Kritikë- përballë tekstit/ Të krijosh të pamundurën

0
176

 Elisabeth Borxhers

 

Ricarda-HuchRicarda Huch u lind në 1864-ën. Në vitin 1907, kur ajo ishte në atë kohë 43 vjeç – u publikuan “Poezitë e reja” të saj, të cilat në vitin 1913 u ribotuan me titullin “Poezi dashurie” – si vëllimi i 22 – të i bibliotekës – Ishulli. Gjashtëdhjetë poezi; shumë poezi për shumë dashuri. Ç’është e vërteta vëllimi nuk përmban një epilog, që ai brez dhe brezat e ardhshëm të mund të zbulonin. Për shembull, sa vjeç ishte poetja, kur krijimtaria e saj shpërtheu kësisoj, për sa kohë zgjati vala e krijimtarisë, si dhe nëse ishte gjithmonë i njëjti, ai për të cilin ne, ishim gati të besonim të gjitha përvojat pavarësisht nga diçka. Në të vërtete kureshtja e lartpërmendur është pa peshë. Ndoshta kërkimet do të kishin sukses, në fund të fundit. Megjithatë poezia jonë na jep mjaftueshëm mundësi.

Është më modernja nga të gjitha, me një modernizëm të tillë, sa ne nuk do të kishim asgjë për të kundërshtuar, do të dilte në gazetë si një festim dashurie e kohës. Në një periudhë kur autorja punonte ende me frymë që lëshonte zjarr, duke shkruar mbi dashurinë, në këtë poezi gjuha si të themi dobësohet, e rrethuar nga zotër dhe demonë, për të pasqyruar vetveten, me forcën e ndërthurjes së thjeshtë. Çfarë përcjell një idhull, një perëndi greke, një i përkëdhelur i fatit, i ndodhur përkundrejt fytyrës së dashur. Gjepurat e kota që thonë se nga vështrimi i fytyrës së të dashurit druhen dhe largohen prapa skenës nuk duhen besuar.

Ricarda Huch nuk mund të ketë qenë krejt e re kur shkroi poezi. Sipas mendimit të rinisë, një i ri nuk është i përshtatshëm për poezinë në vijim. Për pasion që të zë frymën, as që bëhet fjalë. Këtu shihet me përvojën e atij që takon bukurinë, rininë dhe forcën jo për herë të parë. Këtu objekti i mrekullisë provon një vlerësim objektiv – nga larg, nga rritja e vlerave të kësaj arritjeje të pamundur. Nga ngjitje në ngjitje, deri tek e fundit, dhe pa e ngritur zërin, përkundrazi, përsëri për çudinë që bëhet gjithmonë e më e madhe, duket sikur zëri bëhet më i qetë.

Kush e kupton, se çfarë hamendësohet këtu, atij i jepet çdo mundësi, që të jetë i dëshpëruar.

Të parrezikshëm akoma janë dy rreshtat e parë në shqetësimin e tyre ledhatues, paksa të çuditshëm. Hapi tjetër bëhet më i guximshëm. Fytyra e dashur vihet mbi të gjithë botën. Në mes të bukurive ajo del në krye, ose bukuria zaptohet kaq shumë nga ajo, saqë pjesa tjetër e botës mbetet prapa e varfër dhe e mjeruar.

Jo vetëm bukuria, por edhe dhe rinia i jepet asaj, vetem asaj, dhe gjithë pjesës tjetër të botës i mohohet. Jo vetëm bukuria dhe rinia, por edhe jeta; dhe gjithçka tjetër duhet të vdesë. Pra, atje dhe vetem atje, mbidhet, fuqia; ajo që mbetet është një vend ku nuk ia vlen më të banosh.

Meqenëse e gjithë përsosmëria është përqëndruar në një ekzistencë të vetme, grumbulluar dhe formëzuar në të, bota shkatërrohet (të mendosh vetëm: të gjithë kontinentet dhe malet, oqeanet dhe shtetet). Dhe më në fund hapi i fundit i pamundur i njerëzve, guximi i fundit i marrë prej tyre: heqja dorë nga të gjithë jetëdhënësit (si dielli, hëna dhe yjet, për të heshtur para asaj çka është në majë);

Se ti je qielli, tjetër s’mund të ketë atje.

Një proces mizor. Deri në shkatërrimin e ylberit të mrekullueshëm, i cili nuk mund të copëtohet.

Për çfarë u vlen pasanikëve bukuria dhe rinia krahasuar me ngritjen, që ndodh atje lart, ku vërtet përjetohet; dhe jo atje ku ajo merret me mend. Ajo çfarë merret me mend, përse është e dobishme vallë! Ajo e cila thotë këtë, ka arritur të pamundurën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency