“Hajdari, zëdhënesja e Ramës”

0
145

Nga Elmaz Sherifi

Dje, kur ne Keshillin Politik kishte debate, se si do te pasqyrohen ne Kodin Zgjedhor angazhimet e pranuara ne marreveshjen e bere ne Seline e Ambasadores Kim, dhe te pershendetura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, Rudina Hajdari, doli nga mbledhja dhe si zedhenese e Rames,i beri te ditur opinionit se “opozita parlamentare” kishte hequr dore nga “listat e hapura” dhe se kishin gjetur edhe formulen e kerkuar nga Rama per “balancen gjinore”.
Ajo deklaroi “ne propozuam qe populli le te votoj ke te doje, deputete do te behet ajo qe do partia, Rama” !
Pra, sipas “opozites parlamentare”, ato femra, qe nuk i voton zgjedhesi, i ben deputete partia.
A e kuptuat tani lojen e Rames dhe “opozites parlamentare”. Gjithecka po kurdiset vetem e vetem qe te mos zbatohet marreveshja e firmosur te Selia e Ambasadores Kim. Rama dhe “opozita parlamentare” tani kane dale lakurq, perpara shqiptareve dhe nderkombetareve.
Qellimi eshte eleminimi i koalicioneve parazgjedhore.
Me qe Rama dhe opozita parlamentare jane kaq te dashuruar me “balancen gjinore”, po ua jap une formulen. Le te vendos ne listen e tyre zgjedhore 100 % femra.
Te gjithe e kuptojne se Rama vazhdon te beje gallate me shqiptaret dhe pozita parlamentare eshte bisht i Rames.
Tani ne prove eshte autoriteti i sekretarit Amerikan te Shtetit, Pompeo !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here