Me avion personal Rama nga Izraeli në Abu Dabi! Sa do ketë kushtuar vallë në këtë krizë varfërie ky udhëtim

Prej kohësh duket që Kryeministri Edi Rama nuk e ka problem fare krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin gjatë qeverisjes së tij tashmë 9 vjeçare, pasi herë pas here publikon jetën luksoze që bën me taksat e shqiptarëve.

E ndersa shqiptareve u thote te kursejne pasi jemi ne lufte dhe dite me te keqija do te na vijne, pasi vendos cmimet me te larta ne rajon te naftes energjise e jo vetem, pasi rrit taksat, refuzon ndihmen ndaj arsimit e shendetesise, udheton me avion privat ne vizitat e tij te radhes, per tu rikthyer perseri te na predikoje varferine qe na ka kapluar sic thote ai per shkak te luftes

Por sa mund te ishte kursyer nga avioni privat i kryeministrit, sa te varfer mund te ishin ndihmuar,,,,,

Keto pyetje nuk i shkojne kurre ne mendje kryeministrit, psi ai nuk e njeh varferine thjesht e predikon….

Gjatë kohës që ndodhet në Shqipëri, Rama nuk lë ditë pa përhapur panik se kriza ekonomike e ka detyruar që të rrisë çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe së fundmi të energjisë elektrike dhe se shqiptarët duhet të kursejnë, ndërkohë që vetë bredh nëpër botë me avion privat njësoj si një sheik.

Rama po zhvillon disa takime, ku gjatë ditës së djeshme ishte në Izrael me avionin personal të Air Albania dhe sot ndodhet në Abu Dabi për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

 

 

Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan’, shkruan Rama në Facebook.

Ajo që është e pakuptueshme nga këto vizita prej sheiku të Ramës është se përse shqiptarët duhet të paguajnë një kosto kaq të lartë për asgjë, vetëm për tekat e kryeministrit, pasi asnjë e mirë për vendin nuk ka ardhur nga këto harlisje të kushtueshme, që sigurisht paguhen nga ne.

 

 

Me avion personal Rama nga Izraeli në Abu Dabi! Sa do ketë kushtuar vallë në këtë krizë varfërie ky udhëtim

Aldo Bare kërkoi rrëzimin e vendimit që

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko