Lafetaj,1 vit më parë morri peng dy berberët nga Turqia

0
191

Elton Qyno

Policia e shpalli në kërkim, por nuk arriti ta arrestojë 37-vjeçarin

Lafetaj pretendoi se vllezërit Turq, i kishin ngacmuan të motrën

 

prokuroria-e-tiranesViktima Eliton Lafetaj,është skeduar nga drejtësia shqiptare edhe për një rast pengmarje dhe torturimin e dy biznesmenëve Turq, që kishin ngritur në Tiranë një qëndër parukerie dhe estetike. V. Alkaya, 31 vjeç dhe M Alkaya, 36 vjeç, janë dy vllezërit Turq që janë mbajtur peng nga Lafetaj, i cili pasi i ka detyruar të hipin në makinën e tij, i ka transportuar në një vend të mbyllur dhe i ka keqtrajtuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 24 gusht të vitit të kaluar, dhe se mendohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dhe dy persona të tjerë, që sipas përshkrimit të biznesmenit Turk, duhet të kenë qënë vllezër. Mirëpo megjithëse çështja i ka kaluar prokurorisë dhe nga ana e policisë së Tiranës, është bërë me dije se Lafetaj ka rezultuar i identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim policor, askush prej uniformave blu nuk ka bërë arrestimin e 37-vjedçarit gjatë kësaj kohe. Dosja mësohet se është ende në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim.Në atë kohë sipas policisë së Tiranës, u deklarua se ngjarja kishte si motive të dobëta, ndërkohë që sot pas vrasjes së Eliton Lafetaj, ky rast është duke u verifikuar me imtësi.

Pengmarja për motrën

Qëndra e estetikës ku dy vëllezërit e ardhur nga Turqia, kanë ngritur biznesin e tyre ka qënë vendi i zanafillës së përplasjes mes dy vëllzërve turq me 37-vjeçarit Lafetaj. Burime policore bëjnë me dije, se dyshohet se e motra e Lafetaj, i njohur edhe me identitetin Elio Bendo, është ngacmuar nga dy vëllezërit Alkaya, ndërsa kjo e fundit duket se i ka referuar ngacmimin vëllait të saj. Mirëpo, pasi çështja ka mbëritur në prokurori, Eliton Lafetaj ka sqaruar në atë kohë ngjarjen, nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysi, i cili ka pretenduar se kishte të bënte aspak me një pengmarrje, rrëmbimin apo heqjen e paligjshme të lirisë. Sipas Lafetës, 31-vjeçari dhe vëllai i tij Turk i kanë ngacmuar të motrën 37-vjeçarit dhe ky i fundit u ka kërkuar një sqarim atyre. Mes tyre ka pasur një përplasje fizike, por jo marrje peng apo heqje e paligjshme e lirisë. Lafetaj në atë kohë ka akuzuar dy vëllezërit turq, se kanë bërë kallëzim ndaj tij dhe disa personave të tjerë, pasi u kanë kërkuar para. Sipas tij, kjo është edhe e vërteta e denoncimit, dy javë pas ngjarjes, pra në muajin shtator 2012, në një kohë që përplasja kishte ndodhur në 24 gusht 2012.

Denoncimi i turqve

Në orët e vona të mbrëmjes së 24 gushtit, Eltion Lafeta, me ndihmën e dy personave të tjerë ka marrë peng berberët turq, duke i keqtrajtuar dhe kërcënuar me jetë ata. Mirëpo pas lirimit të tyre, sipas policisë, Turqit janë ndjerë nën presion dhe nuk kanë marrë guximin të denoncojnë në kohë, por këtë e kanë bërë në 11 shtator 2012, pasi kanë dalë nga ambjentet e një spitali privat, ku dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Turqit i janë drejtuar Ambasadës Turke në Tiranë për mbrojtje dhe ka qenë kjo e fundit që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Në dëshminë e tij, 31-vjeçari V. Alkaya ka deklaruar në atë periudhë se “më datë 24 gusht 2012, rreth orës 22:45, në rrugën “Sulejman Delvina”, në Tiranë është marrë peng nga tre persona. Sipas tij, ata e kanë marrë në automjetin tip BMË me targa AA 030 DC, së bashku me vëllain e tij, 36-vjeçarin M.Alkaya”. Sipas burimeve policore, të cilat i referohen dëshmisë së 31-vjeçarit, dyshohet se autorët i kanë marrë duke i dërguar në afërsi të Selitës dhe ndaj tyre kanë ushtruar dhunë fizike, ku më pas 36-vjeçari M.Alkaya është shtruar në Spitalin Amerikan, në gjendje të rëndë. Nga hetimet paraprake të kryera në muajin Shtator, policia bëri me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 34-vjeçari Elidon Lafetaj nga Selita, vëllai i vajzës,i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, por që nuk u arrestua asnjëherë.

 

 

Bashkë me shqiptarin dhe dy të huaj të dënuar

Vendimi në Angli,dënohet me 20 vite burg shqiptari Gasa, për 18 kg kokainë

Policia Metropolitane e Londrës në një njoftim për shtypin ka njoftuar se sindikata e shpërndarjes së drogës e përbërë nga nje shqiptar, një polak dhe nje anglez, janë dënuar me 46 vjet vjet burg në total, ku shqiptari Gent Gasa 30- vjeçar me banim në zonën e Uemblit, është dënuar me shumë se të tjerët, me 20 vjet. Të pandehurve iu kapën nga polica, 18 kilogramë kokainë, me përqindje të lartë pastërtie. Polaku Lukasz Geborys dhe anglezi Carl Butler u dënuan respektivisht me 14 dhe 12 vjet heqje lirie. Sipas njoftimit te Policisë Metropolitane, mesohet se hetimet kishin zgjatur disa muaj deri në arrestimin e grupit në fund të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti. Të identifikuar si personat përgjegjës për furnizimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës së klasit A, kokainë dhe heroine, ata u paditën me akuzën e konspiracionit për të furnizuar me këtë lloj droge. Polica angleze zbuloi drogën në vend të ndryshme si dhe paisjet për hollimin dhe paketimin e drogës. Në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Kurorës Mbretërore në Kingston, u mësua se të pandehurve iu gjetën edhe 40 mijë stërlina para të thata. Shqiptari Gent Gasa 30 vjecar, me banim në zonën e Uemblit nuk e pranoi fajësinë, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij dhe pas procesit u shpall fajtor dhe e dënua me 20 vjet. Kryedektivi Nick Blackburn, i Policisë Metropolitane tha se “ky rezultat i shkëlqyer tregon për angazhimin tonë për të luftuar krimin e organizuar në Londër dhe çmontimin e rrjeteve që qëndrojnë pas ketyre aktiviteteve kriminale. Vlera e shitjes së drogës së kapur shkon ne 8.4 milionë stërlina”, tha kryeinspektori anglez. Aktualisht janë disa procese gjyqësorë që po zhvillohen, ku të akuzuar janë shumë shqiptare me akuzat për konspiracion për furnizimin me drogë, ku janë kapur sasi të mëdha droge dhe janë sekuestruar sasira të konisderueshme parash nga këto sindikata të drogës që bashkëpunojnë me ato vendase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency