Premtimi i ish-kryeministrit / Berisha: Referendum popullor për legalizimin e banesave me 1 euro

0
135

Florenc Drizari

Rama: Me territorin e vendit keni shkatërruar pasuri të tëra. Realizuat më pak se 5 për qind të detyrimeve

 

shtepia-qendrore-e-ushtriseIsh-kryeministri Sali Berisha premtoi nisjen e procedurave për mbajtjen e një referendumi popullor për çështjen e legalizimeve. Duke folur në seancën e djeshme plenare gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2014, Berisha akuzoi mazhorancën se që në 100 ditët e para të qeverisjes ka dështuar në mbajtjen e premtimit për legalizime falas. Ish-kryeministri premtoi se çdo qytetar ka të drejtë ta ketë të legalizuar pronën e tij dhe për këtë premtoi legalizim me 1 euro për metër katror.

BERISHA

“Tani ta dinë se unë do ta bëj dhe ato shtëpi do të legalizohen me 1 euro dhe kjo do të jetë taksa për ta dhe ju mbajeni mashtrimin. Ata do të gëzojnë shtëpinë e tyre dhe fillon me vitin e ri, me pjesën e lëvizjes së madhe për legalizimin e të gjitha banesave me 1 euro. E kam faktuar 1 euron. Unë nuk them falas, unë them me 1 euro dhe këtu do të jeni ju kur të zbresë nga të katër anët e Shqipërisë në Tiranë me referendum popullor qytetar, për të bërë legalizimin e banesave me 1 euro”, – deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Nisma e ish-kryeministrit u kundërshtua ashpër nga kreu aktual i qeverisë, Edi Rama, i cili tha se gjatë viteve të qeverisjes së shkuar, demokratët realizuan 5 për qind të detyrimeve ndaj qytetarëve lidhur me legalizimet e banesave në zonat informale. Kreu i mazhorancës tha se mazhoranca para zgjedhjeve të 23 qershorit ka hipotekuar ndërtesa që nuk kanë ekzistuar fizikisht. “Keni marrë para për ato ndërtesa, për ata që kanë ndërmend ta bëjnë në të ardhmen, mbi pronën e tjetrit”, – theksoi Kryeministri.

RAMA

“Do t’i bëjmë legalizimet siç i kemi premtuar. U keni marrë njerëzve 79 milionë dollarë. Këto duhet të shkonin për ish-pronarët. 30 milionë dollarë nga 79 kanë shkuar në drejtim të paditur. Se sa është e vërtetë kjo, ta gjykojnë pronarët, të përndjekurit, ne kemi kush na shikon. Keni nxjerrë vendime për legalizimet, dhjetëra urdhra, pa llogaritur çka nxjerrë Shabani. Të jeni më të përmbajtur kur i kërkoni llogari kësaj qeverie për çështjet e legalizimeve. Mbani shënime dhe fjalime këtu, se është i vetmi shërbim që mund t’u shërbejë qytetarëve”, – tha Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në seancën e djeshme plenare.

Çështja e legalizimeve u shoqërua edhe me debate të tjera mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Replikat mes tyre ishin tërësisht politike lidhur me atë se çfarë ka realizuar në dy mandatet e saj qeverisja e djathtë dhe sa do t’ia arrijë mazhoranca e sotme të mbajë premtimet për legalizime falas të zonave informale.

Në vijim të seancës së djeshme plenare, debatet u përqendruan tek paketa fiskale e qeverisë dhe projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, si dhe tek amendamentet e propozuara nga opozita. Këto të fundit u rrëzuan nga mazhoranca gjatë hedhjes në votim, ndërkohë që paketa financiare e qeverisë kaloi me shumicë votash.

 

 

BOX

Reagon kreu i opozitës

Basha: Rama, i paaftë të ballafaqohej me premtimet e tij

Pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama të mbajtur në seancën e djeshme plenare lidhur me mbylljen e diskutimeve për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e shtetit për vitin 2014, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e akuzoi atë për mosmbajtje të premtimeve dhe shmangie të debatit për çështjen e taksave. Nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”, Basha tha se Rama zgjodhi të mos i përgjigjej zërit të qytetarëve, duke u treguar i paaftë të përballej me premtimet e tij dhe nismat e qeverisë.

“Vazhdoi sulmet dhe shpifjet kundër opozitës, por nuk tha asnjë fjalë të vetme se pse nuk e mbajti fjalën për heqjen e taksës 20% për bukën, vajin, orizin, sheqerin, vezën, qumështin dhe energjinë elektrike. Asnjë fjalë se pse nuk e hoqi taksën ndaj biznesit të vogël, siç kishte premtuar. Asnjë fjalë se pse nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të karburantit, por po e rrit atë përmes taksës së shtuar. Taksa të rritura për të gjithë shqiptarët, kosto më e lartë jetese, asnjë shpresë për vende të reja pune. Kjo është dhurata e Ramës për Vitin e Ri”, – ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency