Berisha merr letër nga Obama: Opozita efektive dhe konstruktive

0
146

 

Shqipëria rol stabilizues në Ballkan

obama-saliIsh-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar dje në rrjetin social “Facebook”, letrën e dërguar në adresë të tij nga Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kur Partia Demokratike kaloi në opozitë.  Në letër, Presidenti amerikan i shpreh ish-kryeministrit Berisha, falënderime për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Afganistanin dhe Sirinë, si dhe për punën e bërë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Ndër të tjera, në letër Presidenti Obama thekson se: “Ndërsa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar. Me lejoni t’Ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency