I riu nga Berati flet për Mirelën, studenten që i hodhi salcë Nikollës: Si e njoh unë, la qytetin me 50 mijë lekë…

0
312

Damiano Agalliu, një i ri nga Berati thotë se ka patur rastin të njohë nga afër Mirela Rukon, aktivisten e Lëvizjes për Universitetin që mbrëmë i hodhi salcë të kuqe ministres së Arsmit Lindita Nikolla, gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Damiano flet për një histori varfërie të studentes dhe familjes së saj ndërsa shprehet me nota keqardhje që e gjitha është kthyer në objekt humori. “Unë kam patur rastin ta njoh pak nga afër Mirelen, dhe pak a shumë historinë familjare të saj. Nga t’ia nisesh dhe përfundosh. Nga morta e Mirelës që punon për 130 mijë lekë të qelbura. Apo nga familja me 500 halle që s’kanë as fuqi ekonomike për t’i ndjekur feëmijet me shkollë, apo “miq” siç funksionon Shqipëri (Kabul)Apo t’ia nis nga vetë Mirela që me 50 mije lekë la qytetin e saj, dhe e gjeti veten në mes të Tiranës. Aty një 50 mijë lekësh mjafton një drekë tek “Il Gusto ” apo një e premte në “bllok””, shprehet Damiano duke u shprehur me nota revolte edhe ndaj atyre që ai i cilëson si “pseudogazetarë” apo opinionistë të cilët e kanë parë këtë akt proteste si krim. “Ajo që ka bërë Mirela është gjëja më e paktë, më normale që mund të bejë një studente për ë ardhmen e saj. Qoftë kjo qeveri e majtë apo e djathtë…. Nuk mbaron me kaq… DHE POPULLIIIII DELEEEEE NORMALISHT E KAP DHE E KTHEN NE SENS HUMORI GJITHE KETE GUXIM TE KESAJ VAJZE.. BASHKE ME BARBONATTTTT E RRUGES 50 LEKSHAT QE MJAFTOHEN ME NJE KAFE PA QUMESHT TE FTOHTE DHE ME ËI-FI FALAS NEPER LOKALE. Rriniiiii rriniiiiii haniiiiii barrrrrrr te thattttttt se te njomit i vini anash. Ju beri per nje lek nje vajze me 5000 mije probleme. MOS HARRONI ” SUKSESE NE JETE ” Vdekje fashizmi, liri e popullit”, përmbyll me nota sarkastike Damiano

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here