Rrëzohet Kadare Fiton “Nobelin” kanadezja e “Virgjëreshave shqiptare”

0
128

Alice-MunroAutorja kanadeze Alice Munro ka fituar çmimin “Nobel” 2013 për letërsi. Njoftimi është bërë nga Peter Englund, sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, i cili e quajti atë “një mjeshtre të tregimit të shkurtër bashkëkohor”.

82-vjeçarja, librat e së cilës përfshijnë “Dear Life” dhe “Dance of the happy shades”, është gruaja e 13-të që ka fituar çmimin që prej fillimit, në vitin 1901.

“Unë e dija se isha në garë, po, por kurrë nuk mendoja ta fitoja atë”, tha Munro për mediat kanadeze. Munro tha në një intervistë se “Dear Life” mund të jetë ndoshta libri i saj i fundit.

Duke u shprehur për “Associated Press”, z. Englund tha se nuk ka mundur të kontaktojë me Munron para shpalljes së Nobelit, kështu i la një mesazh në sekretarinë telefonike, duke e informuar për fitoren e saj.

“Ajo ka marrë një formë arti, tregime të shkurtra, të cilat kanë tentuar të vinin pak në hije romanin, dhe ajo ka kultivuar atë pothuajse përsosmërisht”, shtoi z. Englund.

Munro ka filluar të shkruajë në vitet e saj të adoleshencës, botoi tregimin e saj të parë, “The dimensions of a Shadow”, në vitin 1950.

Ajo ka studiuar në Unversitetin e Western Ontario në atë kohë.

“Dance of the Happy Shades”, botuar në vitin 1968, ishte përmbledhja e parë e Munro-së, kur ajo shkoi për të marrë çmimin e lartë letrar që ndahet në Kanada, quhet Çmimi i Guvernatorit të Përgjithshëm.

Në vitin 2009 ajo fitoi Man Booker International Prize për gjithë punët e saj. Ka pasur komente të një natyre gati keqardhëse se nëse Munro nuk do të kishte fituar Nobelin para vdekjes, do të kishte qenë e tmerrshme, i tmerrshëm mosveprimi.

“Unë mendoj se ndoshta kam qenë e suksesshme duke e bërë këtë, sepse unë nuk kam ndonjë talent tjetër” ka thënë dikur shkrimtarja në një intervistë.

“Unë nuk jam me të vërtetë një intelektuale”, ka shtuar ajo. “Unë kam qenë në rregull si amvisë, por nuk është se isha e madhe”.

“Nuk kam pasur kurrë ndonjë gjë tjetër që unë të isha vërtetë e tërhequr për ta bërë, -asnjë ndërhyrje, por më ndërhynë në rrugën e jetës kaq shumë njerëz”

Askush nuk e kishte menduar sigurisht që Munro të fitonte për shkak se ajo nuk kishte lidhje me politikën, kur vetëm vonë ka tentuar të llogaritet në shkrimtarët politikë.

Ndaj zërat kritikë kanë theksuar se çmimi nuk ka të bëjë ndoshta me ndonjë ndryshim komercial ndaj autores, por në lidhje me ndryshimin e madh për mënyrën se si librat e saj do të shikohen në terma historikë.

Krahasuar shpesh me Çehovin, ajo është e njohur për mënyrën e të shkruarit rreth shpirtit njerëzor dhe një temë rregullisht e veprave ët saj është dilema me të cilat përballen vajzat e reja në rritje, me sfidat e jetesës në një vend të vogël. E këtij konteksti është dhe libri dedikuar vajzave shqiptare, me titullin “Virgjëreshat e Shqipërisë”, përkthim në shqip më 2005.

Ndaj Akademia e Nobelit ka vërejtur në vlerësimin e saj finesën e imët të tregimeve të saj, karakterizuar nga qartësia dhe realizmi psikologjik.

Munronë e zgjoi dje vajza e saj, për t’i treguar se kishte fituar Nobelin, ndërsa shkrimtarja është shprehur se ishte “tmerrësisht e habitur” dhe “e kënaqur”.

Për këtë çmim, ajo thotë se e kishte menduar se “ndoshta mund të ndodhte, por dhe ndoshta jo”. “Është mesi i natës këtu dhe kisha harruar të gjitha në lidhje me çmimin, natyrisht”, ka shtuar Alice.

Që nga viti 1960, Munro ka botuar më shumë se një duzinë libra me tregime.

Tregimet e saj më të hershme, kapin diferencën ndërmjet përvojave të saj në rritje deri në Wingham, një konservator kanadez, në perëndim të qytetit të Torontos, dhe jetës së saj pas revolucionit social të vitit 1960.

Në një intervistë në vitin 2003, ajo e përshkroi pranimin e konventave sociale në vitet ’60 si të “mrekullueshme”.

Tregimet e saj i referohen vendlindjes, Ontarios jugperëndimore, “sepse unë jetoj jetën këtu në një nivel ngacmuese, të cilën unë nuk do ta arrija në një vend tjetër, që mund ta njihja më pak”.

“Nuk ka gjëra të tilla si subjekte të mëdha apo të vogla. Gjëra e rëndësishme, ligësitë, që ekzistojnë në botë kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të keqen që ekziston rreth një tryeze ngrënie kur njerëzit janë duke bërë gjëra për njëri tjetrin”.

Libra e tjerë të konsideruar të rëndësishëm janë “Lives of girls and ëoman”, “Who do you think you are”, “The progres of love and runaëay”.

Mjaft prej librave të saj edhe janë përshtatur për ekran, ndërsa Munro ka thënë më herët se këtë vit libri i saj i fundit “Dear life” (Jetë e dashur), publikuar 2012, do të jetë i fundit.

Në një intervistë në mediat kanadeze, duke pohuar fundin e shkrimeve të saj, ka vazhduar se “është mirë për të dalë jashtë letërsisë me një zhurmë”.

“Jo se unë nuk dua të shkruaj, por mendoj se kur vjen një fazë kur ju keni një lloj mendimi për jetën tuaj në një mënyrë të ndryshme”.

“Dhe ndoshta kur të jeni në moshën time, ju nuk do të donit të jeni vetëm aq sa një shkrimtar duhet të jetë. Është si një fund i gabuar i jetës, një lloj si të bëhesh shumë i shoqërueshëm”.

Në vitin 2009, Munro zbuloi se ajo kishte kancer. Gjithashtu, kishte bërë dhe një bypass për zemrën. E trembur, Munro i qëndron larg jetës publike. Sikur kritikut amerikan David Homel: “Ajo nuk është e shoqërueshme. Në fakt ajo po shihet rrallë në publik, dhe nuk vazhdon në udhëtimin e librit”.

Munro do të jetë më 10 dhjetor në Stokholm në ceremoninë zyrtare të dhënies së çmimit, që përkon me përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, që themeloi çmimin. Munro do të përfitojë 916 mijë euro për çmimin e fituar. Kandidat për të fituar këtë çmim ishin 195 autorë, mes të cilëve 48 konkurronin për herë të parë.

Vitin e kaluar, duke rrëzuar të gjitha bastet fitoi romancieri kinez Mo Yan. Kështu dhe këtë vit, u rrëzuan bastet e prera qoftë për Kadarenë, në pritje prej gati 20 vitesh, Philip Roth dhe Marukamin, duke fituar një shkrimtare e cila vetëm këtë vit kishte hyrë në listën e të propozuar për Nobel.

 

 

Autorja e romanit “Virgjëresha shqiptare”, sjellë në shqip më 2005

Alice Munro është autore e romanit “Virgjëresha shqiptare” ku shkruan për historinë e një vajze malësie, e cila kishte zgjedhur të jetonte si burrë, në veri të Shqipërisë. Munro ishte frymëzuar prej një tregimi të Edith Durhamit, të cilin e gjeti fare rastësisht në një bibliotekë. Ajo pat rrëfyer për gazetën “New York Times” se “nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë”. Romani është përkthyer dhe në shqip nga përkthyesi Pirro Dollani.

 

 

Bio

Munro është lindur në një familje agrikulturorësh. Filloi të shkruante si adoleshente dhe e botoi novelën e parë, “The Dimensions of a Shadow”, sa ishte studente e University of Western Ontario më 1950. Gjatë kësaj periudhe punoi si kameriere, mbledhëse duhani dhe nëpunëse biblioteke. Më 1951 e braktisi universitetin ku kishte ndjekur fakultetin e Anglishtes më ’49, për t’u martuar me James Munro dhe për t’u transferuar në Vancouver, British Columbia. Vajzat e saj Sheila, Catherine dhe Jenny u lindën respektivisht në vitet 1953, 1955 e 1957; Catherine vdiq pesëmbëdhjetë minuta pasi kishte ardhur në dritë. Më 1963 Munrotë u transferuan në Victoria ku e hapën “Munro’s Books”. Më 1966 u lind vajza tjetër, Andrea.

Alice dhe James Munro u divorcuan më 1972. ajo u kthye në Ontario dhe u bë “Writer-in-Residence” në universitetin e Western Ontario. Më 1976 u martua me Gerald Fremlin, gjeograf. Kopja u transferua në një fermë pranë Clinton, Ontario. Më pas u zhvendosën nga ferma në një shtëpi në qytetin Clinton, Ontario. Më 1978, me përmbledhjen me novela “Who Do You Think You Are?” në SHBA “The Beggar Maid: Stories of Flo and Rose”, Alice Munro fitoi çmimin Governor General’s Literary Award për herë të dytë. Nga 1979 deri më 1982 shëtiti Australinë, Kinën Dhe Skandinavinë. Më 1980 mori postin e Writer-in-Residence si në University of British Columbia ashtu edhe në University of Queensland. Përgjatë viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë Munro botoi përmbledhje tregimesh të shkurtra një herë në katër vite, duke fituar shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency