Nëse nuk hani mëngjes, rrezikoni infarktin

0
114

family-breakfastMe një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm.

Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një trend aspak i shëndetshëm.

Të paktën, sipas një studimi, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht, kanë 27% mundësi më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre.

Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit ata që dokumentuan se mosngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek meshkujt.

 

 

 

 

Duket si shtatzënë, ja ç’të bën alkooli

Kur ajo udhëton me autobus, njerëzit i lirojnë vendin, duke menduar se është shtatzënë dhe shpesh të panjohur e pyesin për fëmijën e saj. 35-vjeçarja duket si çdo grua shtatzënë në javët e fundit përpara lindjes, por barku i saj i fryrë krijohet nga një arsye tërësisht e ndryshme. E reja vuan nga ceroza, e cila pas vitesh alkoolizimi, e ka katandisur mëlçinë e vajzës në një gjendje të mjeruar. Për këtë arsye, organi nuk është më në gjendje të kryejë funksionin e tij të filtrimit të gjakut dhe lëngjeve, të cilat depozitohen në zonën abdominale.

Si rrjedhojë, në mënyrë të përjavshme ajo duhet të frekuentojë një spital në Midëllsbrou, Britani, për të hequr nga trupi i saj disa litra lëngje të pasur me helme, minerale dhe produkte të tjera ushqyese, të cilat një trup i shëndetshëm i përpunon në mënyrë normale duke përthithur elementet e nevojshme e skarcuar të dëmshmit. Historia e 35-vjeçares u transmetua në një televizion kombëtar, pasi ajo pranoi për të qenë një rast ndërgjegjësimi për të gjithë të rinjtë që të mos bëjnë si ajo.

 

 

 

Pesha e madhe, 27-vjeçarit i refuzohet udhëtimi në avion

Kompania e fluturimeve “British Airways” refuzoi rikthimin e një familjeje franceze nga SHBA-ja në Francë, pasi djali 27-vjeçar peshonte 230 kilogramë. Kevin Chenais ishte nisur nga Franca për në SHBA për t’u trajtuar në klinikë, pasi ka çrregullime hormonale, por ata mbetën në një hotel pranë aeroportit të Çikagos, pas refuzimit të fluturimit.

“Ne gjithmonë përpiqemi të akomodojmë këdo, nëse është e mundur dhe e parrezikshme. Fatkeqësisht, ishte e pamundur ta akomodonim pasagjerin, por i kemi ofruar familjes rimbursimin e biletës”, – thuhet në deklaratën e kompanisë. Pas këtij veprimi familja do te detyrohet të marrë një tren për në qytetin e Nju Jorkut.

 

15% e goditjeve ishemike ndodh te moshat e reja

Goditja ishemike në tru mund të sulmojë edhe të rinjtë. Në veçanti rreth 10-15% e të gjithë goditjeve ishemike në tru ndodhin tek personat 18-45 vjeç, me një prevalencë të barabartë me dyfishin e asaj të sklerozës. Kjo është diçka në rritje dy dekadat e fundit. Këtë shpjegon Alessandro Pezzini, koordinator i projektit “Ispys” në kongresin e mbajtur në Milano.

Ishemia është një goditje në tru që vjen nga mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit. Ka dy lloje goditjesh në tru: ishemike dhe hemoragjike. Një goditje ishemike ndodh kur një kokël, një lëmsh, një mpiksje e gjakut bllokon një nga enët ose arteriet në tru. Pra, arteria që çon gjak në tru bllokohet.

Kjo kokël apo ky lëmsh mund të krijohet në një zonë tjetër të trupit dhe të lëvize në arteriet e gjakut, derisa arrin në një enë të ngushtë të trurit duke bllokuar furnizimin me gjak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency