Arsyet pse duhet ndjekur një kurs, fushat e domosdoshme

0
164

Shumë nga ne arrijnë të mësojnë vetë si të mbajnë llogaritë e tyre pa shumë probleme, por kontabiliteti është tjetër gjë dhe është diçka shumë e nevojshme nëse keni një biznes tuajin ose dëshironi të merreni me disa aspekte të një plani financiar

 

kurse gjuhesh Kohët e fundit duket sikur të gjithë jemi duke ndjekur vazhdimisht trajnime të fushave të ndryshme dhe ndoshta sepse shumë individë arrijnë që të mësojnë më shumë konceptet e duhura në një mjedis studimor sesa në shtëpitë e tyre. Ky proces bëhet akoma më i thjeshtë nga fakti se gjatë një trajnimi kemi më shumë burime në dispozicion, si p.sh. një ekspert të fushës që shpjegon si dhe kolegët që na rrethojnë, të cilët ndihmojnë me pikëpamjet nga këndvështrimet e tyre. Disa kurse janë vërtet shumë më efektive, nëse mësohen në një “klasë”, sesa si autodidakt. Fushat që janë të domosdoshme për të zhvilluar një kurs janë disa.

 

Kontabiliteti

 

Shumë nga ne arrijnë të mësojnë vetë si të mbajnë llogaritë e tyre pa shumë probleme, por kontabiliteti është tjetër gjë dhe është diçka shumë e nevojshme nëse keni një biznes tuajin ose dëshironi të merreni me disa aspekte të një plani financiar. Pikërisht për shkak të natyrës delikate të kontabilitetit do të ishte shumë e nevojshme ndjekja e një kursi për jo profesionistë të financës.

 

Shkrimi

Aftësia e të shkruarit përmirësohet duke e praktikuar, por mund të keni mangësi në gramatikë, që mund të thellohen, nëse bazat tuaja nuk janë të forta. Ndoshta, në punën tuaj nuk është nevoja të keni një diplomë universiteti në shkrim akademik, por mund të ishte i përshtatshëm një kurs i shkurtër me një pedagog në gjendje të kritikojë punën tuaj dhe të rrisë ndjeshëm aftësitë tuaja komunikuese me shkrim.

 

Një gjuhë e huaj

Sot mund të gjeni shumë metoda të cilat premtojnë t’ju mësojnë një gjuhë të huaj autodidakt, por sidoqoftë shpjegimi i një mësuesi është shumë më ndryshe; pikërisht për këtë këshillohet të ndiqet një kurs. Duke konsideruar situatën e tanishme në Shqipëri dhe duke marrë parasysh numrin e madh të kompanive të huaja që operojnë këtu, njohja e një gjuhe të huaj do të ishte një plus për ju, pak rëndësi ka nëse punoni për dikë apo keni një biznes tuajin.

 

 

Menaxhim projektesh

Disa nga aftësitë e duhura për përmbushjen e disa projekteve, si p.sh. përdorimi i ndonjë software-i enkas për atë projekt, mund edhe të mësohen autodidakt. Në njëfarë mënyrë, ju mund të mësoni vetë si të planifikoni projektet dhe t’i realizoni ata, por një trajnim i mirë në këtë fushë ju mëson si të përballoni sa më lehtë probleme dhe situata me të cilat ndoshta nuk ishit përballur më parë.

 

Dhënia e ndihmës së shpejtë dhe menaxhimi i situatave të ngjashme

Në këtë rast mund t’ju hyjë në punë edhe kursi për dhënien e ndihmës së shpejtë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, që tashmë është i detyrueshëm për çdo qytetar që merr patentën. Ekzistojnë gjithashtu edhe trajnime për menaxhimin e situatave emergjente dhe një trajnim i tillë tingëllon bukur në CV-në tuaj. Kjo, sepse aftësitë për të reaguar menjëherë në çfarëdolloj emergjence çmohen nga të gjithë.

 

Kurse riparimesh të ndryshme

Që kur shkollat nuk zhvillojnë më mësime të “punës me dru” apo “punës me metal”, shumë individë mund ta kenë të vështirë përdorimin e veglave, të riparojnë makina apo të menaxhojnë situata të ngjashme. Thjesht të jesh në gjendje të evitosh të shkosh tek mekaniku mund t’ju bëjë më të sigurtë në vetvete. Plus, do të keni mundësi të mësoni të përdorni disa lloj veglash pa qenë nevoja t’i blini vetë. duapune.com.

 

 

 

Çfarë të bëni kur jeni të papunë

Në kohëra të vështira si këto ndodh që, edhe pse në kërkim të një pune, shumë individë hasen vazhdimisht me vështirësitë e tregut, por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë nga kërkimet dhe të prisni që puna e dëshiruar t’ju bjerë nga qielli. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë jo vetëm në pasurimin e CV-së suaj, por edhe që ju të ndiheni më mirë me veten.

 

Përditësohuni! Për sa kohë që jeni duke kërkuar punë, kthejeni në një “punë” përditësimin e vazhdueshëm në fushën tuaj të interesit. Ndoshta mund të filloni një kurs, të cilin mund t’ia shtoni CV-së suaj. Nëse paratë janë të pamjaftueshme për një kurs, lexoni dhe informohuni më shpesh. Edhe pse momentalisht pa punë, ju duhet të ecni me hapin e kohës.

 

Bashkëpunoni si vullnetar! Mund të punoni si vullnetar në një organizatë që vlerësoni dhe ku keni besim ose të pranoni një stazh të papaguar në fushën tuaj. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme të pranoni një stazh të papaguar kur keni disa përvoja pune, kjo do të jetë një arsye më shumë që do t’ju mbajë jashtë shtëpisë, do t’ju ndihmojë të krijoni një lloj rutine dhe t’i jepni qëllim ditës suaj. Por jo vetëm kaq, ai ju jep mundësi të zgjeroni rrjetin e njohjeve dhe të punoni në ato aftësi që do t’ju ndihmojnë në punën tuaj të ardhshme. Punëdhënësi do jetë i kënaqur të dëgjojë se nuk jeni një person që harxhon kohën kot.

 

Punonjës të pavarur ose të përkohshëm. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të rrisni të ardhurat tuaja, por një punë e tillë i bën të kuptojë punëdhënësit tuaj të ardhshëm se jeni një person i motivuar dhe i disiplinuar, edhe atëherë kur jeni në kërkim të një pune.

 

Jepni mësim! Nuk janë të shumtë ata që mendojnë për këtë mundësi. Pavarësisht nga aftësitë që keni, ekzistojnë individë që kanë nevojë të mësojnë atë që ju dini. Do të jetë gjithmonë dikush që ka nevojë për leksione matematike, ekonomie apo të gjuhëve të huaja. Në CV-në tuaj, një aktivitet i tillë i thotë punëdhënësit tuaj të ardhshëm se keni aftësi të mira komunikimi dhe mund të mbikëqyrni të tjerët.

 

Hapni një blog profesional! Shkrimi në një blog ju detyron të vazhdoni të shkruani dhe të përmirësoni aftësitë tuaja. Do të jetë një reklamë e mirë, nëse në të ardhmen një punëdhënës bën kërkime në “Google” për ju, por është edhe një mënyrë e këndshme për të krijuar lidhje me individë me të njëjtat pasione dhe interesa që keni edhe ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency