Bejl dëmtohet, jashtë fushave për tri javë

0
154

Blerja më e shtrenjtë, Gareth Bejl, ka bërë dje ekzaminimet mjekësore, nga të cilat ka rezultuar se ka një tërheqje muskulore dhe se duhet të qëndrojë jashtë fushave për tri javë, në mënyrë që të mund të jetë i gatshëm për “El Clasico”-n e La Ligas me Barcelonën. Në fakt, ish-ylli i Totenhemit ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar deri tani dhe drejtuesit e klubit madrilen po shqetësohen se mos përsëritet i njëjti rast me Uëdgejt, i cili nuk luajti thuajse fare, për shkak të problemeve të shpeshta me dëmtimet. Pavarësisht se u pagua një shifër rekord për Gareth Bejlin, ai ende nuk ka treguar se vlen aq, ndryshe nga nisja që pati Kristiano Ronaldo kur u transferua në Madrid.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency