Liga e Kampioneve, Skënderbeu befason Nefçin, në Korçë luhet kualifikimi

0
127

Altin Vorpsi

Skënderbeu doli pa pësuar gol nga një transfertë vërtet e vështirë, ndaj një kundërshtari potent si Neftçi Baku dhe ushqen kësisoj shpresën për t’u kualifikuar në kthim, në fushën e vet pas një jave

 

fdfjdfjdfSkënderbeu reziston më së miri në fushën e Nefçi Bakut, duke dalë me një barazim pa gola nga ndeshja e parë e Ligës së Kampioneve, çka mban ndezur shpresat për një kualifikim në turin tjetër në sfidën e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme. Korçarët kanë zhvilluar një 90-minutësh të mirë, ku e kanë ruajtur të paprekur portën e tyre, teksa një meritë për këtë ka portieri Orges Shehi me disa pritje shpëtimtare.

Formacioni

Josa aplikoi modulin 4-1-4-1, që synon një mesfushë të fortë dhe elastike në të dyja fazat, ofensive dhe difensive, me dy krahë të shpejtë, që mund ta vënë në pozitë të vështirë kundërshtarin, por edhe mund të asistojnë “pykën” e vetme në repartin e përparmë, Pejiç. Pa diskutim, porta ishte e sigurt nën mbrojtjen e Orges Shehit. Ndërkaq repartin difensiv e plotësojnë edhe Radas me Gvozdenoviç, në qendër, Ademir Soza në krahun e djathtë dhe Arapi në krahun e majtë. Mesi i fushës është reparti ku të gjithë kanë qartësi dhe asnjë mëdyshje. Në qendër luajnë Lilaj e Orelesi, me kapitenin Shkëmbi pak më të avancuar. Nga e djathta aktivizohet Gilman Lika, kurse në krahun e majtë Jetmir Sefa, dy përforcime të verës enkas për Champions-in. Pejiç luan i vetëm në sulmin kuqebardhë.

Kronika

Që në fillim të takimit, kampionët e Superiores rreshtohen mjaft mirë në fushë, me synimin për të mos pësuar e me shpresën tek ndonjë kundërsulm për të realizuar në portën kundërshtare. Dhe që në minutën e tretë është Pejiç që në një inkursion individual pengohet nga një mbrojtës vendës dhe fiton një goditje dënimi. Është Arapi që merr përsipër ta ekzekutojë, duke vënë në provë portierin Stamenkovic, që grushton me vështirësi. Më pas janë azerët që mundohen të marrin në dorë frenat e lojës, por miqtë vazhdojnë të luajnë të organizuar. Në të 14-ën nga një harkim në zonën korçare, është Shehi që me një dalje të sigurt shpëton portën e tij. Bardhekuqtë kanë një mundësi të mirë në minutën e 20-të, ku Shkëmbi vepron bukur në mur me Liljan, i cili kërkon të nxjerrë të lirë Pejiçin, por kroati nuk mundet ta arrijë dot. Sërish janë korçarët që rrezikojnë, ku Gilman Lika vepron bukur duke marrë krahun e djathtë të mesfushës, përparon deri në fundore, por aty gabon në pasim, teksa mund të nxirrte të lirë Pejiçin. Radhën e kanë kampionët e Azerbajxhanit për të rrezikuar. Është minuta e 27-të kur Flavinjo godet fort nga e majta e sulmit te vet, por Orges Shehi tregon reflekset e tij, duke pritur. Në të 40’ regjistrohet një rast ideal për Nefçin për të kaluar në epërsi. Flavinjo vihet në zotërim të topit pak larg portierit Shehi, por në tentativë për të dërguar në rrjetë, e nxjerr jashtë. Ky ishte dhe rasti i fundit për pjesën e parë, ndërsa në të dytën Nefçi e kërkon me ngulm golin. Azerët arrijnë të fitojnë terren me kalimin e minutave, e kanë më së shumti topin në zotërim, por vijojnë të shfaqin të njëjtin problem si në 45 minutat e para. U mungon finalizimi, ndërkohë që aksionet e tyre janë të rrjedhshme deri në zonën e Shehit. Aty mbetet i pakalueshëm portieri durrsak i Skënderbeut, që vijon të bëjë pritje shpëtimtare. Kjo i nevrikos jo pak vendësit, që pas minutës së 70-të derdhen totalisht e me forca të shumta në gjysmëfushën korçare. Rastet nuk u mungojnë vendësve, madje shpërdorojnë disa prej tyre në mënyrë të pabesueshme, por fati në këtë ndeshje duket se është me korçarët. Ata vuajnë presingun e madh të vendësve, por rezistojnë deri në fund, duke arritur të dalin nga transferta e Bakusë me një barazim 0-0. Një rezultat ky që favorizon disi të besuarit e Josës, që në shtëpinë e tyre do të synojnë të kalojnë për herë të parë një tur në Champions League.

 

Skeda

NEFÇI – SKËNDERBEU 0-0

NEFÇI: Stamenković, D.Silva, Mitreski, Bertuçi, Shukurov, Sadygov, Abdullayev (Imamverdiyev 69′), Flavinho, Ëobay (Nasimov 86′), Ramos, Platje. Trajner: Boyukagha Hajiyev

SKENDERBEU: Shehi, Arapi, Gvozdenovic, Radas, Ademir, Lilaj, Shkembi, Orelesi, J.Sefa, G.Lika (Nimaga 86′), Pejiç.

Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: L. Trattou, M. Soteriou, A. Kyriakou (Qipro)

Kartonë të verdhë: Sadygov 22′, Mitreski 77′, Shukurov 81′, Flavinho 90+2′ / Ademir 59′, Arapi 65′, Sefa 79′, Abazi 90+2′

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency