Pas Tiranës e Durrësit, rritje drastike e faturave të ujit edhe për 7 bashki të tjera, ja cilat janë ato…

0
211

Enti Rregullator i Ujit po shqyrton 7 aplikime nga shoqëritë e ujësjellësit për rritjen e tarifave të ujit. Konkretisht, bëhet fjalë për UK Maliq, UK Gramsh, UK Krujë, UK Malësi e Madhe, UK Skrapar, UK Shkodër dhe UK Fier.

Pritet që ky ent të miratojë rritjen e kërkuar të tarifave, për shkak se kriteri ku bazohet vlerësimi i çmimit të ujit për metër kub e justifikon tarifën e kërkuar.

ERRU bazohet se fatura e ujit duhet të jetë deri në 5% të të ardhurave mesatare të familjeve shqiptare, të cilat sipas INSTAT janë 70 mijë lekë në muaj. Kjo i takon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë për metër kub dhe tarifat aktuale të UJ janë akoma më të ulëta se kjo vlerë.

Këto aplikime ndjekin 7 shoqëri të tjera të ujësjellësit, të cilave iu miratuar kërkesa për rritjen e tarifave, përkatësisht: UK Durrës, UK Tiranë, UK Gjirokastër, UK Berat-Kuçovë, UK Lushnjë, UK Ura Vajgurore, UK Korçë.

Me miratimin e rritjes së çmimit të ujit për Tiranën dhe Durrësit u rrit efektivisht fatura e ujit për gjysmën e popullsisë në vend. Këto dy ujësjellës e bazuar kërkesën për rritjen e çmimit në investimet që do të bëhen në rrjet, përmes kredive që do të merren nga Banka Botërore dhe BERZH.

Ndryshimi i tarifave vjen në një kohë kur në vend po zbatohet reforma në ujësjellës, ku kompanitë duhet të arrijnë kriteret e performancës për të përfituar subvencionin nga shteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here