Ja disa prej lojtarëve që kanë “pasuruar” klubet e tyre

0
127

Përgatiti Altin Vorpsi

Llogaritë pas shitjeve u kanë dhënë të drejtë. Edhe pse e kanë pasur të vështirë që të “privohen” nga yjet e tyre, shumë e parave që u është ofruar ka bërë që të kalojnë shpejt këtë “dhimbje”. Më poshtë do të njiheni me disa prej skuadrave që brenda pak kohësh kanë fituar shifra të mëdha, falë shitjes së talenteve apo lojtarëve të vet më të mirë.

 

M6_20130719_1434_LEPIUGRANDIPLUSVALENZEDISEMPRESeria A në veçanti është kthyer në një zonë “gjuetie” për manjatët e futbollit ndërkombëtarë. Një gjë të tillë e vërteton më së miri skuadra e Romës. Më saktë drejtori sportiv i saj, Valtr Sabatini, që bleu vjet Markuinjosin për vetëm 4,5 milionë euro dhe e shiti këtë vit për plot 35 milionë euro. Në vetëm një vit në kryeqytet lojtari që la Korinthiasin i dha “ulkonjës” një shifër të madhe për ta investuar sërish në merkato.

8 nga 13

Në klasifikimin e skuadrave që kanë fituar tej mase nga “bujaria” e ekipeve të tjera nuk është vetëm Roma. “Ulkonjën” e shoqërojnë plot shtatë skuadra të tjera të Serisë A. Këto shifra tregojnë se menaxherët që punojnë në Itali kanë një tjetër “nuhatje” për të zbuluar lojtarin e radhës që do të pasurojë arkat e klubit.

Junajtid dhe Juventus

Këtë listë speciale e udhëheqin dy ekipe. Flasim për Mançester Junajtidin dhe Juventusin. Skuadra angleze falë Sër Aleks Fergusonit zbuloi Kristiano Ronaldon. Talenti nga Madeira nxori me fitim Junajtiditn që kur e shiti tek Reali nxori fitim që kap vlerën e 76,5 milionë eurove. Ndërkaq, në vendin e dytë ndodhet skuadra e Juventusit. Bardhezinjtë blenë Zizu Zidanin nga Bordoja për 3,5 milionë euro, ndërkohë që e shitën franko-algjerianin për 73,5 milionë euro.

Këtë verë

Dy vendet e para janë “të blinduara”. Junajtid dhe Juventusi mund të zbresin nga froni vetëm nëse mes PSG dhe Barçës shpërthen ndonjë luftë “atomike”. Siç dihet fare mirë, Barça po tenton që t’i marrë PSG-së Tiago Silvën. Ndërkohë që, PSG i është kundërpërgjigjur shumë shkurt: “Ne paguajmë 250 milionët për Mesin”. Për sa kohë që PSG do të mbajë Silvën asgjë nuk do të ndodhë dhe do të mbetet Edinson Kavani futbollisti që i ka sjellë më shumë fitime klubit përkatës… në këtë merkato vere. Me shitjen e uruguaianit tek PSG, skuadra e Napolit ka dalë me 52,5 milionë euro fitim.

 

 

Shorti

Skënderbeu dhe Kukësi njohin rivalet e radhës

Në Nion të Zvicrës u hodh dje shorti për raundin e tretë kualifikues të Champions League dhe Europa League, ku pretendojnë të kualifikohen edhe dy skuadrat tona, që janë ende në garën e këtyre dy kompeticioneve evropiane, Skënderbeu dhe Kukësi. Kampionët e Shqipërisë, nëse do të arrijnë të eliminojnë në turin e dytë azerët e Nefçi Bakut, me të cilët barazuan 0-0 në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, do të përplasen me të kualifikuarin e çiftit Bate Borisov-Shakter Karagandi. Ndërkohë, shorti i ka rezervuar Kukësit një kundërshtar shumë të fortë në raundin e tretë, nëse do ta kalojë me sukses Sarajevon. Flasim është për Metalurg Donjeckun, skuadrën ukrainase, e cila e nis aventurën evropiane pikërisht në këtë fazë.

 

Sani Emanuel

Dokumentet nuk e veshin me “të kuqe” Partizani

Talenti afrikan i Lacios, Sani Emanuel, nuk mund të konsiderohet si një futbollist i Partizanit. Nigeriani që ka qëndruar vetëm një ditë në provë te të kuqtë, ka arritur të bindë stafin teknik me aftësitë e tij, por një problem në dokumentacion nuk e ka bërë atë zyrtarisht që ditën e djeshme futbollist të Partizanit. Burime pranë klubit “të kuq” kanë bërë me dije se Partizani “ishte gati t’i ofronte futbollistit një kontratë dhe ishte arritur marrëveshja, por një problem në kartonin e tij nuk e lejuan të bëhej një gjë e tillë. “Emanuel ka bindur stafin teknik dhe ne shpresojmë që deri në mbylljen zyrtare të merkatos ai të zgjidhë gjithçka dhe të vijë të firmosë kontratën me Partizanin. Shpresat tona për të ndodhur një gjë e tillë janë të mëdha”. Ndërkohë nuk dihet nëse nigeriani, i cili është një lojtar i të rinjve të Lacios do të rikthehet sërish në vendin tonë, këtë herë për të qëndruar një periudhe kohore më të gjatë. Emanuel u ishte këshilluar drejtuesve të Partizanit nga drejtori teknik i Lacios, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare. Fatin e Emanuelit duket se e ka edhe një tjetër sulmues afrikan i Partizanit. Flasim për lojtarin me kombësi kamerunase, Çarls Ejana, që sipas të gjitha gjasave do të lërë kryeqytetin. Lojtari i ardhur tri ditë më parë në vendin tonë, duket se nuk ka bindur trajnerin Lika dhe drejtuesit e tjerë të klubit me formën e treguar. Ndeshja e djeshme brenda familjes e caktuar nga trajneri Lika ishte pikërisht për të parë nga afër gjendjen e sulmuesit dhe për të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Kamerunasi ka pasur një CV të dobët, duke qenë se në kërkimin që bëhej për të, ekipi ku ishte aktivizuar përpara dy vitesh ishte San Marino në Kategorinë e Tretë Italiane, ndërsa kishte edhe një vakum prej dy vitesh i paaktivizuar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency