Pushteti errëson çdo njeri!

0
139

Violeta Murati

Shtërngata e Blondell në skenën e Butrintit ishte pa ngjyrë, me përpjekje për t’i dhënë stimulin e një energjie e ritmi shekspirian por që mungonin. Ne kemi fjalën shqip për këto raste, dhe pse jo tamam në gjuhë arti: e vakët. Aktorët e rinj, dhe ata që dukeshin se kishin gjuhë profesionale në lojën e tyre dukeshin të frustruar, jo të çlirët nga kornizat e regjisorit në këtë rast. Blondell kishte marrë pushtetin jo të duhur për t’ja dalë Shekspirit me “Shtërngatën”

 

c2f1ade9-9fb5-4580-adeb-6aa34d3beadc-444x333Ndonëse është shpjeguar tashmë se Shekspirin modern mund ta sjellësh me teatrin e gjallë, këtu nuk mbaron gjithçka. Jeta e gjallë në teatër është vetë teatri në një farë gjuhe kushdo që të merret me këtë zanat. Të tjerët humbin kohën kot. Kjo do të thotë të hysh në plagë e të flasësh çdo gjuhë ashtu si ç’bën teatri i varfër, teatri i rrugës- teatri klasik, e ai modern, e që në fakt e simbolizon më së miri Shekspiri, bashkë me gjithë ndjekësit e tij prej 500 vjetësh.

Pasi vuri në sfidë vetë jetën me magjitë e shthurjet, me fantazitë e realitetin – Shekspiri përmblodhi në një sens të mbinatyrshëm “Shtërngatën”, që mendohet të jetë vepra e fundit, e shkruar e plotë, koncentrat i të gjithë punëve të tij.

Me këtë vepër dhe me këtë sfidë u përfaqësua një natë më parë, regjisori amerikan John Blondell, tashmë i njohur në qarqet e teatrit në Tiranë duke i hapur namin se është mjeshtër i Shekspirit. Nuk mjaftoi kurioziteti në kryeqytet ndërsa pamë veprën “Endrra e një nate vere”, të një niveli nën mesatar, për nga përralla estetike, për të kuptuar se edhe me “Shtërngatën”, John Blondell është një regjisor që e do Shekspirin, edhe ka parë nëpër të gjithë botën shfaqje pafund të tij. Por kjo nuk mjafton sa për ta mburrur si  mjeshtër.

Shtërngata e Blondell në skenën e Butrintit ishte pa ngjyrë, me përpjekje për t’i dhënë stimulin e një energjie e ritmi shekspirian por që mungonin. Ne kemi fjalën shqip për këto raste, dhe pse jo tamam në gjuhë arti: e vakët. Aktorët e rinj, dhe ata që dukeshin se kishin gjuhë profesionale në lojën e tyre dukeshin të frustruar, jo të çlirët nga kornizat e regjisorit në këtë rast. Blondell kishte marrë pushtetin jo të duhur për t’ja dalë Shekspirit me “Shtërngatën”.  Megjithatë në konferencën e djeshme për shtyp Blondell ka mundur të artikulojë si çdo herë, (edhe në Tiranë) më shumë interesat e tij mbi eksperimentin në teatër, ndërsa ka pasur diferencë të madhe kjo mes spektatorit, regjisorit dhe shfaqjes.

“Ishte privilegj të isha këtu, në skenën antike të Butrintit, me një nga veprat më të plotë të Shekspirit”, ka thënë John Blondell në konferencën për shtyp, që organizohet pas çdo trupe pjesëmarrëse në edicionin e 12 –të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Butrint 2000”.

Ky regjisor është i njohur në Tiranë për vënien “Ëndrra e një natë vere” me trupën e Teatrit Kombëtar, po një Shekspir tjetër po jo larg nga të qënit romantik dhe tragjikomedian.

John ka treguar se me trupën e tij të vendosur në Santa Barbara ka 20 vjet që punon me grupe të vogëla aktorësh,  të cilët luajnë disa karaktere njëherësh.

Regjisori është shprehur se në kohët e fundit Shekspiri është kultivuar përmes aktorëve të tij duke ju kushtuar teatrit fizik, në gjuhën e trupit, lëvizjeve.

Ndërsa dhe për të ashtu si historia e shkrimit të dramës “Shtërngata” përbën një nga projektet më të plota në shtatë vitet që punon dhe vë në skenë vetëm Shekspir.

Para pak ditësh Blondell tregon se ishte në festivain e parë në rajon që i dedikohet veprës së Shekspirit, dhe prej andej donte të shfrytëzonte këtë hapësirë duke qenë edhe në skenën e Butrintit.

“Gjithë temat e Shekspirit përsritën tek “Shtërngata” si dashuria, tradhëtia, komploti, intriga, magjia etj”, tha Blondel, ndërsa ka vënë në dukje se në Butrint shfaqjes i mungonte skenografia, i vetmi ndryshim që ka bërë nga vënia në Amerikë, ku loja e stuhisë ka ndodhur mbi një bazen pishine me dru bambuje.

John e ka ndjekur dje shfaqjen nga radha e dytë e gurëve dhe për këtë ai u shpreh: “Për mua ka qenë dy eksperienca të ndryshme në Butrint: ti drejtosh provat dhe të ishe spektator Shekspiri shijohet më shumë. Ky lloj teatri është ekzakt për ta shijuar Shekspirin. Ndërsa aktorët përveç tekstit u jepte mundësinë të krijonin edhe eksperienca personale”.

Kritiku Josfi Papagjoni nuk ka mbajtur fjalë të gjatë, duke i drejtuar një argument për përgjigje regjisorit nëse do mund ta zhvishte Prosperon nga mistikja si do mund t’i jepte një gjuhë tjetër teatrit të Shekspirit?!

Blondell se ardhja e shfaqjes në Butrint ka bjerrë pak versionin original, atë magjik pasi e ka shkaktuar mungesa e skenografisë, por megjithatë regjisori ka pohuar se investon që të nxjerrë në pah aspektin magjik me mjete teatrooore si diçka që lëviz, por e fshehur. Aktori në rolin e protagonistit, Prosperos tha se “ideja e magjikes është një nga gjërat më të vështira, për të mos qenë sipërfaqësorë,. Kjo figurë merr fuqi për nxjerrë në dritë pjesët e errëta, frustracionet që ka pasur personazhi. John mundi ta krijonte këtë lehtësi të magjisë, detyrën për të nxjerrë ambiguitetin e njeriut, veçanërisht kur vjen në pushtet, dhe kjo ndodh tek çdo njeri”.

Shtërngata është një shfaqje e Shekspirit që besohet të jetë shkruar në vitet 1610-1611, dhe mendohet nga shumë kritikë të jetë loja e fundit e tij. Ngjarjet janë vendosur në një ishull të largët, ku Prospero, Duka i ligjshëm i Milanos, komploton për të  rivendosur Mirandën, bijën e tij në vendin legjitim duke përdorur iluzionin dhe manipulimin. Ai shkakton stuhinë, për të tërhequr vëllain e tij, dhe Alonson, mbretin e Napolit, në ishull. Këtu nisin makinacionet e Prosperos duke treguar përulësi ndaj Antonios, që t’ja arrijë qëllimit të martesës së Mirandës me djalin e Alonsos, Ferdinandin.

Komploti udhëheq “Shtërntagën”. Shfaqja u dha për herë të parë në vitin 1923.

Historia vazhdon të ndjekë traditën e romancës, e ndikuar nga tragjikomeditë dhe komedia dell’arte.  Rasti i “Shtërngatës” ndryshon nga dramat e tjera të Shekspirit, duke parë tek kjo pjesë një stil të rreptë, dhe organizim më neoklasik.

Kritikët e kanë parë “Shtërngatën” si një mënyrë ekspilicite me vetë natyrën e saj si një lojë, shpesh e tërhequr në lidhjen e konceptit “art” Prospero dhe iluzionet teatrale. Kritikë më të hershëm e kanë parë Prosperon si një përfaqësim të vetë Shekspirit, dhe dorëheqjen nga magjia si sinjalizim të tij mbi lamtumirën e shkrimtarit në këtë fazë.

Magjia në këtë vepër është trajtuar shpesh si destruktive dhe e tmerrshme, ku Prospero është përshkruar i mrekullueshëm.

Për shkak të rolit të vogël që gratë luajnë në histori, “Shtërngata” është vërejtur se nuk ka pasur shumë tërheqje nga analizat fëministe. Miranda është parë zakonisht si ka përvetësuar plotësisht rendin patriarkal të gjërave, duke menduar për veten si vartëse e babait të saj.  Kjo shfaqje nuk ka pasur vëmendje e konsiderueshme para mbylljes së teatrove në vitin 1942, derisa arriti të gëzonte popullaritet dhe të vihej në vetëm në versione të përshtatura. Nga kritikët është konsideruar të jetë një nga shfaqjet më të mëdha të tij, ndonëse prej shek. 19-të teatrot kanë pasur në synim rivendosjen e tesktit origjinal shekspirian.

Sinopsi është: Prospero, personazhi kryesor, duka i rrëzuar i Miilanos rrëzuar. Ai tani jeton në një ishull dhe është bërë një magjistar i madh.

Miranda, vajza Prospero, i cila bie në dashuri me Princin e Napolit, Ferdinandin. Ariel, një frymë e djallëzuar që bën oferta Prosperos duke u bërë “rob” i tij për shkak se ai u shpëtua nga Prospero. Antonio, vëllai Prospero-së, të cilët kanë uzurpuar pozitën e Dukës së Milanos. Ai d Sebastian komplotojnë por pa sukses për të vrarë Alonso dhe familjen e tij për të ardhur në fron.

Ferdinand, djali Alonsos bie në dashuri me Mirandën. E gjithë loja ndiqet nga kompolotet dhe magjitë.

Në përfundim, të gjithë personazhet kryesore janë sjellë së bashku përpara Prospero, i cili fal Alonso. Ai gjithashtu fal Antonio dhe Sebastian, por paralajmëron ata kundër tradhtisë së mëtejshëm. Prospero me gjithë fuqitë e tij magjike fton audiencën për të vendosur lirinë në ishull

Magjikja ishte një temë mjaft e diskutueshme në kohën e Shekspirit. Jemi në vitet ‘600 kur Giordano Bruno u dogj në turrën e druve.  Jashtë botës katolike, protestante në Angli, ku Shekspiri shkroi “Shtërngatën”, magjia gjithashtu ishte tabu, jo të gjitha “magjike”, megjithatë, është konsideruar si e keqja. Disa mendimtarë dhanë një pamje racionale për studimin në këtë vepër të mbinatyrshmes, vendosmëria për të zbuluar fenomene të pazakonta. Prandaj Shekspiri si duket ishte I kujdeshëm për të bërë dallimin që Prospero të ishte racional, dhe jo një magjistar okult.

Shtërngata është interpretuar si një traktat I fundit i Shekspirit për shpirtin e njeriut, si një koncept i parë në tri sfera; vegjetimin, ndjeshmërinë dhe racionalitetin. Për këtë arsye është një histori e vendosur larg nga jeta e zakonshme e menduar në: eksplorim, përhumbje dhe zbulim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency