Vjehrra i merr peng makinën dhëndrrit

0
126

makina112Një grindje familjare përfundoi me një makinë të parkuar në çatinë e shtëpisë. Një vjehërr nga Kina, me ndihmën e një vinçi ia ka marrë dhëndrit të saj veturën Audi A8 dhe e ka vendosur mbi tarracën e shtëpisë së saj, në katin e pestë. Ajo shpjegoi se dhëndri i kishte marrë borxh 10 mijë juanë, që bëjnë afërisht 1 200 euro, dhe se ai mund të marrë veturën vetëm kur t’i kthejë paratë e borxhit. “Ai tentoi njëherë të merrte veturën, sepse i ka ende çelësat, por unë bëra rojë gjithë natën dhe ai u largua”, tregoi për gazetarët vjehrra e çuditshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency