Xhixho: Raporti i DASH-it certifikon zhytjen e qeverisë në korrupsion dhe kapjen e drejtësisë

0
177

Deputetje e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile për qeverinë e zhytur në korrupsion, kapjen e drejtësisë, presionin mbi mediat, përdorimin e administratës në zgjedhje, blerjen e votës.

Reagimi

Raporti evidenton në mënyrë të veçantë:

???? Tenderat, PPP dhe korrupsionin e pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

???? Presionin politik, frikësimin, korrupsioni dhe burimet e kufizuara që kanë penguar gjyqësorin të funksionojë plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

???? Keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash

???? Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente

Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit.

Korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here