Kukësi ngrihet në Laç, Bylis i thotë stop Vllaznisë

0
142

Jurges Veizaj

 

Kanë mbaruar edhe dy ndeshjet e fundit të luajtuara për javën e Superligës Shqiptare. Kukësi më në fund arrin që të marri tre pikë, ndërsa Vllaznia është detyruar të dali me një pika nga sfida me Bylis

 

 

kukesi1-Ndeshje me emocione të veçanta ishin dhe dy sfidat e mbetura për kampinatin shqiptar. Ndeshje jo të lehta me kundërshtar që pothuajse kanë të njëjtin nivel. Në Laç kishim një përballje veriorësh. Aty ku Kukësi u ndesh me Laçianët. Një sfidë që u luajt deri në minutat e fundit. Skuadrat e njohin mirë njëri tjetrin dhe sfida ishte luftë dhëmbë për dhëmbë në çdo repart. Mirëpo në fund pati një fitues. Ishte Kukësi që më në fund i rikthehet fitores pas serisë së barazimeve. Ndërsa sfida tjetër ishte sfida midis Vllaznisë dhe Bylis. Dy skuadra të cilat luajnë një futboll të bukur sa herë që përballen me njëra tjetrën .Kësaj radhe ndeshja është mbyllur në paqe dhe skuadrat kanë dalë nga mitiku “Loro Boriçi” me nga një pikë respektivisht.

 

Laçi- Kukësi

 

Një sfidë me emocione shumë të mëdha ishte ajo midis Kukësit dhe Laçit. Kjo pasi të dyja skuadrat vijnë nga e njëjta situatë dhe luajnë të njëtjin futboll. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe skenarin e krijuar sezonin e kaluar me problemet që patën në kupën e Shqipërisë. Kjo pasi Kuksianët akuzan për dhunë, ndërsa kësaj iu shtua edhe akuza e trajnerit e Shensoj që në atë kohë drejtonte Bylisin, i cili pati të njëjtën akuzë për Laçianët. Dukej si një ndeshje ku kërkohej “hakmarrje” dhe kanë arritur ta marrin. Gjatë gjithë fraksionit të 90 minuta duhet thënë që nuk pati asnjë minutë paqe për të dyja kampet. Kjo pasi si Kukësi ashtu edhe skuadra e Niçës zhvilluan një lojë me temp të lartë. Sfida kishte aksione të panumërta nga të dyja krahët. Nuk munguan as goditjet drithëruese drejt portës që disa herë mund të ishin bërë objekt për fitoren e skuadrave. Mirëpo duhet thënë që Laçianët ishin të parët ata që tronditën portën me traversën te porta e Koçit. Shumë me fat ishte gardiani Kuksian që nuk pësoi shume duke pasur parasysh rastet që pati skuadra vendase. Shensoji kishte bërë lëvizjet e tij në drejtimin e skuadrës. Tekniku duket se e ka marrë frenat në dorë dhe tashmë po i afrohet 11-shes që i dhuron suksesin. Serinë ë golave do ta hapnin të parët Laçianët. Do të ishte Tanushi ai që do të shënonte i pari dhe do t’i jepte avantazhin skuadrës. Një gol në minutën e 58 lojtari do të futej në zonë shumë mirë teksa duke përfituar edhe nga gabimi i mbrojtjes kuksiane do të futej në zonë dhe do të gjuante fortë brënda katërkëndëshit duke kaluar kështu në rezultatin 1 me 0 në favor të Laçit. Tifozët ekzaltohen në shkallët e stadiumit por pa pa qënë në dijeni që do të vinte përmbysja. Dhe për këtë do të mendonte i pari Cikalleshi. Lojtari do të gjendej mirë në zonë ku pas një krosi nga krahu do të ngrhej mirë me kokë, mbi mbrojtjen Laçaine dhe do të shënonte golin e barazimit. Kuksianët vrapojnë pa festuar sepse nuk duan që të dalin nga fusha me barazimin e tretë në seri. Kështu loja vazhdon të bëhet më emocionuese me të dyja skuadrat që janë të uritura për fitore. Por duket se fati i qesh vetëm një skuadre në fund dhe kësaj radhe duket se e kishte radhën Kukësi. Skuadra verilindore do të merrte në “extremis” një penallti që do ta kthente në golin e fitores. Kuksianët do të shkonin në qiellin e shtatë pasi dukej e pabesushme kjo përmbysje. Allmuça me Cikalleshi kështu bëhen heronjtë e ndehsjes dhe arrijnë që tja ngrejnë pak kokën skuadrës që bëri një superparaqitje në turin kualifikues të Europa Ligë. Tashmë Shensoji duket se ka marrë frytet e para nga puna e bërë dhe duhet të sigurohet për vazhdimësinë. Ndërsa Laçianët do të jenë më të uritur për të marrë pikë në sfidën e radhës edhe pse do të jetë në transfertë.

 

 

Vllaznia –Bylis

 

Sfidë e bukur sihte dhe ajo midis Vllaznisë dhe Bylsiit. Kjo pasi të dyja skuadrat njihen për lojën e hapur që zhvillojnë. Gjithmonë në sfidat midis tyre ka emocione dhe shikohet me shumë interes. Këtë sfidë ishte Bylis skuadra që e zotëroi sfidën. Ballshiotët ishin ata që u treguan më aktiv dhe që kishin më shumë dëshirë të bënin ndryshimin në rezultat. Ndërsa Vllaznia duket se ka ndryhsuar pak fytyrën. Shkodranët kanë pasur në këtë sezon të ri një rrugë të ndritshme në udhëtimin në kampionat. Skuadra ka arritur që të triumfojë në shumë sfida dhë për këtë ka pasur edhe shumë mbështetje. Fitorja e fundit ndaj Partizanit në Tiranë kishte bindur edhe pesimistët më të mëdhenj në Shkodër për skuadrën e Agim Canajt. Teksa u nis sezoni me probleme financiare, rezultatet pozitive ndikuan shumë që bashkia të bënte një sforco. Premiot ishin motivuese për futbollistët dhe drejtuesit mbajtën sërish fjalën. Për suksesin ndaj të kuqve ekipit iu shpërnda një premio prej 3 milionë lekësh të vjetër. Edhe pse ndoshta në pamje të parë kjo është një shumë modeste, kur bëhet fjalë se do t’u shpërndahet 18 futbollistëve, përsëri ka lënë të kënaqur këta të fundit. Mirëpo, nga sa mësohet, skuadra kishte në dispozicion një shpërblim edhe më të majmë, në rast se arrinte të merrte fitoren e radhës kundër Bylisit në shtëpi. Një premio e cila nuk dihet nëse do të merret, pasi nuk është e ditur se çfarë do të bëhej me këtë shifër nëse do të arrihej barazimi. Një pikë e marrë duhet t’i bëjë të kënaqur shkodranët. Kjo pasi nëse do të bazoheshim në lojën duhet që Bylis të dilte me tre pikë. Do të ishin jugorët të parët që do të shnëonin. Një silurë e kavajasit Kuli do të mposhte portierin Vujadinoviç që nuk mund të bënte asgjë veçse ta nxirrtë topin nga porta. Ndërsa Vllaznia do të përmëndej dhe do të shënonte me anë të Bushiç që do t’i jepte një barazim shumë të vlefshëm skuadrës. Ndeshja duhet thënë që u luajt më mirë nga Bylis që pavarësisht se ishte në transfertë tentoi të merrte fitoren. Me sulmet nga krahët skuadra e Egbo e vuri disa herë në rrezik Vllazninë. Shkodranët edhe pse me lojtar si Shtubina dhe Hajdari nuk arrin gjë, për shkak se të dy lojtarët shpërdoruan shumë raste. Nga ana tjetër Bushiç u bllokua shumë mirë dhe nuk arriti që  të krijonte mundësitë e tij për shënim. Bylis me këtë rezultat shkon në 11 pikë duke marrë pozicionin e tetë. Ndërsa Vllaznia gjendet në vendin e tretë duke pasur nga pas Lushnjen.

 

 

 

Egbo: I mërzitur për barazimin

Trajneri i Bylisit, Emanuel Egbo e vlerësoi ndeshjen e luajtuar nga skuadra e tij dhe si kundërshtarin, por gjithashtu u ndie shumë i zhgënjyer që skuadra e tij nuk arriti të merrte tre pikët në takimin ndaj Vllaznisë. “Është kënaqësi të luash në Shkodër sepse është një publik dhe një ekip ekzemplar. Sa për ndeshjen, mund të them se duhej evituar ai gol që pësuam. Përqëndrimi duhet mbajtur deri ne fund. Neve na ndodh që sapo shënojmë na kap euforia. Vetëm me anë të punës mund të përmirësohemi në defektet tona. Sot më qan zemra që nuk moren 3 pikët pas atij golit spektakolar të Kulit. Në stërvitje do të mundohemi të përmirësojme finalizimin. Stafi teknik bën punën e vet por lojtari duhet të japë në fushë aë që kanë brenda. Për ne çdo ndeshje është njëlloj nuk ka diferenca midis kundërshtarëve tanë. Nëse ne dalim në lojën tonë, nuk ka ekip të pathyeshëm. Me këtë bindje do të përgatitemi për ndeshjen kundër Skenderbeut”, u shpreh Egbo pas barazimit që Bylis arriti në Shkodër ndaj Vllaznisë.

 

 

 

 

Klasifikimi

 

1              Skënderbeu       22

2              Teuta Durrës      19

3              Vllaznia                 17

4              Lushnja                                15

5              Laçi                         14

6              Partizani               14

7              Kastrioti               12

8              Bylis                       11

9              Flamurtari           11

10           Kukësi                   10

11           Tirana                    10

12           Besa                      8

 

Ndeshjet e djeshme

LAÇI – KUKËSI   1-2

Golat: Tanushi 58′ / Cikalleshi 79′, Allmuca  90+4′ (pen)

Gjyqtarë: O.Sokoli

 

VLLAZNIA – BYLISI  1-1

Golat: Bushic 80′ / Kuli 72′

Gjyqtarë: K.Meta

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency