Rriten pranimet, 50 mijë maturantë “luftojnë” për një vend nëuniversitet 31 130 studentë të rinj. Ja si ndahen kuotat për secilën degë

0
133

Driçim Çaka

maturanteFormulari A2,kategoritë qëmund ta plotësojnë

Miratohet A3-shi, kuotat e mbetura bosh “digjen”

 

 

Ashtu siç ishte parlajmëruar, kuotat e pranimit për në universitete kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Nëse një vit më parëishin rrreth 27 mijë studentë të rinj, këtë vit do të jenë 31 mijë. Qeveria ka miratuar kuotat për secilën degë, duke u dhënë më shumë mundësi maturantëve për të qënë pjesë e universiteteve publike. Mundësi për të studiuar në Shqipëri do të kenë edhe kandidatët shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Këta kandidatë futen direkt në universitetet publike në bazë të marrëveshjeve që Shqipëria ka nënshkruar me shtetet respektive.

Shtresat që nuk paguajnë tarifën

Personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Po kështu studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Akademia e Arteve Shkodër, në të cilat tre studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit.

Formulari A2

Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati. Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi online dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues. Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të:
– fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi
-maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.

Formulari A3

Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët:

-kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
-kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013;
-kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore;
-kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

Kuotat, që mbeten të parealizuara edhe pas regjistrimit të fituesve të shpallur nga aplikimi në raundin e fundit, nuk rishpallen.

 

Ishin

a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë                            27 047

b) Kuota për program të dytë studimi                               200

c) Kuota për transferim studimesh                                               300

9) Kuota për shtetasit e huaj                                                          100.

Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë përbëhet nga:

a) Kuotat e pranimit për kandidatet brenda territorit të vendit 26 307

b) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit                   700

c) Kuotat për të verbrit                                                                     20

9) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët                             20

Bëhen

a)Kuotae pranimeve të reja për programet e studimit tëciklit të parë,si dhe për programet eintegruara të studimeve të ciklit të dytë                           30 130;
b)Kuota për program të dytë studimi                                300;
c)Kuota për transferim studimesh                                                500;
ç)Kuota për shtetasit e huaj                                   100.

Kuota e pranimeve të reja, përbëhet nga:

a)Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit   29 390;
b)Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit        700;
c)Kuotat për të verbrit (të veçanta)                        20;
d)Kuotat për romët dhe ballkano – egjiptianët                20.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency