Blushi shkëmben batuta me Berishën, Rama premton realizimin e programit të qeverisjes

0
142

Florenc Drizari

“Mazhorance e majtë ka marrë një mandat të fortë për të rilindur Shqipërinë”

 

seanceparlamentKryeministri Edi Rama gjatë fjalës përmbyllëse për programit politik të mbajtur dje në Kuvendin e Shqipërisë, premtoi realizimin e të gjitha pikave të shkruara në draftin qeverisës, ndërkohë që në sallë nuk munguan as batutat edhe as akuzat mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.

Pas një maratone të gjatë debatesh mes shumë diskutantësh, spikatën replikat mes deputetit Ben Blushi dhe ish – Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit i cilësoi si jo të besueshme deklaratat e tij para shqiptarëve, ndërkohë që Blushi nga ana tjetër tha se më 23 qershor është mundur Sali Berisha, por jo autokracia e qeverisjes. Për këtë Blushi i bëri thirrje Ramës për një qasje të re me pushtetin. Njëkohësisht ai nuk harroi edhe disa këshilla për qeverisjen e re.

Edi Rama për programin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj pyetjeve dhe akuzave nga deputetët e opozitës lidhur me programin e tij politik për qeverisjen e katër viteve të ardhshme. Sipas tij, mazhorance e majtë ka marrë një mandat të fortë për të rilindur Shqipërinë, duke ecur më shpejt drejt ëndrrës europiane

“Aleanca për Shqipërinë Europiane” ekziston dhe është votuar për të qenë sinteza e fuqishme e dy partive, që kanë rigjetur njëra-tjetrën tek e njëjta forcë, kanë marrë një mandat të fortë për të rilindur Shqipërinë, duke ecur më shpejt drejt ëndrrës europiane dhe kanë përgjegjësinë historike ta përmbushin aspiratën e shqiptarëve për demokracinë e çdo dite, duke mos përsëritur gabimet e vjetra në rrugën e qeverisjes në tërësi apo, padyshim, të qeverisjes të së majtës shqiptare në veçanti. Ne e ndiejmë njësoj gjithë peshën e kësaj përgjegjësie dhe një gjë thelbësore, që do të ndryshojë në kulturën e qeverisë me koalicion në Shqipëri do të jetë, pikërisht, kalimi nga një qeveri ku kryeministri i koalicionit e ndan qeverisjen me parcela partiake, me përqindje që shkatërrojnë shtetin për pushtetin e tij vetjak dhe familjar, në një qeverisje ku përqindjet e marra në zgjedhje ndërthuren si përgjegjësi qeverisëse me partnerët strategjikë m’u ashtu siç ndërthuren përgjegjësitë e dy liderëve në ecurinë e qeverisë dhe e zbatimit të programit qeverisës të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Prandaj më mirë vazhdoni gërmimet të gjeni kokën, se sa të gërmoni në këtë anë të parlamentit”, – tha Rama.

Në fund të fjalimi të tij, Kryeministri Rama foli për një qasje të re si me opozitën, ashtu me institucionet e tjera të shtetit.

“ Kurrë më unë vetë apo ministra të Shqipërisë s’do shajnë opozitën në konferenca shtypi krah për krah me homologë të huaj. Kjo është turp, praktikë primitive që bën qesharake qeverinë dhe rrënon imazhin e vendit në sytë e botës dhe kurrë më në veçanti nga Tirana zyrtare nuk do të përhapen valët e përçarjes të faktorit shqiptar në rajon, për llogari dritëshkurtra të politikës këtu në Shqipëri. Se kemi bërë këtë dje si opozitë, s’do ta bëjmë këtë në asnjë mënyrë si qeveri dhe ju ftoj të mos e bëni as ju opozita e sotme, siç e bëtë duke shpërdoruar me pahirin e madh të politikës përçarëse simbolin e Ibrahim Rugovës për t’i dhënë vizitës sime në Kosovë simbolikën e përçarjes. Unë i neverisë të gjithë komentet denigruese dhe fyese në adresën time dhe të qeverisë së re me një fabul që është shpikur këtu në Tiranë dhe jo në Prishtinë”, – deklaroi Rama

 

 

Ben Blushi “kritika” Ramës për mandatet

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi u shpreh skeptik lidhur me iniciativën e fundit të socialistëve për heqjen dorë nga mandati i deputeti për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ky vendim nuk është diskutuar as në organet partiake të PS-së, dhe kjo e bën akoma më të diskutueshëm.

“Siç dihet ata kanë vendosur me vullnet të lire të lënë mandatet e tyre dhe kjo çështjE mbetet ende e diskutueshme. Duhej apo nuk duhej. Është shpejt për të thënë nEsë zhveshja nga mandatet e deputetit do ti bëjë ministrat me autonome dhe më të ndjeshëm, por ajo që mund të thuhet sot është se kjo nisme e dikutueshme nuk është dikutuar dhe pandaj është edhe me e diskutueshme. Nuk ka asnjë vendim partiak apo kushtetues qe i heq ministrave mandatin. E them këtë për shkak se besoj se një shoqëri e bazuar në ligj funksionon kur çdo reforme kthehet në normë. Asnjë reforme nuk ka fuqinë dhe mbështetjen e duhur për sa kohë që nuk kthehet në rregull dhe në ligj përmes një procesi kolegjial. Fryma voluntariste ka provuar se e shtyn një varke mbi dallge por nuk e çon dot në bregun tjetër”, deklaroi Blushi në Kuvend. Më herët Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar nismën që çdo ministër i kabinetit të tij qeveritar, do të heq dorë nga mandati i deputetit kur të emërohet në Këshillin e Ministrave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency