“2 gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati midis Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë”/ Meta: Më 14 maj fillon një epokë e re !

0
88

“Dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar Veliaj” – e nis kështu statusin e tij në Facebook, Ilir Meta.

Kryetari i PL thekson se me Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re, atë të transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët. Duke ndarë me ndjekësit dhe foto nga takimi në njësinë 4, Meta shkruan se entuziazmi i qytetarëve për ndryshimin është i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë:

Dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë.

Kryetari i komanduar mund t’i shpëtojë debatit televiziv, por jo ndëshkimit me votë për të gjitha ato dëme që i ka bërë Tiranës.

Me Belind Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re: epokën e transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët.

Dje me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë, entuziazmi i të cilëve për Ndryshimin është i jashtëzakonshëm.

BashkëFitojmë!

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Tirana #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here