8 blerjet më të suksesshme të Serisë A

0
208

Jurges Veizaj

 

compoSeri A këtë vit pati një rritje të madhe pas blerjeve që u bënë në merkato. Shumë emra të njohur erdhën në skuadrat italiane, duke e kthyer në një sensacion Serinë A këtë vit. Duket se starti i këtij sezoni ka qenë mjaft surprizues dhe ka shfaqur skuadrat surprizë. Përforcime që ka bërë Napoli dhe Roma kanë dhënë frytet e tyre. Tashmë të dyja skuadrat ruajnë pozicionet e para në tabelë. Më pas ato ndiqen nga Juventusi, i cili gjithashtu qe aktiv me blerjen e Tevezit hde Lorentes, duke e përforcuar sulmin e tyre. Mbrapa nuk mund të lihet as Interi apo dhe Milani me Fiorentinën që kanë bërë goditjet e tyre. Ky sezon ka një aromë të mirë vjeshte duke parë që ka shumë skuadra që duelojnë për titull. Dominimi i Juventusit sezonin e kaluar duket se nuk ka më të njëjtën fuqi që kishte dhe vjet. Sivjet është koha që Seria A të kthehet në famën e dikurshme që kishte. Në këtë artikull do të paraqesim dhe tetë blerjet më të suksesshme të Serisë A. Kjo përzgjedhje është bërë mbi bazën e performancës që këta lojtarë kanë pasur gjatë kësaj kohe.

Karlos Tevez

Nota 7

Sulmuesi argjentinas Karlo Tevez duket se është dhe sensacioni i Juventusit për këtë sezon. Duke parë dy vitet e fundit që kanë qenë të vështira për të në kampionatin anglez, tashmë duket se gjithçka është lënë mbrapa. Tevez është kthyer në vrasësin numër 1 te skuadra e Juventusit. Me ndihmën që ka nga Pirlo, Pogba dhe Vidal argjentinasi po tregon aftësi të mira si sulmues kryesor. Madje në këtë fillim sezoni golat e tij e kanë shpëtuar shumë herë skuadrën e Juves që nuk po përjeton një periudhë të mirë. Lojtari argjentinas deri më tani ka arritur që të shënojë 3 gola në dy ndeshjet për kampionat dhe një për kupë. Një gol për ndeshje është një tregues shumë i mirë i asaj çka po kalon 29 vjeçari te skuadra e bardhezinjve. Të arrish të fitosh zemrën e tifozëve dhe të shënosh gola i jep notën 7 Tevezit si blerja me e suksesshme e Serisë A.

Gonzalo Higuain

Nota 7

Ardhja e tij nga Real Madridi ishte dhe ajo më e bujshmja në Serinë A. Ai u transferua për shifrën prej 37 milionë euro nga galaktikët të skuadra e Napolit. Jo vetëm shifra por edhe origjina e tij prej argjentinasi ktheu te Napoli kohën e të madhit Maradona. Tifozët ndihen shumë të ekzaltuar nga ardhja e “El Pipita” në Napoli. Që tani ai është kthyer në një idhull dhe i sjell ka sjellë shumë energji ekipit italian. Por Gonzalo e ka shpërblyer besimin e tyre edhe në fushë. Në 4 performancat e tij ai ka arritur të shënojë tre gola që kanë qenë mjaft të vlefshëm në fitoren e ndeshjes. Këtu duhet të kujtojmë veçanërisht golin kundër Borusia Dortmundit dhe atij ndaj Milanit që i dha fitoren skuadrës. Ish-lojtari i Madrid vlerësohet me notën 7 dhe qëndron pozicionin e dytë pas Tevezit.

Mehdi Benatia

Nota 6,8

Roma këtë vit ka ndërruar fytyrën e saj duke u kthyer në kohërat e saj më të arta. Deri më tani romanët mbajnë rekordin duke i fituar të gjitha ndeshjet që janë luajtur në kampionat. Gjenden në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë. Lojtarët e rinj i kanë dhënë një shtysë shumë të madhe ekipit që vuante prej vitesh për këtë performancë. Një ndër lojtarët më të mirë të ardhur në këtë merkato është Marokeni Mehdi Benatia. Qendërmbrojtësi me një fizik të fuqishëm është kthyer në shtyllën e mbrojtjes. Duke përfituar dhe nga gjatësia e tij arrin që të spastrojë shumë mirë topat në zonë. Lojtari erdhi nga Udineze këtë sezon. Ai refuzoi shumë oferta nga klube që janë pjesë e Çampions pasi beson në projektin e klubit. Performanca e tij në mbrojtje por edhe një gol i shënuar i jep lojtarit pozicionin e dytë si një blerje e suksesshme e romanëve.

Kevin Stroman

Nota 6,5

Në pozicionin e tretë gjendet mesfushori holandez Kevin Stroman. Dhe ky është lojtar i Romës. Holandezi është konsideruar si një lojtar me shumë perspektivë. Ka qenë i të rinjve të Holandës dhe ka luajtur me PSV. Fiziku i gjatë dhe i fuqishëm por edhe teknika e bën atë një lojtar kyç për skuadrën e Romës. Ai nënshkroi një kontratë 5 vjeçare me Romën duke i sjellë garanci skuadrës kryeqytetase për vazhdimësi pasi është vetëm 23 vjeç. Ai ka shënuar një gol në ndeshjen e tij të parë zyrtare. Nota 7 është vlerësimi si prurje në Seria A.

Hoze Kajehon

Nota 6, 5

I riu Kajehon ishte një ndër talentet e skuadrës së Real Madrid. Mirëpo mbingarkimi i skuadrës me lojtar të mëdhenj nuk i jepte hapësirat e duhur djaloshit që shquhesh për lojën e tij të palodhur në krah. Ardhja e Ançelotit e bindi të riun spanjoll që të largohej nga Madridi për të shkuar te Skuadra e Napolit bashkë me shokun e tij Higuain. Një transferim që u prit shumë mirë në Itali duke parë edhe potencialin e lojtarit. Ai ka rritur deri më tani të shënoje tre gola duke u kthyer në një idhull për skuadrën. Është shumë i mirë në fazën sulmuese dhe arrin që të shërbejë shumë mirë për Higuain duke pasur parasysh që edhe njihen mirë për shkak se kanë luajtur bashkë.

Mauro Ikardi

Nota 6,3

Interi këtë vit është përfolur shumë për prurjet e lojtarëve të rinj që ka në skuadër. Skuadra e Maxarrit po ta shikosh në moshë ka karakteristikat e një skuadre “xhunior”. Mirëpo zikaltrit këtë vit po bëjnë surprizën. Ndryshe nga ç’parashikohej Interi është rival serioz për titullin këtë sezon. Fitorja ndaj Sasuolos 7 me 0 ishte një rezultat surprizë që nuk ishte parë prej kohësh, por që skuadra e drejtuar nga tekniku Maxarri arriti që të tregojë muskujt. Një ndër talentet më të përfolur është dhe Mauro Ikardi. 20-vjeçari ka ardhur nga skuadra e Sampdoria ku sezonin e kaluar bëri një performancë të mirë duke shënuar 11 gola. Këtë vit aktivizohet te Inter që po mundohet t’i japi hapësirën e nevojshme. Ai arriti që të shënojë një gol ndaj Juventusit. I riu është vlerësohet me notën 6,5.

Raul Albiol

Nota 6,2

Raul Albiol ishte prurja e tjetër e Napolit nga skuadra e Real Madrid. Lojtari u transferua nga Getafe te Real Madrid, por që nuk pati mundësi të mëdha aktivizimi duke pasur parash që gjendesh përballë konkurrencës me Varane, Pepe dhe Serxho Ramos. Kjo e detyroi lojtarin të lëvizi bashkë me Higuain dhe Kajehon të shkonin në tokën e  makatonave për të provuar një eksperiencë të re. Deri më tani mbrojtësi ka bërë një performancë të mirë duke arritur që të bllokojë boshllëqet në mbrojtje.

Fernando Lorente

Nota 6

Spanjolli Lorente ishte dhe goditja e dytë “big” e zonjës së vjetër për këtë sezon. Spanjolli vinte pas një beteje të gjatë me skuadrën e Atletik Bilbao. Kjo pasi lojtari dëshironte që të largohej një sezon më parë por që nuk u lejua nga drejtuesit. Madje ata arritën që ta dënonin lojtarin duke mos e aktivizuar në fushë. Kjo e ka dobësuar pak lojtarin që nuk është në formën e tij më të mirë. Starti i tij të Juvja nuk është se ka qenë i lavdishëm. Lojtari ndryshe nga Tevez e ka pasur pak të vështirë që të përfshihet në skemat e Kontes. Vetëm ndeshjen ndaj Veronës lojtari u aktivizua dhe arriti që të shënojë një gol që ishte mjaft i vlefshëm pasi i dha fitoren Juves. Spanjolli tashmë po arrin që të konfirmohet në formacion, edhe pse duhet shumë punë për të arritur në formën e Tevez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency