin e të drejtave të ligjshme të personave. Gjykata Administrative gjykon mbi aktet shkresore dhe mosparaqitja e palëve nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit.

 

Tiranë

Dhunë gruas me mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i akuzuar për dhunim të gruas me mbrojtje nga gjykata. Sipas burimeve policore, dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kajo Qazimllari, 53 vjeç, banues ne  Shkozë, Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse rreth orës 12.00’ të dy ditëve më parë, në rrugën “Shote Galica”, Shkozë, në banesën e tij dyshohet se ka shkatërruar të gjitha pajisjet e banesës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet hetimore nga 53-vjeçarit do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim të pronës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency