Diana, 16 vite pa ardhur në Vlorë, u vra në vizitën e parë të saj

0
190

Jetonte në Gjermani, por vendosi që pushimet t’i bënte në vendlindjen e saj në Vlorë

Shokët e gjimnazistit: Ende s’e besojmë që Serdi ka vdekur, ishte shumë i sjellshëm

 

 

diana ademi 2Diana Ademi, 53-vjeçarja që u qëllua me plumba teksa flinte në shezllongun e saj, kishte mbërritur nga Gjermania, pas 16 vitesh largimi nga qyteti i Vlorës. Ademi kishte zgjedhur të pushonte në plazhin e bukur të Vlorës, por që, siç duket, fati i kishte ruajtur një tragjedi gjatë kohës së qëndrimit për të pushuar. Sipas dëshmitarëve, Diana nuk ka bërë asnjë veprim dhe se ajo është gjendur disa minuta më pas e përgjakur mbi shezllongun ku flinte. Dëshmitarët tregojnë se 53-vjeçarja ka qenë e fundit që është transportuar në spital, por që në fakt ajo ka ndërruar jetë që në vendngjarje. Diana Ademi është përcjellë gjatë ditës së djeshme për në banesën e fundit, ndërkohë që të afërmit, miq dhe shokë, shprehen se ajo kishte plot 16 vite që nuk kishte ardhur në Shqipëri. Pikërisht, vizitën e parë që i bëri vendlindjes, ajo u prit me plumba, duke mbetur e vdekur në vend. Njerëzit e afërm të saj kanë pohuar se kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të autorit të krimit dhe dënimin e tij me varje. Diana Ademi punonte në Gjermani si stiliste.

Shokët e gjimnazistit

Ngjarja e rëndë e mesditës së të dielës në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë ka shkaktuar tronditje tek të afërmit dhe miqtë e 17-vjeçarit Serdi Bajlozi. Fqinjët apo miqtë e 17-vjeçarit Skerdi Bajlozi në Përrenjas tregojnë të tronditur se ai ishte një djalë i sjellshëm dhe kishte rezultate të mira në mësime. Sipas tyre, të hënën ai do të kthehej në Përrenjas, por fatkeqësisht plani i tij u ndërpre në mes, pasi mbeti i vrarë në një resort privat. “Ka qenë një çun i mirë. Nuk e prisnim që të ndodhte kjo gjë, sepse ai sot (dje) e kishte për të ardhur këtu, në qytet. Jemi shumë të hidhëruar për këtë që ndodhi. Nuk e prisnim”. “Është një nga familjet më të mira të qytetit, familje intelektuale, edhe ky djalë, një djalë i shkëlqyer me vese nga më të mirat”. “Qyteti përjetoi një dhimbje shumë të madhe. Është si e pabesueshme akoma”. “Ka qenë shumë i mirë në mësime, në organizime dhe në shumë gjëra të tjera. S’ka qenë problematik i qytetit dhe i shkollës”. Adoleshenti kishte shkuar me pushime tek halla e tij bashkë me motrën në qytetin e Vlorës dhe në momentin e ngjarjes ai ka qenë në ujë. Viktimë në këtë masakër mbeti edhe Sokol Isufi, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit, i cili në orën 15:00 u përcoll për në banesën e fundit. Fqinjët e tij tregojnë se ai ka qenë një person i rregullt.

Ngjarja në mesditë

Tre persona janë ekzekutuar teksa pushonin në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin e kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë në një zonë të mbipopulluar nga pushuesit. Të vrarë kanë mbetur Sokol Isufaj, 34 vjeç, babai i dy vajzave të vogla, nga Kurjani i Roskovecit, Diana Ademi, 53 vjeçe, nga Vlora, dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç, nga Përrenjasi. Gjithashtu, nga breshëria e automatikut ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Sipas policisë, 3 viktimat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, madje pohohet se shënjestra ka qenë një person tjetër nga Fieri dhe jo Sokol Isufaj. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autori ka ardhur me një makinë dhe që nga shkallët ka nxjerrë kallashnikovin, duke shtënë disa herë e më pas është larguar me shpejtësi. Autori është përshkruar nga dëshmitarët si një i ri rreth 25 vjeç, ezmer e me flokë të shkurta. Burime zyrtare nga policia bënë me dije disa orë pas krimit se 3 persona të dyshuar janë shpallur në kërkim, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Ndërkohë, ditën e djeshme është bërë arrestimi i njërit prej autorëve të krimit, Leo Osmëni, ndërsa personi që ka qëlluar është shpallur në kërkim.

3 viktimat

nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, madje pohohet se shënjestra ka qenë një person tjetër nga Fieri dhe jo Sokol Isufaj. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autori ka ardhur me një makinë dhe që nga shkallët ka nxjerrë kallashnikovin, duke shtënë disa herë e më pas është larguar me shpejtësi.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency