Kërkohet dorëheqja për 2 gjyqtarë, dështon seanca e parë në Apel

0
183

Sonja Caka

Argumentat, Agron Papajani ka caktuar masën e sigurisë për Ndrea Prendin, ndërsa Fatos Qatos i kërkohet dorëheqja nga avokati Gjokutaj: Gruaja e gjyqtarit Qato, një nga organizatoret e 21 Janarit

 

21-janar-protesta

Dështon seanca e parë e procesit gjyqësor të 21 Janarit në Apel. Ka nisur dhe ka përfunduar me dorëheqje, duke çuar në shtyrjen e seancës për më 25 korrik, ku pritet që dy gjyqtarët të zëvendësohen. Seanca ka nisur me kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani, i cili deklaroi se ka caktuar masën e sigurisë për të gardistin Ndrea Prendi. Më pas, ka reaguar avokati Genci Gjokutaj, i cili ka kërkuar që dorëheqjen ta japë jo vetëm Papajani, por edhe anëtari tjetër i trupës gjyqësore, Fatos Qato, me argumentin se gruaja e këtij të fundit, Merita Qato ka qenë një nga organizatoret e demostratës së 21 Janarit. I gjendur përballë një situate të tillë, relatori Astrit Haxhialushi, është detyruar të shtyjë se seancën për më 25 korrik, ndërsa do vendoet lidhur me 2 dorëheqjet dhe zëvnedëismine  tyre me dy gjyqtarë të tjerë. Për të ndjekur seancën e djeshme kishin ardhur dhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA-së dhe 2 komisionerë të Avokatit të Popullit.

Seanca

Seanca e djeshme gjyqësore ndaj dy gardistëve Ndrea prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për ngjarjen e rëndë të 21 Janarit ka zgjatur vetëm disa minuta për shkak të kërkesave për 2 dorëheqje nga gjyqtarët e trupës gjykuese. Pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani, për shkak të caktimit të masës së sigurisë për gardistin Prendi, edhe avokati mbrojtës Genci Gjokutaj, që mbron interesat e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, kërkoi që në nisje të seancës përjashtimin e gjykatësve Agron Papajani dhe Fatos Qato. Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qënë edhe në seancën gjyqësori kur ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, iu dha masa e sigurisë, ndërsa Fatos Qato është bashkëshorti i anëtares së PS-së, Merita Qato, e cila është edhe një nga organizatoret e 21 janarit. Menjëherë pas kërkesës së avokatit Gjokutaj, gjykatësi Papajani dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, duke çuar kështu edhe në shtyrjen e seancës gjyqësore. Gjykatësi Agron Papajani tha se kishte vendosur personalisht të jepte dorëheqjen pasi kishte marrë pjesë në gjyqin e zhvilluar ndaj gardistit. Ndërkohë që, në seancën e djeshme mugonin dy të akuzuarit, Agron Llupo dhe Ndrea Prendi.

Ankimimi

Prokuroria apeloi vendimin e 3 pafajësive të dhëna për 21 Janarin nga trupa gjyqësore e Shkallës së Parë. Në vendimin e saj, Gjykata argumentoi në 13 shkurt të këtij viti, se akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka patur dashje për të vrarë demonstruesit. Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demostruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit.

Avokatët e jetimëve të Veizit: Duam 180 milionë lekë dëmshpërblim

Në përfundim të seancës disa minutëshe, për median ka reaguar avokati Dorian Matlija, përkatësisht avokatët e Ana dhe Klajdi Veizi, dy fëmijët e protestuesit të vrarë në protestën e dhunshme të 21 Janarit. Së bashku me avokatin Andi Kanani, ata kërkuan dje 180 milionë lekë dëmshpërblim për dy fëmjët jetimë. Avokatët që mbrojnë cështjen e Ziver Veizit, pretendojnë se fëmijëve të protestuesit të vrarë duhet t’u jepet një shumë të hollash si dëmshëprblim pasi tashmë nuk ka kush të kujdes për ta. Ndërkohë, Avokati Matlija, në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës ka deklaruar se mungon dosja e ankimimit të bërë nga klientët e tij. “Ankimi është dorëzuar dhe nuk e dimë se ku ka përfunduar tani. Është dicka që ndodh shumë radhë për të mos thënë se nuk duhet të ndoshta fare, por ka ndodhur në një cështje me ndjeshmëri kaq të lartë dhe duhet të verifikojmë pastaj të themi dicka më shumë. Është dorëzuar që në mars, brenda afatit. Më pas do shohim mundësinë e përfshirjes së këtij ankimimi në këtë proces që po zhvillohet në Gjykatën e pallit dhe pastaj do të kërkojmë rikthimin e cështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë për arsye se ai gjykim duhet të ishte gjykuar së bashku me padinë civile. Nuk mundet se ato që ishin familjarët e viktimave të mos merrnin pjesë në këtë proces se dhe ata kanë të drejtë procedurale të bëjnë pyetje për ekspertët, për dëshmitarët dhe ta orientojnë procesin ndryshe nga se e bëri Prokuroria”, theksoi Matlija.

 

Nafta “Virgin”

Mashtrimi me karburantet, kërkohet dënimi me 13 vjet burg për Hajri Elezaj

Pas 41 seancave gjyqësore, më në fund Prokuroria e Tiranës mundi të paraqesë pretendimet e fundit dhe të kërkojë masën e dënimit për kreun e shoqërisë “Euro Oil”, Hajri Elezaj, për të cilin ka kërkuar dënimin përfudimtar me 13 vjet burg. Prokurori ka paraqitur kërkesta ëpr dnëim edhe për dy të pandehurit e tjetër, Bledar Rama dhe Dashamir Kasaj, të cilët në bashkëpunim me të pandehurin Hajri Elezaj akuzohet për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim të dokumentave më shumë se një herë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim detyre”. Kërkesa për dënimin e biznesmenit Elezaj dhe dy bashkëtëpandehurve është paraqitur mesditën e djeshme nga ana e prokurores, ndërsa avokati Fatos Shanaj dhe të pandehurit kërkuan kohë për përgatitjen e mbrojtjes. Për shkak të marrjes së lejeve të verës, gjykata vendosi ta shtyjë për në nënëtor seancën e radhës, ku pritet që pas mbrojtjes të jeper verdikti përfundimtar nga gjykata. Sipas heitmit të akuzës, referuar praktikave të dy ekspertëve, dokumentacioni i bllokuar nuk tregon të vërtetën mbi destinacionin e 17 mijë tonëve nafte virgin. “Kjo sasi e konsiderueshme”, thotë prokuroria, “nuk është ngarkuar në anije dhe se anija “Rita’s” është larguar bosh për në Greqi. Sipas prokurorisë, rezulton se shoqëria “Euroil” ka raportuar si eksporte të saj dy ngarkesa në muajin shkurt 2009, por të dyja këto me destinacion Libinë nuk regjistrohen si te kaluara në portin e Durrësit”. “Në deklaratat doganore”, sipas prokurores Sulaj, “eksporti realizohej me anijen “Rita’s” me ngarkesë që kap vlerën e mbi 800 mijë dollarëve, ndërsa nërastin tjetër eksporti i raportuar përmes anijes “Calitea” me vleftë në lekë, rreth 443 milionë lekë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency