Skënderbu pa tifozë triumfon ndaj Flamurtarit, Partizani arrin suksesin në ekstrem

0
156

Laci-Partizani-1-0-dyluftim-ne-mesfushe-1024x704Kanë mbyllur siparin e Superligës shqiptare edhe tre ndeshjet e djeshme.  Me shumë emocione sfidat kanë shfaqur rivalitet të madhe. Në Korçë luhej edhe derbi i këtyre viteve te fundit midis Skënderbeut dhe Flamuratarit.  Teksa në veri përballesh Kukësi me Shkodrën në një sfidë të vërtetash. Ndërsa në kryeqytet kishim Partizanit që tenton kreun që luajti ndaj Laçianve që tentuan suprizën deri në minutat .

 

Skënderbeu “hakmerret” ndaj Flamurtarit

Ndërsa Skënderbeu ka vazhduar me fitoren dhe shkon tre hapa më larg Teutës që bëri një humbje suprize ndaj Besës. Kështu Ujqërit  e dëborës marrin edhe triumfine radhës duke konfirmuar gjëndjen e mirë në të cilën ndodhen. Skudra kuq e  bardhe ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme kundër kundërshtarve të përbetuar. Gjëndja e krijuar në fillim të kampionattinë shkallët e stadiumit në Vlorë ishte dhe një shtysë më e madhe. Një sforco për të marrë hakmarrjen. Ekipi Joësë arriti që të merrte fitoren ndaj vlojave të Flamuratrit që merr një humbje pas suksesit në ndeshjen e kaluar. Një Flamurtar që duket se po kthehet në formën e tij të mirë. Kjo pasi po rregullohen më në fund edhe probleme financiare. Kryebashkiaku premtoi që lojtarët do të merrnin pagën para festave duke sjellë lumturi në skuadër. Një gëzim që duket se nuk shërbyer përballë Skënderbeut kampion fuqi që duket se në të gjitha drejtimet është ekipi më i rregullt. Kjo ndeshje isht edhe e vaçante për faktin se luhej pa tifozë. Një ndeshje që dukej si pa gjak nga ana festive pasi venidmi i marrrë nga komisoni i displinës pengoi që ndeshja të ndiqej në stadiumnë sportdashësit në një derbi të veçantë të Superligës. Por duket se lojtari i 12 nuk e ka penguar Skënderbu që të rrëmbejë fitoren. Goli i parë që ka hapur ndeshjen ka qënë Reanto Arapi. Mbrojtësi i Korçës shënon kështu golin  që i jep avantazhin skuadrës së tij. Ndeshja luhej fortë në të dyja kampet me dy luftime teksa u pa një superioritet i Skënderbeut. Goditja e vërtet do të vinte nga Pejiç që do të shënonte në minutat e para të pjesës së dytë. Një gol që duket se do të mbyllte edhe takimin dhe do të shuante shpresat e vlonjatve. Do të ishte Orelesi ai që do të zhvillonte një aksion personal. Mirëpo përpara do të dilte Moçka që do ta pengonte lojtarin i cili duke qënë se ishte edhe lojtari i fundit merr penalltinë për skuadrën e tij. Gardiani vlonjat del me të kuqe nga fusha e lojës duke e lënë lojën me 10 lojtar. Kështu me këtë tre pikësh skudar juglindore rikthehet te triumfi. Ekipi në dy ndeshjete fundit kishte ndryshuar paksa trajektoren. Sfidat me Bylis dhe Besën ishin të vështira dhe i hapi punë Josës. Ndërsa skudra vlonjate edhe me ndeshjete  fundit u “arratis” nga fundi i tabelës duket se kjo humbje do t’i japë arsye për të qënë e rrezik.

 

Partizani fiton me fat ndaj Laçit

Emocionuese ka qënë sfida midis Laçit dhe Partizanit. Kjo pasi skuadra kryeqytetase nuk e pati të lehtë ndaj një Laçi që luan lojë të hapur. Një fitroe nga ato magjiket të cilat i shikojmë në kampionatet europiane me kthim rezultati ne minutat e fundit. Të kuqtë kështu kanë bërë të realizueshëm një mision që deri në minutën e 89 dukej i pamundur pasi ishin kurbinasit ata që gjendeshin në minutën e 89. Por në vetëm tre minuta ekipi i Partizanit ka arritu të pëmrmbysi gjithçka duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm. Maliqi dhe Hyshmeri janë kthyer në heronj të vërtetë për të kuqtë, teksa kanë realizuar dy herë radhazi në portën e Llanit, duke e mposhtur atë atëhere kur nuk pritej. Llani arriti që të bëj dy pritje shumë të mira duke je mohuar golin më parë. Gardiani i Laçit ishte tepër i vështirë për t’u mposhtur mirëpo kësaj radhe nuk i shkoi mirë. Ky triumf i marrë në ektremet e sfidës kështu i jep Partizanit pozicionin e ytë. Një pozicion shumë i mirë për djemtë e Likës që tashmë kanë të drejtë të ëndërrojnë. Kjo pasi ekipi i Skënderbeut është larg tyre vetëm tre pikë. Jo shumë po të mendosh që ka akoma shumë sfida për tu luajtur. Për sa i përet sfidës në aspektine lojës kanë qënë vendasit ata që kanë krijuar më shumë lojë dhe raste. Mirëpo më të sakte do ët tregohesihin kurbiasnit që do të shënonin. Një penallti e kthyer në gol nga Emiljano Veliaj në pjesën e dytë u ka dhënë të besuarve të Nicës tri pikë shumë të cmuara deri një minutë para mbarimit të kohës së rregullt. Të kaluar disi në eufori, miqtë kanë nisur para kohe festën, duke llogaritur të tyret më tepër pikë se sa kishin menduar edhe vetë ata në një transfertë të tillë të vështirë. Malo lojtari që në ndeshjete fundit ka bërë paraqitje shumë ë mira te Partizani kësaj radhe nuk arriti që tregohej vendimtar pasi u mbulua shumë mirë nga skuadra kundërshtare. Kështu Partizani arrin që të rrezikojë duke shkuar drejt zjarrit por edhe mekëmbëngulje të admirueshme, eviton dështimin në momentin më delikat dhe përcaktues për vijimësinë e garës skuadra e Hasan Likës, e cila vijon të vuajë në ndeshjet e luajtura në shtëpi. Partizanit i ishte shtuar së tepërmi oreksi, si pasojë e rezultateve pozitive të javëve të fundit, dhe nje fitore papritur me bardhezinjtë u ka shtuar mundësinë e përfshirjes më shumë se kurrë në luftën për kreun. Pavarësisht se u shënuan dy gola në fundin e ndeshjes, edhe një herë tjetër doli në pah mungesa e një goleadori te kryeqytetasit. Një sulmues që mes a duket do te jetë përforcimi i merkatos së Janarit. Kohë më parë skuadar e kuqe shkoi në Kosovë në kërkim të një goleador dhe duket se po sheh akoma mundësi përpara se të bëj zgjidhjen.

 

Vllaznia humb dhe ndaj Kukësit

Ndeshje interesante ishte dhe sfida midis Vllaznisë dhe Kukësit. Shkodranët kanë qënë në krizë rezultatesh në javët e fundit dhe kanë pësuar humbje radhazi. Sfida ndaj Kukësit ishte dhe ndeshja e të vërtetës pasi zhgënjimeve të javëve të kaluara. Por pësëri nuk u pa gjë duke bërë që skuadar ta shohi kreun me “dylbi”. Pavarësisht se Semina i ka kaluar herët në epërsi shkodranët, kjo nuk ka vlejtur, sepse pjesa e dytë ka folur tërësisht për kuksianët. Ata janë shfaqur mjaft kërkues dhe ngulmues për të përmbysur gjithcka. Shameti dhe Popoviç shënojnë dy herë në portën e Vujadinovicit, që s’ka cfarë të bëjë me një repart difensiv të çorientuar. Skuadra e Vllzanisë gjendej shumë larg formës dhe po humbiste terren. Pëson humbjen tjetër të radhës Vllaznia, që futet zyrtarisht në krizë, ndërsa Kukësi e sheh veten në ngjitje pas huëm javëve të këqija që kali. Skuadra e Shensoj tashmë duket se ka marrë frenat ën odrë dhe po fillon ringritjen. Një pikturë tjetër tashmë për verilindorët që duan akoma dhe shumë pikë për të pretenduar për zonën europiane.

 

 

 

Klasifikimi

1              Skënderbeu Korçë          13                           26

2              Partizani Tirana                 13                           23

3              Kukësi                                   13                           21

4              Teuta Durrës                      13                           20

5              Laçi                                         13                           19

6              Lushnja                                                13                           18

7              Vllaznia Shkodër               13                           17

8              Flamurtari Vlorë               13                           17

9              Besa Kavajë                        13                           15

10           Bylis Ballsh                          13                           15

11           Kastrioti Krujë                   13                           15

12           Tirana                                    13                           10

 

Box

Ndeshjet e djeshme

 

VLLAZNIA-KUKËSI   1-2

Golat: Semina 35′ / Shameti 53′, Popovic 75′

Gjyqtarë: L.Jemini

 

SKËNDERBEU-FLAMURTARI   2-0

Golat: Arapi 32′, Pejic 54′

Gjyqtarë: A.Koci

 

PARTIZANI-LAÇI   2-1

Golat: Maliqi 89′, Hyshmeri 90+1′ / E.Veliaj 68′ (pen)

Gjyqtarë:  B.Pashaj

 

 

 

 

Taljo

Ikën Sokol Bulku vjen Magani te Tirana

Tirana nuk po gjen shpëtim nga kriza. Kaosi bardheblu ka sjellë një tjetër shkarkim. i larguari i rradhës pas humbjes në Lushnje ka qënë trajneri Sokol Bulku. Drejtuesit e Tiranës e kanë parë atë si fajtorin kryesor për gabimet që skuadra ka bërë dhe nuk janë menduar gjatë për ta shkarkuar nga detyra. Tani Tirana ka disa opsione për pankinën por akoma nuk ka vendosur. Ndërsa ka bërë lëvizjen e radhës dhe ka zgjedhur Gugash Maganin në krye. ishi i Shkumbinit, Flamurtarit dhe Teutës do të ulet në stolin e bardhebluve. Ky ka qënë vendimi që ka marrë sponsori Babasi për ta emëruar peqinasin në vendin ku më parë kanë qënë ulur Dede, Gallo dhe përkohësisht edhe Bulku i shkarkuar nga detyra të shtunën pas humbjes në Lushnje. Gashi ka nisur punën me Tiranën dy javë pasi e larguan nga Teuta dhe tani ka përpara misionin e veshtirë për të shpëtuar skuadrën bardheblu nga rënia në një kategori më poshtë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency