Kreditim dhe punësim për të rinjtë në Tiranë, ja kush përfiton

0
159

Interes 5-5.5% për çdo qytetar nga mosha 23-35 vjeç

Inciativë e Kryebashkiakut të Tiranës

 

1006052_597816573602861_26746070_nQë prej ditës së djeshme, çdo qytetar i Tiranës nga mosha 23 deri në 35 vjeç që kërkon të hapë apo zgjerojë biznesin e tij, mund të përfitojë nga fondi i garancive vënë në dispozicion për herë të parë nga Bashkia e Tiranës për të marrë një kredi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen me një nga bankat e nivelit të dytë. Fondi i garancive është një iniciativë e kryebashkiakut Basha, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin në qytetin e Tiranës. Ne po hedhim një hap të parë por shumë të rëndësishëm për të faktuar se edhe pushteti vendor nëse ka vullnet, ka mjete dhe mundësi për të ndihmuar në gjallërimin dhe forcimin e klimës pozitive të biznesit në Tiranë, ka mundësi të ndihmojë drejtpërdrejt në gjenerimin e bizneseve të reja që do të thotë vende të reja pune, që do të thotë mirëqenie e shtuar në qytet, që do të thotë më shumë shanse për të rinjtë e kryeqytetit. Këto kredi nëpërmjet garancisë së Bashkisë së Tiranës, garanci që ka një vlerë prej afro 1 milionë dollarësh jepen me interes pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma, në treg. Pra, në qoftë se në treg, kreditë në rastin e financimit të bizneseve të vogla apo të mesme, ekzistuese apo të reja variojnë nga 11 deri 15%, sipas kësaj marrëveshje, ata që do të përfitojnë, qytetarët nga mosha 23 deri 35 vjeç, banorë të qytetit të Tiranës do të paguajnë një normë interesi 5 deri 5.5%, kjo në varësi të faktorëve të riskut të biznesit që propozojnë të hapin apo që kanë të hapur dhe do të konsolidojnë” – u shpreh  Basha gjatë nënshkrimit të marrveshjes.

Kush përfiton

Përfitues të fondit të garancive do të jenë biznese të vogla dhe të mesme të cilat konsiderohen dhe si gjeneratorë të punësimin në Bashkinë e Tiranës. Me prioritet do të përfitojnë bizneset  e regjistruara në Bashkinë e Tiranës, 100 për qind sipërmarrës shqiptarë, biznese me sipërmarrëse femra, me sipërmarrës të rinj, projekte të teknologjisë dhe informacionit dhe me mundësi krijimi punësimi, përveç vetëpunësimit.  Bëhet fjalë për kredi deri në masën 50 milionë lekë të vjetra, 5 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë për disa kategori biznesesh, që përfshijnë tregtinë me pakicë e shumicë të materialeve e produkteve të ndryshme, përfshirë profesionet e ndryshme, marangoz, rrobaqepës, këpucar, të tjerë. Profesione si avokat, jurist, dentist, mjekë, kontabilistë, ekspert, dyqane veshmbathje, këpucësh, bar, restorant, internet kafe, kënde lojërash,  biznese që operojnë në fushën e teknologjisë, informacionit, sipërmarrje artizanale, punime me dorë, dyqane lulesh, zbukurimesh, fusha sportive, njësi tregtare të shumëllojshme, njësi prodhimi të vogla.  Me prioritet bizneset  e regjistruara në Bashkinë e Tiranës, 100 për qind sipërmarrës shqiptarë, biznese me sipërmarrëse femra, me sipërmarrës të rinj, projekte të teknologjisë dhe informacionit, dhe me mundësi krijimi punësimi, përveç  vetëpunësimit” – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Profesionet që përfitojnë

Marangoz, rrobaqepës, këpucar, avokat, jurist, dentist, mjekë, kontabilistë, ekspert, dyqane veshmbathje, këpucësh, bar, restorant, internet kafe, kënde lojërash,  biznese që operojnë në fushën e teknologjisë, informacionit, sipërmarrje artizanale, punime me dorë, dyqane lulesh, zbukurimesh, fusha sportive, njësi tregtare të shumëllojshme, njësi prodhimi të vogla

 

 

Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, viti i ri shkollor nis më 16 shtator

600 mijë nxëns të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të nisin vitin e ri shkollor në 16 shtator. Sipas Jovan Kristiqit , këshilltar në Ministrinë e Arsimit, pritet që ky vit të jetë plot risi për sistemin arsimor. Një tjetër pikë e dikutueshme këtë vit pritet të jetë shitja e librave. “Shitja e teksteve shkollore fillon jo më vonë se data 2 shtator. Tekstet mund të shiten ose në shkolla ose në libraritë pranë shkollave. Ne i kemi të gjitha tekstet, të cilat janë pasqyruar edhe në katalogun e teksteve të vitit shkollor 2013-2014. Në rast se do të ketë ndonjë mungesë teksti kjo mund të vijë vetëm për cështje teknike, ndaj të cilave sipas kontratave që kemi nënshkruar me botuesit, ata mbajnë përgjegjësi dhe ndaj tyre do të ketë penalitete. Në rast se ata do ta vonojnë tekstin, atëherë ky tekst do të zëvendësohet me një tekst tjetër”-thekëson Kristiqi. Prinderit me pare se te drejtohen per te blere paketën me libra te femijeve te tyre duhet te kene marre listen me tekstet qe do te perdoren ne shkollen, ku meson femija. Si fillim, librat blihen me para ne dore per te vijuar me pas kompensimi ne nje periudhe te mevonshme. “Duke qenë sistemi alternativ i teksteve ata detyrimisht duhet të kenë tekstet që do të punojë fëmija vetë për këtë vit shkollor. Këto lloj tekstesh ku paraqitet botuesi, njëkohësisht edhe çmimi i tekstit janë dhënë nga shkollat në fund të muajit qershor. Por edhe në rast se nuk e kanë listën ato fare mirë mund ta marrin pranë shkollës, të cilat i kanë të afishuar në një vend të dukshëm të shkollës. Prindërit i blejnë librat me paratë e tyre dhe kompensimi nis nga muaji nëntor deri në muajin mars”-përmen këshilltari në MASH, Jovan Kristiqi

 

300,000 fans në faqen zyrtare në Facebook të Vodafone Albania

Faqja zyrtare ne Facebook e Vodafone Albania ka shënuar një numër rekord përdoruesish. Diten e Merkure, datë 21 Gusht, faqja ka numëruar 300.000 “fans” ndërsa publikimi i postimeve të reja dhe komunikimi me përdoruesit e faqes vijon të jetë shumë intensiv duke ofruar shumë informacione dhe përkujdesje.  Por jo vetëm kaq, përdoruesit e faqes shpesh arrijnë të surprizohen nga ofertat dhe dhuratat ekskluzive. Dhe diten e Merkure Vodafone i surprizoi mijërat e fansave me mundësitë e përfitimit të dhuratave të shpërndara në mënyrë të rastësishme. Kësaj here personit që  pati fatin të ishte i 300,000 prej fansave ju ofrua një aparat Vodafone Smartphone Mini – një nga shtesat më të reja në gamën e smartfoneve të rinj që sapo kanë kanë zënë vend në vitrinat e dyqaneve Vodafone. Ndërkohë 300 “fans” të tjerë që ia dolën të ishin të parët nè regjistrimin për një dhuratë  iu ofruan 1000 lekë si kredit rimbushjeje në llogarinë e tyre si klientë të Vodafone.  Krahas pranisë në rrjetin Facebook, Vodafone Albania është i pranishëm në të gjitha rrjetet kryesore sociale përfshirë Tëitter, LinkedIn dhe Instagram. Vodafone është gjithashtu i pranishëm në platformat Android dhe iOS  me një numër aplikacionesh falas të tillë si My Vodafone që mundëson shumë shërbime për klientët e Vodafone Albania përfshirë realizimin  e rimbushjeve, kontrollin  e llogarisë, regjistrimin për shërbime shtesë, blerjen e paketave të komunikimit e shumë të tjera. Gjithashtu në platformën Android gjendet  aplikacioni  Vodafone Guardian që përdoret nga prindërit për të kufizuar dhe kontrolluar aksesin e fëmijëve në internet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency