Kufoma 500 vjeçare, që nuk është tretur

0
189

136243Një trup femre e ruajtur në mënyrë të pazakonshme e varrosur para 500 vjetësh është zbuluar në një mal të Aregjentinës. Trupi i saj ishte aq i ruajtur mirë sa është vështirë të besosh se ajo vajzë ka vdekur para më shumë se 500 vjetëve. Por më befasuese është se shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mësojnë sekretet për vdekjen e saj, duke analizuar flokët e vajzës. Vajza inke, 13 vjeçare, kishte marrë mbidozë të alkoolit dhe gjethe të kokës, të cilat formojnë kokainën. Pastaj ishte lënë e ekspozuar në Ande si sakrificë për mbretin. E njohur si Ice Maiden, ajo është njëra nga tre fëmijët e gjetur në varr të gurit në një mal në Argjentinë. Vajza, më e madhja nga të tre, ishte gjetur me këmbë të kryqëzuara, ndërsa fëmijët ishin zbuluar në vitin 1999. Ata besohet se janë sakrifikuar në një ceremoni të quajtur “capacocha”, një ritual përmes të cilit është rrënjosur frikë nga perandori i Inkës.  Analizat nga flokët e fëmijëve tregojnë se të tre ishin droguar dhe u kishin dhënë alkool për të nënshtruar ata pak muaj para se të vdisnin.

 

Fshati që për pak minuta u kthye në ishull

 Ishte një fshat turistik, tashmë është një ishull, ndoshta edhe më turistik se më parë.  Bëhet fjalë për Mont St Michel, një fshat mesjetar në Francë, i cili pas goditjes së një baticë u kthye në ishull. Qindra turistë dhe kalimtarë kureshtarë u mblodhën për të parë ngjarjen, e cila zgjati vetëm rreth 20 minuta. “Për herë të parë, ne do të shohim detin të na rrethojë”, tha për  Le “Figaro”, Laurent Beauvais, presidenti i rajonit Basse-Normandie.  Ishulli në Normandi është i famshëm për manastirin e tij, që daton qysh prej shekullit të 11, dhe ka një rëndësi historike strategjike teksa tërheq rreth tre milionë turistë në vit. Prej disa muaj ishulli ishte i lidhur me territorin nga një rrugë. Tashmë një projekt rinovimi do të fillojë në fshat, ku rruga e zhdukur pritet të zëvendësohet me një urë.

Breshka me 2 koka “hap Facebook”

Breshka me dy kokë që lindi në muajin e shkuar në kopshtin zoologjik San Antonio u popullarizua aq shumë sa që tani ka edhe Facebook-un e vet. Zyrtarë të kopshtit thonë se breshka Telma and Luise, me emrin e filmit të shpërblyer me OSCAR, po përparon mirë  Zëdhënësi i kopshtit Debi Rios Vanskike thotë se breshka han e noton dhe se dy kokat Luise, e majta dhe Telma e djathta, pajtohen mire. Në “facebook” – un e breshkës shihen foto kafshës simpatike dhe si dhe bisedat e shpikura ndërmjet dy kokave.

8-vjeçari që në vend të lëkurës ka luspa peshku

Koka e tijë nuk është me flokë por me luspa peshku, po kështu edhe lëkura është është e mbushur me luspa. Kjo është historia e një 8-vjeçari nga Kina. Pan Xianhang, i lindur në Uenling të Kinës, ka një çrregullim të rrallë gjenetik që njihet si Iktiosis, emër që vjen nga fjala greke që përkthehet “peshk”. Si pasojë e gjendjes së tij, djali ka dhembje dhe nuk fle natën pasi ka kruarje në të gjithë trupin. Për një çrregullim të tillë ende nuk njihet kura dhe 8-vjeçari trajtohet vetëm me kremra apo vajra që hidratojnë lëkurën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency