Basha: Në 18 shkurt nis lëvizja popullore për të çliruar Shqipërinë, përgjigje pseudopozitarëve

0
193

Kryedemokrati Lulzim Basha pas një takimi me të rinjtë e Partisë Demokratike në kryeqytet deklaroi se ka ardhur koha që të marrë fund sistemi i antivlerave ku kriminelet vendosen në pushtet e poste publike. Basha u bëri apel njerëzve t’i bashkohen protestës së opozitës më 18 shkurt, sepse kjo protestë ka synimin ti kthejë pushtetin qytetarëve. “ Këtu është ngritur një sistem antivlerash ku kriminalët bëhet kryetarë bashkie, kurse rinia detyrohet të shkojë në emigracion. Kjo duhet të marrë fund, këtë e ka në dorë rinia. Prandaj në 18 shkurt ngrihemi për të diktuar që pushteti tu kthehet qytetarëve. Rinia e Tiranës është gati. Fatin e qytetarëve ta kthejmë në duar të qytetarëve. Të jetë edhe Shqipëria pjesë e ndryshimit,që ka filluar në gjithë botën, – u shpreh ai.

 

Shefi i selise blu ndau bindjen se kasta e korruptuar por edhe pseudopozitarët do të  marrin përgjigjen nga qytetarët e bashkuar. Ai e konsideroi protestën e 18 shkurtit nisjen e një lëvizjeve mbarë qytetarë për të çliruar Shqipërinë.

“Kasta e korruptuar politike dhe çdo pseudopozitarë do ta marrë përgjigjen nga qytetarët e bashkuar. Ky është fillimi i nj lëvizjes për të ndryshuar fatin dhe për të siguruar pushtet për qytetarët. Nis një lëvizje mbarë popullore për të çliruar Shqipërinë dhe për të siguruar gjendje të lira dhe të ndershme,”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here