Messi: Stop fantazive për mua

0
132

Jurges Veizaj

Katër herë fituesi i topit të artë në një intervistë, hedh poshtë shumë nga thashethemet, që e kanë vënë në qendër të polemikave. Lojtari më i mirë në botë shpreson që të rikuperohet sa më shpejt.

 

messhËshtë një moment i keq për Leo Messin. Kjo pasi për 25-vjeçarin është hera e parë që pëson një dëmtim kaq të rëndë, që në kohën kur ka filluar  të luaj në futbollin profesionist. Është një moment i komplikuar edhe për vetë lojtarin nga ana psikologjike, pasi po përballet me diçka të cilën nuk e ka kaluar më parë. Ai deklaroi se është trishtuar dhe nuk e priste, sepse ky dëmtim fizik erdhi fill pas një goditjeje që e kishte pësuar pak kohë më parë. Por nuk është i shqetësuar në mënyrë serioze. Kjo sepse sipas tij ky ishte një dëmtim që duhej ta kalonte dhe se pas kësaj nuk ka asgjë të rrallë për t’u treguar.  Gjithashtu argjentinasi ka hedhur poshtë shumë nga deklaratat apo spekulimet që janë bërë për të, pasi janë gjëra që thuhen pa u ditur. “Nuk është e vërtet. Ushqimi është i njëjti si gjithmonë. Janë shpikur shumë gjëra, por unë vazhdoj që të jem i njëjti. Do mundohem që ta rinis sa më mirë në formën time ideale, për t’u ndjerë mirë në fund. Nuk ka asnjë ndryshim, nëse gjithçka ka shkuar mirë gjatë këtyre viteve”,- është shprehur argjentinasi. Një ndër lojtarët më të mirë në botë gjithashtu ka mohuar edhe faktin se lojërat e luajtura gjatë periudhës së verës kanë pasur ndikimin negativ te forma e tij aktuale. Edhe pse ai u detyrua të udhëtojë në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Majlazi, ato sipas fituesit të topit të artë nuk pasur ndikimin kryesor. Kujtojmë që lojtari u përfol se bëri pak pushime para se të rikthehej për luajtur me skuadrën e tij. Një udhëtim prej me shumë se 120 mijë kilometrash, që duket se i ka rënduar pak lojtarit, që edhe pse në moshë të re, e rëndoi pak më shumë se duhet veten. Mbi përsëritjen e lëndimeve të tij ai u shpreh.  “Ky lëndim ndodhi për shkak se kjo situatë duhet të kalonte. Nuk jam i vetmi lojtar që kam luajtur shumë ndeshje. Unë do të vazhdoj me të njëjtin plan dhe nuk duhet të kërkoj gjëra të rralla”. Gjithashtu ai foli për  të ardhmen, duke theksuar se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se ai do të vazhdojë të ruaj të njëjtën formë. “Unë do të luaj atëherë kur të jetë e nevojshme dhe nuk kam pse të vendos kufi. Kur trajneri do të më kërkojë të dal, nuk do të ndodh asgjë. Nuk ka pse të kërkojmë asnjë gjë, kur nuk ka ndonjë gjë për të kërkuar. Të gjitha gjërat që thuhen më parë shpiken”,- deklaroi lojtari. Nga ana tjetër ai foli edhe për polemikat që lidhen me fizioterapistin Huanji Brau.  Ai kujtoi se Brau mbetet akoma në krye të përgjegjësisë, pasi është i vendosur si shef. Dhe pse ai nuk ka për të thënë asgjë kundra tij. Duke u pyetur se kur do të rikthehet në fushën e futbollit në vitin e ardhshëm, lojtari argjentinas mendon vetëm që të kryejë një rikuperim sa më të mirë. Katalanasi u shpreh se tashmë ai shpreson që të rikthehet vetëm atëherë kur trupi t’i përgjigjet mirë. Kujtojmë se lojtari do të mungojë te Barcelona për një periudhë prej tetë javësh. Dëmtimi erdhi pas ndeshjes se luajtur në kampionat, ndërsa lojtari ishte i freskët me dëmtimet. Kjo pasi në kupë ai pësoi një dëmtim në kofshë, që e detyroi të qëndrojë jashtë fushave për pak kohë. Ndërsa tani ai duhet t’i nënshtrohet rikuperimit për një periudhë të gjatë, në mënyrë që të kthehet në fushë në formën më të mirë. Ky dëmtim ul edhe shanset e lojtarit për të fituar edhe topin e artë, pasi përballë ka Ronaldon dhe Riberi që po ruajnë një formë të mirë.

 

 

Deshamps: E mundim Ukrainën

Trajneri i Francës Didier Deshamp beson se lojtarët e tij mund ta përmbysin rezultatin e Ukrainës nga ndeshja e parë e “play-offit”. Gjelat pësuan humbje prej 2-0 në përballjen e parë në Kiev dhe ka për të qenë një punë shumë e vështirë në ndeshjen e kthimit të martën mbrëma në Paris. Mirëpo ish-futbollisti i Juventusit beson se nëse francezët luajnë në nivelin më të lartë, ata mund të marrin vizën për Brazili 2014. “Do të luajmë një ndeshje të nivelit shumë të lartë, do të bëjmë presion dhe do ta kemi parasysh se ata nuk do të vijnë këtu vetëm për t’u mbrojtur”.  “Duhet ta detyrojmë kundërshtarin që të vrapojë dhe ndoshta ata do të thyhen në vazhdim të lojës”. “Ne duhet t’i vëmë nën presion që nga fillimi me një këmbëngulje të madhe. Duhet të luajmë me një temp të lartë nga fillimi deri të fund të sfidës”,- ka deklaruar tekniku Deshamp para mediave.

Ronaldo refuzon të takohet me Blatter

Ajo çka është thyer nuk ngjitet më. Kjo është dhe mënyra më e mirë për të shpjeguar edhe marrëdhënien e Ronaldos me Blatter. Tentativat e drejtuesit të Fifas duken të dështuara.  Kristiano Ronaldo ka refuzuar një takim privat me kreun e FIFA-s sipas spanjolles AS. Ftesa portugezit i ka ardhur nga Sep Blatter për ta bindur atë që të jetë pjesë e gala ceremonisë së FIFA-s për Topin e Artë.  Burimet jo zyrtare rreth mediave pranë Realit bëjnë të ditur se Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë, edhe nëse ai e fiton atë, pasi është ende i ofenduar nga fjalët e Blatter. Kujtojmë se Blatter e quajti Ronaldon egoist dhe një komandant në fushë që mendon vetëm për vete, duke preferuar Lionel Messin në një ligjëratë në Oksford, video e të cilës shpërtheu sikur bombë në rrjetet sociale, të cilën e përhapi vet Ronaldo në faqen e tij zyrtare me një reagim të ashpër. Blatter ka kërkuar falje pas këtyre ngjarjeve të ndodhura, por kjo duket se nuk është e mjaftueshme për madrilenët dhe CR7.

Nasri: Pelegrini më kujton Venger

Fantaisti francez Samir Nasri ka deklaruarse ai po kënaqet me jetën futbollistike te klubi anglez dhe ka pranuar se bosi i ri Manuel Pellegrini i kujton shumë ish trajnerin Arsene Venger. “Vitin e kaluar ishte vështirë për mua personalisht, sepse kam pasur një problem në kampionat evropian dhe kësolloj gjërash”. “Por këtë verë jam i qetë dhe jam rikthyer me përkushtim. Tani mendoj se gjithçka është mirë dhe thjesht dua që të bëjmë mirë si ekip. Pelegrini ma kujton shumë Vengerin për mënyrën se si punon”. “Unë ndjej se ai më beson mua dhe më jep pëgjegjësi në fushë. Kur ke një trajner të tillë gjithmonë dëshiron që t’ia shpërblesh” është shprehur francezi.

Kielini: Juventus nuk frikësohet ndaj Gallatasaraj

Mbrojtësi italian Kielini mbron idenë se ekipi i tij mund të kualifikohet në fazën e eliminatore të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Gallatasarait.  “Zonja e Vjetër” ka arkëtuar vetëm tri pikë nga katër xhirot e para, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon në shtëpi kundër Kopenhagen, para se të udhëtojë në Turqi për ndeshjen vendimtare. Kielini ka thënë për “Tuttosport” se bardh e zinjtë nuk do të ndikohen nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve në “Turk Telekom Arena”.  “Ne nuk do të trembemi nga fishkëllimat dhe bërtitjet nga turma. Padyshim që ekipi vendas mund të përfitojë nga atmosfera dhe të japë maksimumin, por ne nuk do të lejojmë që të ketë ndikim te ne”. “Megjithëse, fillimisht duhet të them se kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kopenhagen”,- u shpreh italiani. Ndërkohë kampionët e Turqisë vazhdojnë të këmbëngulin për Stefan El Shaarai. Tekniku Roberto Mançinit gjatë firmës me ekipin nga Stambolli i është dhënë garanci përsa i përket përforcimeve në merkaton e janarit.  Për këtë trajneri italian kërkon të marrë në Stamboll sulmuesin kuqezi që nuk po gjen hapësira te Milani.

Çiçarito drejt rinovimit me Mançester Junaitid

Djajtë e kuq dëshirojnë që të hapin bisedimet me Çiçariton për të rinovuar kontatën me të, për ta mbajtur akoma meksikanin në Old Traford.  Meksikani mësohet se së fundmi ka folur me kritika për faktin se ka pasur pak minutazh nën drejtimin e David Mojes. Mirëpo Junaitid po kërkon që të ulë gjakrat dhe të ulet në tavolinë me Çiçariton  që të nënshkruajë me të për pesë vitet e ardhshme dhe  t’i ofrojë edhe rritje në  pagën e tij deri në 60 mijë paund në javë.

Spanjollët u pritën si heronjë në Guiene

Seanca stërvitore e Spanjës në Guinenë Ekuatoriale tregoi më së miri se sa popullorë janë kampionët e Botës në këtë vend. 12 mijë fansa ishin në stadium për t’i ndjekur nga afër yjet iberikë dhe Kasijas e Iniesta ishin ndër futbollistët më të brohoritur. Ndërsa në fund të stërvitjes mbrojtësi i Real Madrid Sergio Ramos donte të dhuronte fanellën e tij, duke e hedhur në shkallët e stadiumit  gjë që solli edhe një rrëmujë disa minutëshe, e cila u zgjidh pas ndërhyrjes së policisë. Djaloshi që mori fanellën e Ramos zbriti në fushë duke festuar si të kishte fituar një trofe.

Nejmar: Unë, braziliani më i mirë

Duket se brazilani Nejmar tashmë ka filluar të ketë edhe më shumë vetëbesim. Kjo pasi lojtari është shprehur se do të bëhet edhe lojtari më i mirë brazilian i të gjitha kohërave. Deklarata e Nejmar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Majemi. Një reagim i tillë ka ardhur pas pyetjes, nëse ai do arrijë të zëvendësojë dot Lionel Mesin te Barcelona gjatë dy muajve të ardhshëm.  “Nuk më shqetëson aspak dëmtimi i Messit. Unë e kam treguar që në fazat e para të karrierës time, se nuk e kam problem të kaloj çdo pengesë për t’u shndërruar në një lojtar të klasit botëror.  Atë që po bëj me Barcelonën dua të realizoj edhe me kombëtaren. Qëllimi im është vetëm një, të shënoj sa më shumë si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen”,- është shprehur Nejmar.  21-vjeçari tha se ndihej i lumtur edhe nga rikthimi i Robinjos në Seleçao.  “Ai ka qenë idhulli im te Santosi. Kur u rikthye të luante atje, e forcuam më tej marrëdhënien tonë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe ai të mos mungojë më te Brazili”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency