Kriza në Greqi 180 000 emigrantë shqiptarë rikthehen në atdhe

0
145

 

emigrantetMuaji i nxehtë i korrikut ka sjellë në Shqipëri mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kriza në shtetin fqinj, shkurtimet nga puna kanë detyruar qindra emigrantë të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Greqia ka përcjell 18-20% emigrantë shqiptarë drejt viseve të tyre, shkak kriza ekonomike. Listës së gjatë të papunëve në Shqipëri i shtohen edhe emigrantët e ardhur nga Greqia. Sipas një raporti të fundit nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, të botuar nga shtypi grek, deri tani janë kthyer në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë. Raporti shpjegon se shkak për këtë kthim në masë të madhe janë bërë taksat e larta dhe rritja e kostove të jetesës në Greqi, pa harruar edhe papunësinë që ka arritur shifra rekord me 27.4%. Sipas Qendrës së Konkurrueshmërisë, vala e emigrantëve të kthyer pritet që të ushtrojë presion të fortë mbi shërbimet publike në vend, më së shumti mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. “Shumica e tyre kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe kryesisht në bujqësi, ku kanë punuar 25% e tyre”, – shkruan raporti. Kriza financiare që ka prekur Greqinë, ka pasoja të renda tek emigrantët e kthyer në Shqipëri. Vështirësi jo vetëm psikologjike por dhe ekonomike për valën e emigrantëve të kthyer. “Disa vite më parë, autoritetet shqiptare tentuan ta bënin më të lehtë procesin e integrimit për të rinjtë që ktheheshin nga një qëndrim i gjatë në Greqi. Zyrat e emigracionit parashikuan një ndihmë mujore prej 8 mijë lekë për familje, por vetëm 5% për qind e të riatdhesuarve kanë kërkuar që ta marrin këtë shumë”, – shpjegon raporti. Rikthimi i emigrantëve në atdhe sjell paqëndrueshmëri ekonomike për vendin tonë, më shumë të papunë, më pak të ardhura në buxhetin e shtetit. Në tentativë për të përmirësuar jetën, për një shkollim më të mirë, mirëqenie, emigrantët shqiptarë në Greqi, u përballen me krizën ekonomike të Greqisë. Rikthimi në atdhe i emigrantëve, drita jeshile për ta. Sektor të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia preken nga ky rikthim i bujshëm i qindra emigrantëve në Shqipëri.

 

 

Basha: Përkushtuar transformimit të qytetit

Ka përfunduar dje ndërtimi i rrugës “ Xhemal Tafaj” në njësinë bashkiake numër 8 nga Bashkia e Tiranës, me një investim prej 23.8 milionë lekësh. Në këtë rrugë janë ndërtuar trotuaret, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, është realizuar ndriçimi rrugor, ku janë vendosur 16 shtylla si dhe janë mbjellë 50 fidanë pemë, përgjatë rrugës. Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se puna për transformimin e Tiranës po vijon me ritme të shpejta, në çdo cep të saj. “Dua t’i siguroj, banorët në të gjithë Tiranën, se transformimi dhe puna për ndryshimin pozitiv në Tiranë vazhdon me ritme të shpejta dhe do të vijojë. Unë mbetem i përkushtuar, për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, në çdo cep të qytetit të Tiranës, në çdo kohë, Bashkia e Tiranës mbetet e përkushtuar për transformimin e qytetit, për ndryshimin pozitiv në qytet, në dobi të qytetarëve të Tiranës, kudo ku ata jetojnë”, – deklaroi kryebashkiaku Basha.

Basha: Ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës, 7 kompani në garë

Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur dje 7 kompanitë të cilat do të vijojnë garën për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në një njoftim të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Më datë 14 qershor, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e parakualifikimit të ofertave, për ndërtimin e bulevardit të ri. Nga 15 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, të cilët shprehën interes për të ndërtuar bulevardin e ri të Tiranës, aktualisht janë përzgjedhur 7 prej tyre, pas vlerësimit të dokumenteve të paraqitura. Këto 7 kompani, brenda 30 ditëve duhet të paraqesin ofertën financiare, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e kompanisë fituese e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës”, – thekson Basha. Bashkia e Tiranës ka në dispozicion fondin prej 61.000.000.00 euro, për zbatimin e projektit të studios arkitekturore “Grimshaw Architects” për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Punimet e zbatimit të këtij projekti do të financohen nga marrëveshja e financimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dabit, firmosur në datë 21 prill 2013, me vlerë 54.000.000 euro si dhe grantit nga qeveria e Katarit me vlerë 7.000.000 euro. Ky projekt përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.

 

Taksa e lojrave të fatit, 10 herë më e lartë

Bashkia e Tiranës duke filluar nga 1 korriku vendos taksën e përkohshme për lojërat e fatit, dhjetë herë më të lartë. Kjo nismë synon të nxisë zhvendosjen e lojërave të fatit në territorin e ish uzinës së autotraktorëve në Shkozë. Subjektet e zhvendosura nuk preken nga kjo taksë. Të tjerët që do të zhvendosen brenda 30 shtatorit 2013, do të rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Taksës së përkohshme i janë nënshtruar të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, të licencuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licencuara, 7 subjekte të licencuara për baste sportive si dhe 10 bingo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency