Si të shmangim çarjen e lëkurës

0
167

foto-1rrNëse keni probleme me çarjen e lëkurës në zona si barku, vithet, gjoksi, kofshët dhe krahët, zgjidhje ka. Të gjitha femrat dëshirojnë t’i heqin qafe këto “vragë” nga lëkura.

Edhe pse këto çarje mund të jenë prirje të paracaktuara gjenetike, me elasticitetin e lëkurës dhe me sasinë e kolagjenit dhe të vitaminës E në trup, me ushqim dhe kurë mund t’i ndihmoni trupit tuaj për t’i luftuar këta “armiq”.

Konsumoni sa më shumë ushqim të pasur me vitaminat K, E, silic, zink dhe C, siç janë fletët e perimeve të gjelbra, domatet, prodhimet e qumështit, perimet bishtajore dhe pemët. Pirja gjatë ditës e dy litrave ujë të pasuruar me minerale zvogëlon rrezikun nga çarjet e lëkurës.

Kur është fjala te kura, ju propozojmë disa preparate shtëpiake.

1. Preparati me bazë gjalpi

Në një enë përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bademi. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo të dytën ditë dhe çarjet përfundimisht do të zbehen. Ky preparat është i mirë edhe si preventivë në kohën e shtatzënisë kur lëkura shpejt ju tendoset.

2. Preparati i lëngët

Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.

3. Livanda mrekullueshme

Preparatin nga vaji i livandës, vaji i jojobës dhe kamomilit përdoreni çdo ditë dhe çarjet do të zvogëlohen.

 

Box gri

Maskë kundër njollave të fytyrës

Ju bezdisin njollat ngjyrë kafe të lehtë që keni në fytyrë? Mjafton që ju ta përdorni rregullisht këtë maskë, do të japë rezultate efektive.

Përbërësit që ju nevojiten për maskën janë:

– 2 të bardha veze

– 2 lugë gjelle mjaltë

– 1 lugë çaji vaj bajame

– lëng i një limoni

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit së bashku në një tas dhe më pas masën e përftuar aplikojeni në fytyrën e larë dhe tharë më parë, duke shmangur zonën e syve këshillojnë specialistët. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency