Vrasja në Shën Koll të Lezhës viktima i theu karrigen në lokal

0
179

Elton Qyno

policiaPronari i lokalit qëlloi me këmbën e karriges 65-vjeçarin Pashko Prela, shfaq pendesë për krimin

 

Thyerja e një karrigeje në një lokal në zonën e Shën Kollit në Lezhëduket se ka shërbyer për kryerjen e vrasjes së një 65-vjeçari. Pashko Prela ndodhej së bashku me disa miqtë e tij në lokalin e shtetasit Fatjon Toska, ku teksa kanë konsumuar alkool deri në orët e vona të natës, Prela ështëçuar me forcë dhe ka përplasur më pas një karrige në dysheme duke e thyer plotësisht atë.Mirëpo kjo skenë nuk i ka pëlqyer pronarit të lokalit, i cili ka filluar të konfliktohet me klientët që ndodheshin në lokal. Në sherr e sipër, Fatjon Toska ka rrëmbyer njëkëmbë të karriges së hekurit dhe ka filluar ta ndjekë 65-vjeçarin deri në ambjentet e jashtme tëpronës së tij, duke e qëlluar atë disa herë në pjesë të kokës me hekur. Për pasojë, Toska ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që autori i krimit ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes duke iu fshehur policisë për disa orë me rradhë. Falë rrethimit të shpejtë të zonës është mundësuar dhe lokalizimi i 30-vjeçarit dhe arrestimi i tij nga ana e forcave të policisë së Lezhës. Gjatë marrjes në pyetje pronari i lokalit ka shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur, duke u shprehur se në asnjë moment s’ka dashur që ta vrasë të njohurin e tij Pashko Prela.

Hetimet e policisë

Që prej orës 23:00 kur dhe është rregjistruar krimi në Shën Koll të Lezhës, kanë shkuar të shumta policie si dhe një prokuror i këtij rrethi. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore në dosje janë administruar dhjetëra dëshmi të personave që kanë qënë në vendngjarje, ndërkohë që në pyetje janë marrë dhe familjarët e viktimës. Pas përfundimit të gjithë procesit të administrimit të provave materiale trupi i pajetë i Pashko Prelës është transportuar në drejtim të morgut të Lezhës, me qëllim kryerjen e ekspertizës mjekoligjore me qëllim përcaktimin e shkakur të vdekjes së 65-vjeçarit. Veç këtyre procedurave hetimore, nëndrejtori i policisë së Lezhës ka drejtuar operacionin për arrestimin e shtetasit Fatjon Toska, i cili ka qënë që në momentet e para i dyshuari kryesor i vrasjes së klientit të tij. Dëshmitarët i thanë policisë se viktima së bashku me disa persona të tjerë ka qenë duke konsumuar alkool kur papritur, siç duket edhe nga alkooli, ai ka përplasur me forcë një karrige të lokalit duke e thyer plotësisht atë. Për pasojë, një veprim i tillë ka sjellë dhe irritimin e pronarit të lokalit i cili ka marrë një këmbë të karriges dhe me të ka qëlluar disa herë në pjesë tëndryshme të trupit 65-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë.

“Nuk doja ta vrisja”

“Gjithçka ka ndodhur nëgjaknxehtësi dhe unë nuk kam dashur ta vras”.Kështu është shprehur para hetuesve pas arrestimit të tij shtetasi Fatjon Toska, i cili ka shfaqur pendesë gjatë dhënies së dëshmisë në polici. Toska ka deklaruar se viktima së bashku me disa persona të tjerë kishin disa orë që konsumonin alkool dhe se nuk janë larguar deri në orët e vona të natës, duke bërë që ai si pronar t’i kërkojë disa herë largimin etyre pasi do ta mbyllte lokalin. Mirëpo një kërkesë e tillë nuk është miratuar nga viktima, i cili pas disa fjalë të ndërjellta me Fatjon Toskën ka vendosur të thyejë karrigen mbi të cilën ishte ulur. Nisur nga kjo situatë,Prela është larguar menjëherë jashtë duke parëiritimin e të zotit të lokalit. Mirëpo ky i fundit e ka ndjekur me një hekur në dorë dhe pas disa metrash ka vendosur ta qëllojë atë disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas burimeve të policisë, goditja është bërë në pjesën e prapme të kokës, gjë e cila i ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme. Aktualisht, ndaj 30-vjeçarit është ngritur akuza e vrasjes me dashje, ndërkohë që hetimet rreth kësaj çështjeje tashmë i janë besuar Prokurorisë së Lezhës, ku pritet që ditën e sotme ajo të nxjerrë para gjykatës 30-vjeçarin, ku dhe do kërkojë masën e arrestit në burg.

 

Ngjarja në Elbasan

Depresioni, hidhet nga pallati

60-vjeçarja,tmerohen kalimtarët

 

Një grua ka gjetur vdekjen pasi u hodh nga ballkoni në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 kur viktima, 60-vjeçarja Lirie Sanço, u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj, në katin e katërt. Nga hetimet e para mendohet se shkak i këtij veprimi të ketë qenë depresioni, megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Hedhja e gruas nga pallati nuk është parë nga asnjë prej banorëve të tij, por siç mësohet kalimtarët e rastit kanë mbetur të befasuar kur kanë parë trupin që është përplasur me forcë në rrugë. Të tmerruar nga një ngjarje e tillë, ata kanë njoftuar menjëherë policinë e Elbasanit e cila ka bërë hetimet e nevojshme dhe transportimin e Lirie Sanços në drejtim të spitalit. Por gjithçka ka qenë e kotë, pasi sipas bluzave të bardha, Sanço ka gjetur vdekjen në vendin e krimit dhe se s’ka pasur asnjë shans për ndërhyrje kirurgjikale.

 

Denoncimi i 27-vjeçarit:
Policët më rrahën dhe më vodhën

Një 27-vjeçar ka akuzuar policinë për dhunë policore dhe vjedhje, ndërsa çështja më pas është pushuar nga prokuroria. Pas ankimit të të dëmtuarit, Elidon G., gjykata ka rihapur këtë çështje të pazakontë, ku një qytetar akuzon forcat e rendit për dhunë të paprecedentë. Sipas kallëzimit nga Elidon G., rezulton se në datë 14 mars 2012, rreth orës 20:30, ka qenë duke shkuar nga lodrat që ndodhen në qendrën e Tiranës, për tek automjeti i tij, të cilin e kishte parkuar te rrugica prapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve. Ndërkohë i është afruar një automjet policie, nga i cili kanë zbritur dy punonjës policie. Pasi e kanë pyetur se çfarë donte andej, i kanë thënë se “çfarë pune ke mor hajdut”, i kanë nxjerrë nga xhepat çfarë kishte, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, duke e goditur.

 

Mbytet 20-vjeçari në Vjosë

RENEA, kërkime pa rezultat

 

Polumbarët e Forcave Detare dhe të RENEA-s kanë zhvilluar një operacion kërkimi në lumin Vjosë që nga mëngjesi i djeshëm për gjetjen e trupit të një 20-vjeçari, i cili është zhdukur 4 ditë më parë në ujrat e lumit Vjosë, në afërsi të Grykës së Mezhgoranit. Në operacionin e kërkimit marrin pjesë tre polumbarë të Qendrës së Zhytjes të Forcave Detare dhe tetë polumbarë të RENEA-s. Deri në mesditën e djeshme polumbarët kanë kontrolluar 4 km përgjatë rrjedhës së Vjosës në zonën e Këlcyrës, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Operacioni vazhdon. Mendohet se ryma e ujit ka marrë trupin e 20-vjeçarit dhe e ka shtyrë atë disa kilometra më tepër. 20-vjeçari ka qënë duke u larë në lumë, kur dhe është mbytur në ujërat e Vjosës dhe përpasojë trupi i tij për pesë ditë ende nuk është arritur të gjendet nga familjarët por edhe forcat e RENEA-s.

 

 

U dënua në Itali

Kapet në Vlorë 37-vjeçari shqiptar

 

Ishte dënuar në Itali me 23 vite burg për trafikim dhe rrëmbim personi, arrestohet 37-vjeçari. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se falë operacionit të koduar “Sipërmarrësi” kanë arrestuar shtetasin Vladimir Merkaj,me gjeneralitete të ndryshuara në DalanMerko. Nga hetimet paraprake mësohet se 37-vjecari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Riminit dhe Gjykata e Apelit Bolonja, Itali me vendimin e vitit 2010 e kanë dënuar me 23 vjet 7 muaj e 8 ditë burg për veprat penale, “Dhunë seksuale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim narkotikësh”. Materialet procedurale në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e procedurave të mëtejshme gjyqësore për ekstradimin e tij në Itali.

 

Vjedhja në një biznes me materiale ndërtimi

Grabitje me armë në Fushë-Krujë

autorët vjedhin 1.5 milionë lekë

 

Pasditen e djeshme në fshatin Derven të Fushë-Krujës ka ndodhur një grabitje me armë. Grabitësit kanë qënë dy, të armatosur dhe me maska, dhe kanë sulmuar një pikë shitjeje gazi dhe materialesh ndërtimi. Pasi e kanë kërcënuar me armë, pronarin, ata i kanë grabitur 1.5 milionë lekë dhe janë larguar me makinë. Pak më vonë, makina e tyre u gjet e braktisur disa km larg vendngjarjes.Pronari i pikës së shitjes së gazit nuk ka bërë kurrfarë rezistence, të armatosurve, por u ka dorëzuar menjëhërë paratë.Policia është duke hetuar ngjarjen dhe kërkuar autorët e grabitjes. Dyshimet e policisë kanë qënë përdisa persona me precendetë penalë që banojnë në zonën për rreth, dhe se të gjithë ata janë shoqëruar në komisariat. Por pas verifikimit të gjurmëve të gishtave, ata janë lënë sërisht të lirë, por njëherësh janë duke u mbajtur në vëzhgim nga ana e policisë së Fushë-Krujës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency