Ministrat e Financave flasin për krizën

0
143

Greqia ende ka nevojë për ndihma, por nuk dihet se në ç’masë. Programet për Spanjën, Irlandën dhe Portugalinë skadojnë së shpejti. Vendimet po presin zgjedhjet në Gjermani.

 

European-Union-economyMinistri slloven i Financave Uroš Čufer u detyrua t’u shpjegojë homologëve të tij nga 16 vendet e Eurozonës në takimin joformal në Vilnus se si do të shpëtojë Sllovenia nga kriza financiare, e cila e kërcënon tërë buxhetin e vendit. Shefi i Eurogrupit Jereon Dijsselbloem, e ka vënë papritur në rend dite gjendjen në Slloveni. Bankat në Slloveni kaherë po përballen me kredi të këqija në vlerë prej më shumë se shtatë miliardë euro. Dy banka më të vogla do të ndihmohen nga qeveria me një miliardë euro, shpjegon ministri i Financave Čufer. “Ne ende kemi para të mjaftueshme në arkë”, tha ai. Shefi i Eurogrupit, ministri holandez i Financave Jereon Dijsselbloem me fjalë diplomatike bëri të qartë se Sllovenia është në gjendje të përballet me krizën. “Sllovenia ka nisur të premten aksionin e mbështetjes së dy bankave. Ne kemi theksuar se është shumë e rëndësishme që Sllovenia të këshillohet me Këshillin e Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian dhe të kërkojë bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve financiare”, tha Dijsselboom pas bisedimeve joformale.

 

Sllovenia vendi i gjashtë nën ombrellën e shpëtimit?

Banka Qendrore Evropiane do që Sllovenia të kërkojë para nga Fondi për Shpëtimin (ESM). Ajo nuk do që të ndihmojë të gjitha 18 bankat e Sllovenisë që të mbijetojnë mbi bazat e kredive që nuk mund t’i kthejnë. Qeveria sllovene nuk është darkod me kërkesat që të marr kredi dhe të futet në borxhe të reja. Megjithë problemet dhe krizën vendet nuk duan të futen shpejt nën ombrellën për shpëtim, sepse aty ka rregulla strikte.Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble nuk ishte tepër i disponuar që vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të futet në debate për paketa të reja shpëtimi. “Sllovenia po thot edhe vet se nuk ka nevojë për ndihma. Besoj se duhet të jemi konseguent në kursin e tyre, sepse ata do t’ia dalin, nëse mendojnë se mund t’ia dalin edhe pa ndihma”:

 

Tepër heret për diskutimetë reja rreth Greqisë

Një kandidat shumë më serioz për ndihma është Greqia, e cila ka marrë deri tani ndihma në vlerë prej 350 miliardë euro. Të hënën e ardhshme (16.09.2013) Troika do të fillojë kontrollin e reformave të bëra deri tani. Në dhjetor do të paraqiten të dhënat konkrete, mbi bazën e së cilave do të konstatohet se për çfarë ndihmash të tjera ka nevojë Greqia në vitin 2014. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble nuk do fare të ngutet në debatet për Greqinë. Ai përsëriti një deklaratë e cila ka zgjuar shumë pluhur në fushatën parazgjedhore. “Programi i parashikuar deri në fund të vitit 2014 po vazhdon, por është e qartë se Greqia sipas analizave të Troikës nuk mund të arrijë nivelin e kthimit të borxheve para vitit 2022. Se si do të jetë gjendja, do të shikojmë në vitin 2014”, tha ai.

 

 Pamje nga takimi në Vilnë

Në Vilnus nuk është biseduar zyrtarisht për mundësinë e shlyerjes së borxheve greke. Kjo nuk mund të konstatohet për momentin, mendon ekonomisti Jannis Emmanouilidis nga “European Policy Centre”: “Debatet e tanishme po bëhen mbi bazën e të dhënave të cilat nuk dihen saktësisht. E sigurt është që Greqia do të ketë nevojë edhe për më shumë ndihma. Por duhet shikuar formën se si mund të ndihmohet”, mendon Emmanouilidis.

 

Programet për Spanjën, Irlandën dhe Portugalinë

Ministrat në këtë takim nuk deshën të hapin edhe probleme të tjera. Vendimet janë shtyrë për kohën pas zgjedhjeve parlamentare në Gjeremani (22 shtator), sepse nuk dihet se kush do të jetë ministri i ri i Financave. Gjermania si vendi me ekonominë më të fuqishme në BE, e bartë edhe barrën më të madhe në Fondin për shpëtimin e euros. “Në nëntë muajt e ardhshëm do të përfundojnë programet për Spanjën, Irlandën dhe Portugalinë. Për Greqinë duhet të merren edhe vendime të tjera të rëndësishme, por këtu nuk ka ndonjë formulë të gatshme për shpëtim”, thotë Komisioneri i BE për Ekonomi dhe Euron Oli Rehn.

 

Lituania doli nga kriza pa ndihma

Në Lituani nuk po bëhet ndonjë debat i madh për paketat e ndihmave për vendet në Jug. Ajo i ka shkurtuar vet rrogat për 30 %. Greqia është shumë larg nga ky qëllim, thotë Jonas Cicinskas. Porfesori i Universtietit në Vilnus e ka vëzhguar me vëmendje takimin e ministrave. Ai mund të kuptojë protestat në Greqi, Spanjë dhe Qipro, por durimi i njerëzve në Veri është më i madh. “Unë jam befasuar me durimin e njerëzve në vendet baltike. Përgjigja ime është: ata janë mësuar të durojnë më shumë”, thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency