Vetëvrasja e të resë në Kamëz/ Ky është 39-vjeçari dyshohet se ka shtantazhuar edhe vajza të tjera

0
70

Altin Çoku është 39-vjeçari i cili u arrestua pasi dyshohet se ka shantazhuar një 27-vjeçare në Kamëz me foto intime. Dyshohet se 27-vjeçarja u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt për shkak të publikimit të fotove intime.

Nga hetimet, dyshohet se Çoku ka bërë shantazhe dhe presione edhe ndaj vajzave të tjera. Një rast që po heton policia është në Laç, ku dyshohet se Çoku ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

27-vjeçarja e cila i dha fund jetës ishte martuar në Kosovë dhe kishte ardhur tek familja e saj në Kamëz.

Dyshohet se e reja nuk i ka rezistuar presionit të 39-vjeçarit.

Altin Çoku nihet edhe si “personazh i Tik Tok-ut”. Në një video që po qarkullon në rrjet ai mohon ta ketë shpërndarë foton intime me 27-vjeçaren. Çoku thotë se videon e ka shpërndarë një shoku i tij teksa të dy ndodheshin në tavolinë.

Sipas Çokut, vajza ishte ndarë nga burri disa kohë më parë dhe pretendon se ka dashur ta bëjë xheloz. Ai thotë se e reja i ka çuar një foto që të dy e kanë bërë në dhomën e një hoteli dhe më as shoku itij e ka shpërndarë në rrjete sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here