Dhurata e Brad Pitt për Angelinën, një avion

0
206

angelinaAktori Brad Pitt i ka blerë Angelina Jolie një avion privat për ta kënaqur sa më shumë dhe për t’i dhënë mundësinë çiftit të takohen më shpesh. Për shkak të profesionit aktorët janë të detyruar të udhëtojnë herë pas here në vende të ndryshme dhe si pasojë ndodh që të kalojnë ditë të tëra pa u takuar. Aktori 49-vjeçar aktualisht po xhiron filmin për Luftën e Dytë Botërore të titulluar “Fury” në Londër, ndërsa Jolie po punon për regjinë e filmit “Unbroken” në Haëaii.

Pra çifti ndodhet larg njëri-tjetrit dhe kjo ishte shtysa kryesore që e nxiti Brad Pitti t’i bëjë Angelines një dhuratë të tillë. Ai i kishte thënë aktores 38-vjeçare të zgjidhte një avion çfarëdo dhe ai do ia paguante pa hezituar. Ndërkohë aktorja ka marrë kritika të shumta kohët e fundit për shkak të peshës. Burime të huaja bëjnë të ditur që ajo tashmë peshon vetëm 42 kilogramë, më pak saç ka qenë në moshën 16-vjeçare dhe se ka probleme me anoreksinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency