Intervista e komisionerit për Zgjerimin Fule: Pa gjithëpërfshirje nuk ka negociata për anëtarësim në BE

0
114

 

“Politika duhet të bëjë të mundur që të bjerë miti i Shqipërisë si vend evropian ekspert në humbjen e rasteve”

stefan-fuleVetëm dy ditë pas dhënies së rekomandimit për statusin e kandidatit për Shqipërinë, komisoneri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Stefan Fule, deklaroi dje se gjithëpërfshirja është faktori kyç për hapjen e negociatave në kuadër të anëtarësimit në BE. Në intervistën për “ABC News”, Fule theksoi se aspirata e Shqipërisë duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se rruga për të bërë është ende e gjatë. “Kombinimi i statusit të kandidatit me 5 kushte të tjera që duhen përmbushur për hapjen e negociatave, hap rrugën për Shqipërinë që të eci me ritme substanciale drejt integrimit evropian. Pa gjithpërfshirje, kjo nuk arrihet. Unë jam i sigurt, që ata që ishin më parë në opozitë dhe braktisën parlamentin e kanë kuptuar mësimin. Jam i sigurt, se s’do të bëjnë asgjë që të bëjnë ata që ishin në pushtet më parë dhe që janë në opozitë tani që të braktisin parlamentin nesër”, – tha Fule.

 

Statusi

Sa i përket rekomandimit të KE-së për Shqipërinë, komisioneri për Zgjerimin theksoi se ai është i ndarë në dy pjesë. “Ne, së pari, vlerësojmë progresin e deritanishëm dhe së dyti, përdorim një instrument për të nxitur Shqipërinë të arrijë më shumë rezultate në reforma. Gjithsesi, Komisioni thotë qartë, që ka ardhur koha që Shqipërisë ti jepet statusi i kandidatit. Ne ishim shumë të qartë, që Shqipëria ka plotësuar kriteret që ne kemi përcaktuar një vit më parë. Ne si gjithnjë patëm një diskutim në gjirin e kolegjit të Komisionit, para se të merrnin vendimin për Shqipërinë. Por është një gjë të bësh një propozim dhe është një gjë tjetër që 28 shtete anëtare të BE-së ta pranojnë këtë propozim dhe ti akordojnë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, – tha Fule, duke shtuar se frazeologjia që është përdorur nga KE-ja në raport-progres është bërë me qëllimin që të binden shtetet anëtare për dhënien e statusit. “Pra, midis 16 tetorit dhe fillimit të dhjetorit kur shtetet anëtare priten të marrin vendimin për statusin, ka kohë të mjaftueshme për Shqipërinë për të treguar seriozitet në reformat që i kërkohen”, – theksoi komisioneri. Në fund të intervistës, Fule theksoi se pritshmëritë e KE-së për bashkëpunim mes palëve politike janë të larta. Sipas tij, klasa politike duhet të bëjë të mundur thyerjen e mitit të Shqipërisë si vend evropian ekspert në humbjen e rasteve. “Unë pres që opozita aktuale që ka ndihmuar kaq shumë kur ishte në pushtet për ecjen substanciale të Shqipërisë në rrugën e zgjerimit, të luajë një rol konstruktiv tani në opozitë. Dhe është plotësisht në interesin e qeverisë që të krijojë kushtet që opozita të luajë një rol konstruktiv. Ka një moment të ri në Shqipëri pas zgjedhjeve të përgjithshme. Ka një vendosmëri për të qenë pjesë e procesit të zgjerimit dhe për të mos qëndruar mënjanë. Shpresoj që rekomandimi për statusin e kandidatit dhe çfarëdolloj hapi që duhet të merret duke filluar që tani deri në dhjetor do të bëjë të mundur që të bie miti i Shqipërisë si vend evropian ekspert në humbjen e rasteve”, – deklaroi komisioneri për Zgjerimin në KE, Stefan Fule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency