ARMËT KIMIKE Bushati: Rama pati telefonatë të gjatë me Sekretarin Kerry. Jemi pjesë e konsultave, s’kemi vendosur gjë

0
112

 

Florenc Drizari

“Nuk kemi hyrë në çështje teknike dhe nuk ka filluar një proces konsultimi që mund të na kërkohet një konsultë paraprake apo një mbështetje politike që në një vend normal duhet ta jepte Parlamenti apo struktura të tjera”

 

komisioni_për_politikën_e_jashtme(m1)Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë shkaktoi debate të forta dje në Komisionin e Jashtëm mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mundësia e shkatërrimit të këtyre armatimeve në vendin tonë, e përfolur shumë në media, solli edhe reagimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjatë një seancë dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Jashtëm, mohoi që Shqipëria të jetë pjesë e negociatat për t’i transportuar ato në vendin tonë, por tha se si vend anëtar i NATO-s, qeveria është në bisedime me aleatët. Sipas tij për këtë çështje, dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një bisedim të gjatë telefonik me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Kontakte për çështjen e armëve në Siri, Bushati pranoi të ketë pasur me zyrtar të lartë amerikan dhe evropian.

BUSHATI

“Jemi një ndër vendet të cilët jemi kontaktuar për të parë mundësinë se ku mund të kontribuojmë, si mund të kontribuojnë në këtë operacion i cili është jashtëzakonisht serioz dhe delikat që nuk ka të bëj thjeshte me të ardhmen e popullit sirian, por me përcaktimin e disa rregullave të qarta për rendin ndërkombëtare në të ardhmen.

Dje Kryeministri i Shqipërisë ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry për këto çështje, me sigurinë për elementët që kanë të bëjnë me kryerjen dhe sesi mund të shërbejnë aleatë të ndryshëm të përfshirë në ktë proces në mënyrë që të përmbushet objektivi.

Unë kam qenë në kontakte me partnerë evropian dhe amerikan në këtë proces. Do t’ju lutesha shumë që përpara sesa të dalim me deklarata, ku dëgjova edhe mbrëmë nga kryetari i opozitës dhe nga deputetë të tjerë, të tregojmë një sense të përgjegjshmërie”, – deklaroi ministri Bushati.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë pala shqiptare të ketë një vendimmarrje dhe diskutimet e deri tanishme janë në kuadër të marrëdhënieve që Shqipëria ka pasur më parë me aleatët e saj. “Nuk kemi hyrë në çështje teknike dhe nuk ka filluar një proces konsultimi që mund të na kërkohet një konsultë paraprake apo një mbështetje politike që në një vend normal duhet ta jepte Parlamenti apo struktura të tjera. Jemi në kontakte siç kemi qenë në kontakte kur është bërë fjala për të marrë një qëndrim të qartë për sa i përket rezolutës në OKB për Sirinë, ku kemi pas kontakte që kur kemi qenë në opozitë, por dihej se do të vinim në qeveri pas zgjedhjeve. Ashtu është kontaktuar qeveria e mëparshme në Maltë, në Çad etj.”, – deklaroi Bushati.

Përgjigja e ministrit erdhi pas interesimit deputetit Fatmir Mediu, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Komisionin e Jashtëm për çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE.

 

 

Statusi, Bushati: E synojmë me meritë. Bumçi: Jua dhuruam ne

Deputetë të Partisë Demokratike deklaruan dje në Komisionin e Jashtëm se marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërisë në BE është meritë e punës së qeverisë së djathë, ndërkohë që akuzuan krerët e mazhorancës për qëndrimet e mbajtura lidhur me punën e qeverisë së mëparshme. Ish-ministri i Jashtëm, Bumçi, tha se Shqipëria nuk e nis me vitin zero siç thotë z. Rama, por siç thotë Komisioni Evropian, e gatshme për të marrë statusin. “Partia Demokratike marrjen e statusit e mbështet në tre arsye. E para se kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe e meritojmë. E dyta, krahasuar me vendet e tjera në rajon, të cilat kanë avancuar dhe janë në hapin e negociatave, Shqipëria ka plotësuar me shumë se çdo vend tjetër i rajonit kur ato morën statusin, kushtet për ta marrë statusin. E treta dhe më e rëndësishmja, në gjendjen aktuale, pas gati dy muaj qeverisje të z. Rama, si një mundësi për të mbikëqyrur dhe për të rritur kontrollin mbi një qeveri që ka si filozofi të menduarin dhe të vepruarin, paligjshmërinë”, – tha ai gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua dje në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se statusi nuk është meritë e PD-së dhe kërkoi mbështetjen e gjithë faktorëve për proceset integruese të vendit. Gjate fjalës së tij në komisionin e Jashtëm, Bushati deklaroi se çështja e statusit nuk është një proces i mbyllur. “Viti që vjen është vit deciziv për Shqipërinë, se Greqia dhe Italia do marrin timonin e BE. Me gjithë reduktimin e rolit, sërish presidencat kanë peshë të caktuar dhe viti tjetër do të jetë viti i Mesdheut”, – tha Bushati.

 

 

Zbardhje debatesh dje në Komisionin e Jashtëm

Aldo Bumçi: Tjetër problem është shkelja e konsensusit për aktin e parë, ligjin për nëpunësin civil. Janë dhe një sërë aktesh të tjera për buxhetin, INUK, por në mënyrë të veçantë paligjshmëria shfaqet në Policinë e Shtetit. Kemi ndryshimin e të gjithë hierarkisë drejtuese të këtij institucioni.

Arta Dade: lidhur me çështjet që ju shtroni nuk kanë të bëjnë me ministrin e Jashtëm. Ka një diferencë të madhe mes asaj që shprehni dhe asaj që bëni realisht. Nëse drejtori i përgjithshëm i Policisë ka qenë numërues nuk ka qenë i inkluduar në forcat e policisë, nuk ka shkelur asnjë ligj e keni hedhur ju në rrugë. Ka një raport të 2006 që keni hedhur në rrugë 300 efektivë që janë trajnuar me fondet e be.

Aldo Bumçi: Rendi i ditës është marrja e statusit dhe marrja e statusit nuk është turi që bën ministri, por çfarë raporton dhe bën.

Fatmir Mediu: Një çështje tjetër që do ja ta shtroja është për sa i përket qëndrimit që duhet të ketë Shqipëria për shkatërrimin e armëve të Sirisë. Nga pikëpamja ligjore janë një seri ligjesh që na vendosim në detyrimin për të mos patur marrëdhënie për çështjen e sigurisë. Kapacitete tona fizike dhe njerëzore pothuajse janë nul nga kjo pikëpamje. Kapacitetet tona për trajtimin e armëve kimike janë pothuajse në nivelin minimal të tyre për të mos thënë zero.

Ditmir Bushati: akti normativ përgjigje më të mirë se sa ka dhënë projekt-raporti nuk ka. Është e drejtë legjitime për të mos rënë dakord me gjetjet e progres-raportit se nuk është as Bibla e as Kurani. Për sa i përket aktit, KE ka folur qartë, nuk është bërë në mënyrë të njëanshme në mënyrë të ngushtë e të strukturuar.

Vangjel Dule: Një nga prioritetet nga të pesat që ka mbetur është dimensioni human, të drejtat e njeriut e minoritetit. Kërkohen dy gjëra se pari vullneti politik dhe instrumentet efiçente. Për të qenë i drejtpërdrejtë në diskutimin e programit të qeverisë nuk konstatova ndonjë ndryshim thelbësor për sa i përket vullneti. Ndoshta nuk isha unë i vëmendshëm apo nuk lexova qartë, këtë mund të ma thoni ju. Në lidhje me instrumentet kemi një mbivendosje strukturash për këto çështje. A mendoni se ka ardhur momenti i rishikimit të këtyre strukturave për t’i bërë ato me efikase? Faleminderit edhe për buzëqeshjen.

Ditmir Bushati: Në rast se i referoheni arbitrave ndërkombëtare, Shqipëria është një vend model për respektimin e pakicave. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirësim, sigurisht që ka. Siç vutë re buzëqeshjen time, edhe unë vura re ngrysjen tuaj të vetullave, kur unë fola për Shqipërinë model në këtë proces. Mund t`ju them se ka vene anëtare të BE që nuk janë vende anëtare në konventën për mbrojtjen e minoriteve.

Aldo Bumçi: Në dy muajt e para të qeverisjes rikthehet problemi i zgjedhjeve. Ditën e shtunë ka qenë qeveria në Korçë, kemi politizim të Policisë së Shtetit. Kur unë të pyeta për emërimet, cila ishte përgjigjja? Përgjigjja ishte që edhe në shërbimin e jashtëm ka njerëz politikë. Ligji e lejon këtë. Politizim të tillë nuk ka pasur kurrë Policia e Shtetit.

Arta Dade: E dha përgjigjen ministri, për zgjedhjet përgjigjen do ta japë Lefteria dhe Prokuroria. Madje Lefteria ka edhe një kuptim të përshtatëm në greqisht.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency