Shi e breshër, pushuesit lënë plazhet!

0
120

Në Sarandë disa pushues janë bllokuar te Plazhi i Pasqyrave, në Vlorë stuhia ka përmbytur rrugët kryesore dhe bulevardin, në Gjirin e Lalzit njerëzit janë larguar menjëherë nga frika e stuhisë, por janë bllokuar në trafik

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERADje e gjithë Shqipëria është gjendur papritur nën frikën e stuhisë, sidomos në vendet ku pushuesit masivë kanë përjetuar prishjen e menjëhershme të motit. Ndryshimi radikal i motit gjatë mesditës së djeshme ka lënë të bllokuar që prej orës 14:30 rreth 80 pushues në Plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pushuesit nuk mund të lëvizin për shkak të stuhisë dhe dallgëve të mëdha.

Mësohet se një pjesë e pushuesve, mes të cilëve gra e fëmijë, kanë qenë në bregdet, ndërsa pjesa tjetër ndodheshin nëpër varka, në momentin kur zona është përfshirë nga një stuhi e fortë me erë dhe shi të dendur.

Të gjendur përballë kësaj situate, pushuesit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka punuar për evakuimin e tyre, një nga një, me litar përmes shpatit të malit. Reshjet e shiut, në disa zona edhe breshër, kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit, duke përmbytur rrugë dhe duke heshtur turizmin në pikun e tij për disa ditë.

Erëra të forta ciklonike kanë përfshirë dje brigjet e Vlorës. Pushuesit kanë ikur me nxitim dhe plazhet janë boshatisur. Si pasojë, forca e detit arriti deri në 5 ballë dhe ka pasur shkarkesa të forta rrufesh. Kjo situatë ka bërë që në pjesën më të madhe të qarkut të Vlorës të ketë edhe shkëputje të energjisë elektrike. Sipas parashikimeve sinoptike, erërat do të jenë kalimtare, por meteorologët parashikojnë se edhe e diela do të jetë me mot të keq. Jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në qytete të tjera ka pasur shi të menjëhershëm dhe rrebeshe të forta. Kështu, Tirana u pushtua në orët e pasdites nga një rrebesh i fortë dhe i vazhdueshëm. Por reshjet kanë pasur edhe efekte pozitive në qytete të tjera, ndërsa në Pukë, shiu i dendur ka shuar flakët e zjarrit që po digjnin disa hektarë pyje e kullota.

Vlorë

Erëra të forta ciklonike kanë përfshirë dje brigjet e Vlorës. Pushuesit kanë ikur me nxitim dhe plazhet janë boshatisur. Si pasojë, forca e detit arriti deri në 5 ballë dhe ka pasur shkarkesa të forta rrufesh. Kjo situate ka bërë që në pjesën më të madhe të qarkut të Vlorës të ketë edhe shkëputje të energjisë elektrike. Sipas parashikimeve sinoptike, erërat do të jenë kalimtare.

Sarandë

Ndryshimi radikal i motit gjatë mesditës së djeshme ka lënë të bllokuar që prej orës 14:30 rreth 80 pushues në Plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pushuesit nuk mund të lëviznin për shkak të stuhisë dhe dallgëve të mëdha. Të gjendur përballë kësaj situate, pushuesit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes

Të tjera

Jo vetëm në zonat bregdetare, por dhe në qytete të tjera ka pasur shi të menjëhershëm dhe rrebeshe të forta. Kështu, Tirana u pushtua në orët e pasdites nga një rrebesh i fortë dhe i vazhdueshëm. Por reshjet kanë pasur edhe efekte pozitive në qytete të tjera, ndërsa në Pukë, shiu i dendur ka shuar flakët e zjarrit që po digjnin disa hektarë pyje e kullota.

 

Kërkohen më shumë punëtorë për hoteleri dhe ndërtim

Sipas sindikatave të punëtorëve, profesionet më të kërkuara në Kosovë mbesin hoteleria dhe profesionistë në sektorin e ndërtimtarisë së ulët dhe të lartë. Këta dy sektorë, janë identifikuar edhe nga autoritetet zyrtare si fushat më të kërkuara.

Por, disa kompani private, që shërbejë si urë lidhëse në mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve thonë se kompanitë private në vend, në të shumtën e rasteve kërkojnë agjentë shitjeje.

Ali Dragusha, nga Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës dhe njëherësh anëtar i Këshillit Ekonomik Social, konsideron se sektori i ndërtimtarisë dhe hotelerisë, viteve të fundit është më aktiv në vend, kështu që edhe punëtorët duhet të kërkohen më tepër në këto fusha.

“Nuk kemi ndonjë analizë të mirëfilltë të profesioneve më të kërkuara, si sindikatë. Por, mendoj se profesionet më të kërkuara në sektorin privat janë në fushën e ndërtimtarisë dhe hotelerisë dhe ato kryesisht profesione të natyrës së thjeshtë, fuqi punëtore”, – thotë Dragusha.

Në Kosovë ekziston një kompani private që shërben si urë lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, e quajtur “KosovaJob”. Kjo kompani aktivitetin e ka filluar në fund të vitit 2011, dhe si partnerë ka 600 kompani private në gjithë vendin. Arion Rizaj, menaxher në “KosovaJob”, tregon për Radio Evropa e Lirë se për çdo ditë në këtë portal vendosin tetë vende të reja të punës, të profileve të ndryshme.

“Për gjashtë muajt e fundit, kompanitë private më së shumti shpallin konkurse për agjentë shitjeje, deri në 50 për qind, zhvillues projektesh e kështu me radhë. Ka pastaj edhe kamerierë, por më së shumti agjentë të shitjes dhe marketingut”, – bën të ditur Rizaj.

Rizaj, ndërkaq, tregon se në këtë kompani biografitë e tyre i kanë paraqitur 15 mijë persona që në çdo moment janë të gatshëm për punësim, ndërkaq 2500 persona tashmë janë të punësuar.

Sidoqoftë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, papunësia thuhet se është 35.1 për qind. Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë aktive është 36.8 për qind dhe shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë joaktive është 63.2 për qind.

Ndërkaq, numri i punëkërkuesve të regjistruar në qendrat rajonale në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, është rreth 300 mijë punëkërkues, kurse mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës. Lidhur me këtë, Ali Dragusha shprehet se autoritetet kompetente duhet të zhvillojnë projekte për trajnimin e punëkërkuesve në profesionet më të kërkuara në vend.

“Parësore do të ishte, kemi nevojë për këtë profil dhe ky kuadër pasi t’i përfundojë trajnimet, ta përfundojë në lloj praktike, të ketë vendin e punës të caktuar. Pa u bërë ky lloj konkretizimi nga punëdhënësi dhe klasa politike, është vështirë se do të ketë sukses në këtë drejtim”, – pohon Dragusha. Zyrtarë të qeverisë, kohë më parë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje për trajnimin dhe aftësimin e këtyre të papunëve, në mënyrë që në momentin kur tregu i punës i kërkon, të jenë të gatshëm të punojnë.

Ende pa bust

10 gushti është dita kur në Kukës u krye ekzekutimi me varje i disidentit Havzi Nela nga sistemi komunist. Sot, 25 vite më pas, ndonëse ishte vendosur që të ngrihej një bust në nder të kujtimit të tij, asnjë gjurmë nuk duket prej një megaprojekti që nuk u zbatua kurrë.

Në këtë shesh duhej të ishte vendosur busti i të ndjerit, por burokracitë dhe harresa e institucioneve kanë bërë që ky fakt të harrohet në sytë e pushtetarëve, por jo në sytë e familjarëve të të ndjerit. Bashkia thotë se çështja është në duart e Ministrisë së Kulturës, e cila duhej të kishte prodhuar dhe vendosur bustin, por një gjë e tillë deri tani nuk është realizuar. Madje, asnjë përpjekje nuk është bërë për ta çuar çështjen deri në fund. Havzi Nela, pasi kaloi dhjetëra vite burg në kampet famëkeqe të asaj periudhe, u ekzekutua nga diktatura komuniste më 10 gusht të vitit 1988 në qytetin e Kukësit me akuza politike. Persekutimi i tij nisi në vitin 1967, kur, si një mësues i ri dhe poet i talentuar, kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatit.

 

Trashëgimia shqiptare dhe evropiane, projekt i 4 qyteteve

Ka vetëm pak kohë që ka përfunduar një projekt 2-vjeçar, synimi i të cilit ishte ballafaqimi i eksperiencës shqiptare dhe rajonale, me atë evropiane në drejtim të menaxhimit të trashëgimisë kulturore. Rezultat apo produkt i këtij projekti janë katër publikime, libra dhe DVD në katër gjuhë: shqip, greqisht, maqedonisht dhe sigurisht në gjuhën angleze, në mënyrë që Brukseli, vendimmarrësit dhe specialistët që nuk janë nga vendet e përfshira në këtë projekt të kuptojnë problemet që kalon trashëgimia në vendet si Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Kosova, pohon drejtuesi i këtij projekti Sadi Petrela. Qytetet e përfshira në këtë projekt janë Gjirokastra, Janina, Ohri dhe Prizreni. Gjatë zbatimit të tij u realizua edhe një sondazh me qëllim evidentimin e faktit se sa strukturat vendore apo qendrore njohin standardet evropiane të menaxhimit të trashëgimisë në Kosovë, Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. Për fat të keq, rezultati ishte i dobët, i cili thekson se për këtë arsye nevojiten projekte të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency