Presidenti dhe funksionarët e lartë, me të njëjtën rrogë. Shëndetësia dhe arsimi, 4% rritje

0
117

Rritje maksimale prej 15 mijë lekësh të vjetra në pagat e administratës e pensionet e ulëta

 Nga Presidenti deri tek sekretari i përgjithshëm në një dikaster nuk do të ketë rritje pagash

 

bankovka - peníze - euro - bankaQë nga 2005-a, qeveria e Kryeministrit Berisha ka aplikuar vit pas viti rritjen e pagave dhe pensioneve. Të dhënat zyrtare tregojnë për një shtim të konsiderueshëm të pagës mesatare deri më sot, ku, nga 27 mijë e 300 lekë që ishte në vitin 2005, këtë vit pritet të arrijë në 51 mijë e 300 lekë. Ndërkohë që të ardhurat pensionale minimale në vitin 2005 kanë qenë 8 mijë e 350 lekë, ndërsa këtë vit do të jenë në rreth 14 mijë lekë.

Pavarësisht nga situata e vështirë e krijuar nga kriza globale, që ka ndikuar fuqishëm në financat publike gjatë vitit 2013, në vend është hapur debati nëse duhej marrë ky hap ose jo. Vetëm një javë më parë kryeministri Berisha deklaroi se në mbledhjen e radhës së qeverisë do të merrej vendimi përkatës, por kjo nuk ndodhi. Burime zyrtare nga Ministria e Financave thanë dje se po punohet për zbardhjen në detaje të draftit sipas kategorive. Ndërsa po kryhet edhe një rakordim me Departamentin e Administratës Publike për të gjitha masat e përfitimit.

Pagat

Sipas këtij projekti, nuk do të rriten pagat e funksionarëve të lartë, nga Presidenti i Republikës deri te pozicioni i sekretarit të përgjithshëm në ministri. Ndërsa, për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, që përfshin dhe numrin më të madh të përfituesve kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4%. Po sipas këtij projekti, pensionet e qytetit pritet të rriten mesatarisht me 4% dhe me 5% pensionet e fshatit. Është përllogaritur që çdo pagë apo pension të ketë rritje maksimale në vlerë deri në 1.500 lekë. Rritja e pagave dhe pensioneve për këtë vit do të ketë një efekt financiar prej 2.5 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Rritja

Rritja e pagave dhe pensioneve nuk është një “gogol” në politikën ekonomike e fiskale të një qeverie në kushtet e ekonomisë së tregut. Ajo që është më shqetësuese nga të gjitha për një ekonomi, është pikërisht rënia e fuqisë blerëse të konsumatorit, që shkakton edhe frenimin e prodhimit të brendshëm bruto dhe, rrjedhimisht, prishjen e të gjithë parametrave makroekonomikë. Në rast se qeveria mendon të rritë paga e pensione, duke vënë theksin pikërisht tek ata që goditen më rëndë nga kriza botërore e rajonale, kjo bëhet me qëllimin e lavdërueshëm të mbajtjes së fuqisë së tyre blerëse në nivelet aktuale dhe mundësisht në përmirësimin e tyre, çka krijon kushte të favorshme për prodhuesit dhe importuesit. Jo një herë, ka qenë guvernatori i Bankës së Shqipërisë që ka ngritur zërin në favor të rritjes së konsumit të brendshëm tani që po bie konsumi i jashtëm, nga fakti që shumë vende, që janë partnerët tanë kryesorë në tregti, janë kapur keq nga kriza. E pra, politikë më favorizuese se të rritësh të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë, nuk mund të ketë. Ndërkohë, ata që marrin paga më të larta, mund të frenojnë konsumin për luks, por konsumi normal i familjeve të tyre sërish nuk preket.

Mbetet të shihet se sa ndikim do të ketë, në këto kushte, politika e kundërt, e propozuar nga koalicioni i majtë, i cili pretendon për frenim të rritjes së pagave e pensioneve, madje kjo ka qenë edhe një nga kritikat më të ashpra të bëra në adresë të qeverisë Berisha. Por, një kritikë të tillë nuk e kemi dëgjuar – dhe nuk mund ta dëgjonim – nga goja e përfaqësuesve të institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare, duke qenë se kanë qenë pikërisht ato – Fondi Monetar dhe Banka Botërore – që kanë ngritur zërin për të këshilluar qeveritë të adoptojnë politika lehtësuese ndaj rritjes së konsumit të brendshëm.

Në kushtet kur kanë rënë edhe të ardhurat valutore nga emigrantët, të përfshirë nga kriza në Greqi e Itali, ku jeton e punon shumica e tyre, politika më largpamëse mund të jetë vetëm ajo e rritjes së pagave e pensioneve për shtresat më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, çka qeveria Berisha e ka ndjekur edhe në kohën kur rritja ekonomikë u afrohej niveleve dyshifrore vjetore dhe aq më tepër e ndjek tani.

Kjo ka qenë një politikë afatgjatë që ka sjellë detyrimisht rezultatin më pozitiv të mundshëm, atë të shpëtimit të Shqipërisë nga recesioni, që po gërryen që nga viti 2008 shumë vende të botës, me ekonomi mjaft më të fuqishme se ekonomia shqiptare.

 

Sektori telefonik, të ardhura 400 milionë euro gjatë vitit të kaluar

Të ardhurat totale të sipërmarrësve ne tregun e komunikimeve elektronike për vitin 2012 ishin rreth 55.4 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kjo vlerë përfaqëson një rritje me rreth 6.65% në krahasim me vitin 2011. Rritja e volumit të sektorit ka ardhur kryesisht nga rritja e të ardhurave të operatorëve celularë dhe e operatorit më të madh të telefonisë fikse, Albtelecom. Ndërsa të ardhurat e operatorëve më të vegjël apo alternativë siç përkufizohen nga AKEP, pësuan një rënie me rreth 15% krahasuar me vitin 2011. Megjithatë, edhe në tregun e komunikimeve të lëvizshme rritja e të ardhurave nuk është aspak uniforme. Rritje të xhiros kanë realizuar Vodafone Albania dhe Plus Comunication, ndërsa AMC dhe Eagle Mobile nuk kanë pësuar shuëmndryshime. Vodafone vazhdon të dominojë tregun dhe për vitin 2012 raportoi një xhiro prej 23.5 miliardë lekësh, me një rritje vjetore mbi 16%. Vodafone po provohet aktori më i suksesshëm përmes sfida të krizës ekonomike dhe të konkurrencës shumë të ashpër. AMC pësoi përsëri tkurrje vitin e kaluar në 12.3 miliardë lekë, 6.1% më pak krahasuar me vitin 2011. Plus Comunication rriti të ardhurat në 1.8 miliardë lekë, nga rreth 760 milionë lekë në vitin 2011, por sërish zë një pjesë të vogël të tregut. Pas një rënie prej dy vitesh radhazi, operatori më i madh i telefonisë fikse, Albtelecom, i rriti të ardhurat me rreth 12% krahasuar me vitin 2011.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency