Itali/ ParmaFëmija e shqiptarit lind pa këmbë, prindërit padisin mjekët

0
127

 

sssssssssssssssssMomenti i gëzueshëm i lindjes së një fëmije për një familje italo-shqiptare në Parma, është kthyer në dramë. Nëna italiane Monia, e babai shqiptar Hektori, për 9 muaj resht kanë pritur lindjen e fëmijës së tyre të dytë Bryan, i cili erdhi në jetë natën e Krishtlindjeve 2015. Bryan lindi në spitalin Maxhore të Parmës me një lindje normale, por me një keqformim të trupit në pjesën e poshtme të gjymtyrëve. Vogëlushit i mungon pjesa e këmbëve nga gjunjët e poshtë, por asnjë ekografi e kryer gjatë 9 muajve të shtatëzanisë nuk e kishte evidentuar këtë deformim fizik. Prindërit kërkojnë me anë të avokatëve të familjes që të padisin strukturat shëndetësore, private e publike që nuk i kanë informuar në kohë mbi gjendjen shëndetësore të vogëlushit, raporton “Ora Neës”. Ekografia e fundit e muajit nëntor jepte të dhëna detajuara dhe mbi madhësinë trupore të foshnjës, e sipas ekspertëve, keqformimi i tij do të mund të evidentohej që në javën e 20-të të shtatzënisë, pas një analize të këshillueshme morfologjike. Monia e Hektori, prindër dhe të një djali tjetër 7-vjeçar, kërkojnë një dëmshpërblim nga ana e personave përgjegjës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency