A është alternativa e duhur Universiteti i Mjekësisë?

0
302

mjekeDy dite me pare, nje grup i madh mjekesh shqiptare te cilet ushtrojne profesionin e tyre ne disa vendet te Komunitetit Evropian, ne nje leter drejtuar Kryeministrit te vendit, kerkonin zhberjen e Universitetit te Mjekesise se Tiranes i cili u krijua ne janar 2013, si nje shkeputje artificiale, e forcuar dhe aspak e justifikuar nga Universiteti i Tiranes. Grupi i punes i ngritur ne ate kohe nga Universiteti i Tiranes, pas nje studimi te hollesishem u shpreh ne menyre te qarte dhe hapur kunder kesaj ndarjeje aspak te bazuar ne parimet akademike, autonomine universitare, modelet evropiane, Kartes se Bolonjes, reformatimin e kurrikulave, marreveshjes se Sorbones etj. Pavaresisht ketij raporti, vendimi per “krijimin e ketij institucioni” rishtazi, rezultoi i pakthyeshem dhe pasojat aspak te menduara ne kohe. Fatmiresisht, kjo eshte nje ceshtje qe duhet te rihapet, te debatohet dhe te gjykohet edhe nje here per efektet qe kjo ndarje akademike ka sjelle apo do te sjelle ne te ardhmen?!

Termi “universitet” derivon nga termi latin universitas magistrorum et scholarium, i cili nenkupton “komuniteti i mesuesve dhe nxenesve”. Universiteti eshte gjitheperfshires, dhe cdo forme ndarjeje krijon nje perjashtim absurd, kjo do te thote nje largim nga parimet baze te ekzistences se ketij institucioni akademik. Universitetet ne fillimet e tyre aprovuan “ius gentium” i cili kishte te bente pikerisht me te drejtat intelektuale te akademisteve si dhe autonomine e tyre. Alma Matter Studiorum, ku pershkruhen parimet universitare, bazohet ne autonomine e ketyre institucioneve nga cdo lloj pushteti politik, mbreteror apo religjioz, e aprovuar per here te pare ne Universitetin e Bolonjes ne shekullin XI, si dhe njekohesisht parashikon ate qe konsiderohet “intellectual nourishment” per brezat e rinj te inteligjences universitare.

Eksperienca e universiteteve mjekesore eshte nje eksperience e Evropes Lindore dhe Azise (kryesisht Irani). Kjo shikohet edhe ne shtrirjen e ketyre universiteteve ne vende si Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Polonia, Rumania, Moldavia etj. Universitetet mjekesore ne keto vende u krijuan gjate periudhes se ish Bashkimit Sovjetik ne konceptimin e shkollave tekniko-profesionale. Ne shume raste, as emrin nuk e kane universitet por “akademi” sikurse “St Peterburg State Medical Academy”, apo edhe shkolla te “miqesise midis popujve” sikurse ne rastin e “People’s Friendship Medical University of Moscow”, emra qe ezksitojne akoma edhe sot. Numerohen 53 universitete mjekesore ne te gjithe Evropen nga afersisht 2611 universitete te akredituara te cilet kane fakultet mjekesie, pra vetem 2%. Shtrirja e tyre shkon nga Evropa Qendrore ne ate lindore. Eshte interesant fakti qe nga vendet e Evropes perendimore, vetem Austria, perdori kete model ne vitin 2004 nen reformen e Schussel, ish kancelari austriak, dhe ne kete kuader, projektoi tre universitetet mjekesore te Vienes, Graz dhe Innsbruck, me justifikimin e dhenies se autonomise dhe “forcimit te akademizmit”. Schussel, u largua me vone nga politika nen efektin e akuzave per korrupsion. Pikerisht kjo reforme, e vetme e ketij lloji ne Bashkimin Europian, u tregua te kishte rezultat dhe impakt negativ. Kjo shikohet edhe ne raportin e Komunitetit Europian mbi reformen kurrikulare e vitit 2007-2008, ku verifikohet nje impakt i munguar i krijimit te universiteteve mjekesore ne Austri, si persa i perket aksesit te studenteve ne keto universitete, ashtu edhe pergatitjes se tyre, per me teper faktit te mos aplikimit edhe sot e kesaj dite te Kartes se Bolonjes ne modelet e universiteteve mjekesore. Gjithashtu, ky projekt parashikonte rritjen e autonomise dhe financimeve, gje e cila nuk ndodhi, kjo edhe per shkak te krizave ekonomike, gje qe i ka cuar keto universitete te sapo krijuara ne situata te veshtira financiare. Nje nga kritikat qe i behen ketij modeli, qendron ne faktin e nevojes per nje investim kapital shume te madh ne krijimin e ketyre universiteteve ne modelin austriak, dhe pikerisht edhe vete shteti austriak ka munguar ne keto investime, duke krijuar nje boshllek te madh ne nivelin akademik dhe edukativ ne shkollat mjekesore. Pikersisht keto diferenca te jashtezakonshme persa i perket nivelit kualitativ, akademik dhe profesional me universitetet meme, tregon ne menyre teper te qarte, qe ky model jo vetem nuk ka dhene rezultatet e “menduara”, por perkundrazi i ka ulur ato. Tregues eshte edhe renia e pikezimit “ranking” nderkombetar si i tre universiteteve mjekesore austrike ashtu edhe i tre universiteteve meme te tyre, te cilet pas reformes se mesiperme kane humbur disa qindra vende krahasuar me me pare. Kur shtete me buxhete relativisht te medha kundrejt kerkimit shkencor dhe financimit universitar kane problem te tilla, eshte lehtesisht e imagjinueshme se me cfare problematikash do te perballej Universiteti Mjekesor i Tiranes?!

Nje fenomen shume interesant eshte rasti i Hungarise e cila, nga 4 universitete mjekesore ne fillim te viteve ‘90, te trasheguara nga periudha sovjetike, sot ka vetem nje universitet mjekesor, dhe tre te tjeret rezultojne te inkorporuar ne universitetet e tjera gjitheperfshirese.

Ne SHBA nga mbi 170 fakultete mjekesie (medical school), vetem 3 jane universitete mjekesore sikurse University of Arkansas for Medical Sciences (ranking 2355), University of Medicine and Dentistry of New Yersey (ranking 1475) dhe Medical University of South Carolina (ranking1433) edhe keto jane me teper te fokusuar ne pergatitjen e degeve teknike mjekesore. Jane tre nga universitet me pikezimin me te ulet ne Ameriken e Veriut, kur krahasohen me koloset universitare gjitheperfshires sikurse Harward, John Hopkins, Stanford, Yale, Princeton, Columbia, Vanderbilt, Universiteti i Torontos, te cilet jane ne 20 Universitetet e para ne bote persa i perket cilesise qe ata ofrojne.

Nderkohe ne 200 universitet e para persa i perket pikezimit “ranking” akademik nderkombetar nuk figuron asnje prej universiteteve mjekesore. Per me teper duke patur parasysh pikezimin nderkombetar te universiteteve, shumica e universiteteve mjekesore jane me poshte per nga cilesia dhe pikezimi edhe se sa vete Universiteti i Tiranes i cili per vitin 2012 ishte ne vendin e 7044 ne kete renditje nderkombetar.

Pikerisht menyra e organizimit te nje universiteti mjekesor, con drejt idese se shkollave tekniko-profesionale, shume larg konceptit europian te nje universiteti, duke personifikuar modele teper anakronike tashme. Ne historine e tij, Fakulteti i Mjekesise (Tirane), ka qene institut, shkolle tekniko-profesionale, e krijuar sipas modelit sovjetik te asaj kohe, i cili me vone u inkorporua ne Universitetin e Tiranes. Kjo shizme e modeluar ne janar 2013 si nje universitet mjekesor, e ka cuar Fakultetin e Mjekesise, ne pikenisjen e tij te nje shkolle profesionale dhe asgje me shume.

Nje universitet mjekesor, do te bunkerizonte edukimin dhe karrieren profesionale te cdo mjeku si pjese perberese e tij. Kjo per arsyen e thjeshte, pasi si Fakulteti i Mjekesise, keshilli i profesoreve, senati dhe rektorati do te perbehej nga po te njejtet individe. Do te humbiste neutraliteti i senatit te universitetit ne vleresimin e karrierave dhe ecurise shkencore, dhe per rrjedhoje edukimi mjekesor ne vend do te bente hapa prapa. Kjo strukture nuk do te kishte barazpeshen e kontrollit dhe neutralitetit te gjykimit, gje e cila do te prodhonte nje servilizem te hapur dhe mungese profesionalizmi, fenomene te dukshme tashme. Do te mungonte neutraliteti i senatit te nje universiteti gjitheperfshires disiplinash. Sistemi mjekesor akademik ka nevoje per nje transformim radikal ku ne thelbin e vet duhet te kete edukimin mjekesor, karrieren profesionale, profesionin dhe akademizmin e vertete, inputin shkencor dhe tejcimin e dijeve tek te rinjte, per pasoje cdo lloj reforme ne kete institucion te vyer qe vendi yne disponon dhe qe permbledh edukimin mjekesor te brezave te rinj te mjekeve shqiptar duhet te jete shume i motivuar, serioz, i mire menduar dhe sipas modeleve europiane, perndryshe pasojat do te jene te renda per te ardhmen. Duhet te jene pikerisht institucione sikurse Fakulteti i Mjekesise qe te prodhoje dhe te implementoje nje oponence shkencore, teknike, profesionale si dhe akademike mbi riformatimin dhe reformimin e sistemit shendetesor ne Shqiperi, por e kunderta ndodh, dhe keto ide formezohen jashte ketij ambjenti dhe shpesh here ne menyren me iracionale te mundshme.

Universiteti i mjekesise kerkon financime te tjera si dhe krijimin e departamenteve te reja te shkencave te natyres (te cilat mbulohen nga Fakulteti i Shkencave te Natyres) sikurse Kimia Inorganike, Kimia Organike, Fizika, Biofizika dhe Biologjia, me pedagoge te tjere te cilet duhet te punesohen, ashtu sikurse edhe laboratore te rinj, dhe investime te reja. Aktualisht, studentet e vitit te pare te fakultetit te mjekesise nuk kane mundesi te kryejne mesimin ne laboratoret perkates te kimise, fizikes etj, pasi nuk disponohen nga Universiteti i Mjekesise. Dhe kjo eshte bere evidente tashme. Kjo do te sjelle nje ulje te kost-efektifitetit universitar, pasi do te kerkoje financime te konsiderueshme ne shkencat e natyres, ne edukimin e “know how” perkates si dhe do te jete nje proces qe do te kerkoje kohe.

Pikerisht duke u bazuar ne eksperiencen europiane dhe amerikane, cilesine e dobet te universiteteve mjekesore, shumica e te cilave ndodhet ne vendet e ish Bashkimit Sovjetik, shtrirjen e limituar te tyre dhe kryesisht ne Europen lindore, si dhe arsyetimin llogjik te ecurise se nje universiteti te tille ne kushtet shqiptare, dhe me konseguenca detrimentale mbi te vetmin universitet te tradites dhe me histori te pamohueshme, qe Shqiperia ka dhe ky eshte Universiteti i Tiranes, duhet qe iniciativa e krijimit dhe formatimit te universitetit mjekesor te nderpritet, ne te mire te vendit, tradites dhe edukimit te ardhshem mjekesor ne vend.

Ne konkluzion, shkencat mjekesore, sot ne eksperiencen e vendeve me te zhvilluara, eshte edukimi me kompleks i mjekeve te rinj, edukim ky i cili eshte i aplikuar me multi modalitetet e tij, gje qe nenkupton, qe edukimi mjekeor, ka nevoje per bio shkencat, gjenetiken, filozofin, fizikantin, informaticienin, manaxherin, inxhinierin, ekonomistin ashtu edhe avokatin mjekesor, prandaj dhe vendi i tyre eshte ne themelin e Universitetit te Tiranes. Eshte koha qe vendi yne ti rikthehet formimit te inteligjences se vendit, duke e formatuar dhe projektuar ate sipas modeleve me te mira europiane. Eshte e vertete qe vendi ka nevoje per tekniciene, por per me teper, vendi eshte i zhuritur per intelektuale te mirefillte, te cilet te dine te nderthurin mire profesionalizmin e tyre me idete novatore te drejtimit te shoqerise te shoqerura me nje nivel konstant patriotizmi edhe pse ky mund te duke anakronik per disa, dhe te tille individe mund te prodhohen dhe farketohen vetem ne universitete te mirefillta ku pergatitja teknike te nderthuret me mendimin shkencor, politik, juridik, ekonomik, linguistik etj. Mendoj se vetem keshtu mund te rilinde edhe nje here inteligjenca e mirefillte e vendit, e cila t’i ofroje popullit te saj profesionalizem te nderthurur me nje thellesi dhe maturi te mendimit dhe ideve per zhvillimin dhe modernizimin e shoqerise shqiptare.

 

Prof. asoc. Edvin PRIFTI

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, QSUT

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency