Kate Upton nuk jam në një lidhje

0
145

Kate-Upton2-280x200Supermodelja me famë botërore, Kate Upton, ka deklaruar se ajo nuk është dashuruar edhe pse ka qënë e lidhur shpesh me disa prej personazheve të famshëm. Kate, e cila u përfol më parë se mund të jetë në lidhje me reperin P.Diddy, tani po spekulohet se mund të ketë filluar një romancë me valltarin Maksim Chmerkovsky. Por, bukuroshja që njihet për sytë e bukur i ka mohuar këto zëra. “Momentalisht jam single dhe nuk e kam asnjë mashkull në jetën time. Maxim është vetëm një mik imi i ngushtë. Mediat po merren shumë me jetën time private, po më lidhin me njerëz të ndryshëm”. “Nëse do të jem në romancë me dikë, nuk kam arsye ta fsheh, do të dal publikisht”, ka thënë Kate. Edhe valltari e ka mohuar lidhjen me bukuroshen amerikane, duke thënë se është në lidhje serioze me Karina Smirnoff.

 

Ermali dhe Genta të çmendur…

ermal-mamaqi-0014b-genta-600-avipNdërkohë që gjithë njerëzit normal të kësaj bote, aq më shumë personazhet e famshëm, bëjnë të pamundurën që të duken sa më bukur në sy të publikut, ka edhe disa “të çuditshëm”, si Ermal Mamaqi me Genta Ismajlin, të cilët shëmtohen vetë me pahir dhe e bukura e kësaj “shëmtie” është që nuk e kanë aspak problem ta bëjnë atë publike. Natyrën karagjoze të Ermal Mamaqit e njohim të gjithë, po ashtu jemi mësuar edhe me mimikat e tij të çuditshme, prandaj nuk na bëjnë shumë përshtypje. Por Gentën, atë këngëtaren seksi që të gjithë njohim, nuk e kishim parë ndonjëherë në këtë gjëndje. Si kjo foto ka edhe shumë të tjera të cilat personazhet publike kanë realizuar gjatë kohës sëpushimit të tyre. Si gjithmonë Ermali bën një shfaqje karizmatike përpara opinionit publik, duke u shëndrruar në një figurë tepër të dashur për të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency