Stërkaj qëllon me grushta kryetarin e komunës Kastrat

0
142

votimiIncidenti në Shkodër mes kandidatit për deputet dhe kryekomunarit Viktor Popaj

Deputeti i partisë Socialiste Paulin Stërkaj ka qëlluar me grushta kryetarin e komunës Kastrat, Viktor Popaj. Incidenti mes tyre ka ndodhur teksa anëtarët e komisionit të numërimit por kryenin detyrën. Pikërisht gjatë kësaj kohe ka pasur një moment të kontestueshëm dhe më pas mes Stërkajt dhe Popaj, kanë filluar përplasjen fizike mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 19:45 në zonën e Malësisë së Madhe ku dhe ndodhet komuna Kastrat. Të dy protagonistët e këtij krimi kanë qëlluar me grushta njëri-tjetrin, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi rreth dëmtimeve trupore të tyre. Shumë nga personat që kanë qënë të pranishëm në vendin e sherit, janë përpjekur për disa minuta me rradhë të shuajnë konfliktet, por pa mundur tia dalin. Për pasojë është thirur menjëherë policia e shtetit, e cila ka bërë të mundur shuarjen e konfliktit mes tyre. Të dy, Paulin Stërkaj dhe Viktor Popaj më pas janë nxjerë jashtë nga qëndra e numërimit por që në fakt, kjo ka sjellë dhe ndërerjen e procesit, pasi të dyja palët kanë kërkuar kohë të rimarin veten dhe të ulin gjakrat mes tyre.

Situata e tensionuar

Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme situata ka qënë e tensionuar dhe për pasjë në qëndrën e numërimit janë stacionuar forca të shumta policie, njëherësh dhe militantë të dy forcave politike. Të dyja palët kanë kërkuar shuarjen e konfliktit por që deri në orët e vona nuk është arritur një consensus për vijushmërinë e numërit. Shak i kësaj situate janë bërë akuzat e një pas njëshme nga dy kampet për vjedhjen e votave. Për pasojë janë qëlluar me grushta kryekomunari Popaj dhe Paulin Stërkaj. Policia e cila ka vajtuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes ka arritur të nxjerë jashtë dy personazhet e sipërcituar, duke marrë në pyetje më pas ata. Edhe pas kësaj situata ka qënë tepër e nxehtë pasi të dyja kampet politike nuk pranojnë të lëshojnë asnjë mandat deputeti.

Ngjarja në Kiras

Ndërkohë që një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në zonën e Kirasit, pasi në qëndrën e numërimit të votave nr. 4 pranë shkollës “Azem Hajdari”. Janë parë duke lëvizur persona të armatosur. Për pasojë anëtarët kanë vendosur të ndërpresin numërin e votave duke e ndjerë vetën nën presion. Pas këtij vendimi është marrë një tjetër vendim për njoftimine forcave të rendit lidhur me situatën në fjalë. Në vëndgjarje janë përqëndruar forca të shumta policie, por që në fakt nuk është arritur të evindetohet asnjë person i armatosur brenda qëndrës së votimit por edhe jashtë saj. Siç, duket pikërisht këta persona që lëviznin të armatosur kanë vënë re prezencën e madhe të policisë në zonë dhe janë larguar në drejtim të paditur përpara se të identifikoheshin nga uniformat blu. Pas disa minuta qëndrim, më pas me një vendim tjetër është vendosur numërimi i të gjitha votave në zonën e Kirasit.

 

Ngjarja në Krujë

Arratiset nga komisariati, vetëplagoset polici

 

Arretiset nga komisariati i Krujës një i ndaluar, ndërsa një polic është vetëplagosur aksidentalisht në tenativë për ta ndaluar. Sipas policisë së krujës, Lorenc Shota ishte ndaluar mëngjesin e djeshëm për arsye ende të panjohura, ndërsa i ka shpëtuar policisë duke u arratisur nga komisariati. Ndërkohë, njëri prej policëve, Agim Daci është vënë në ndjekje të tij, por është vetëplagosur pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Mësohet se gjendja e Dacit është e rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia është vënë në ndjekje të të ndaluarit, Lorenc Shota për kapjen dhe arrestimin e tij.

 

 

Grabitja e gruas

Durrës, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri teksa po tentonin të ndalonin një grabitje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku të dy personat e plagosur kanë parë që në hyrjen e një pallati, një person po tentonte të grabiste një grua. Ata kanë ndërhyrë të shpëtonin gruan por janë gjendur përballë plumbave të armës së zjarrit që autori kishte me vehte. Mësohet nga autoritetet lokale njëri prej të plagosurve i identifikuar si Agim Balla është në gjendje të rëndë shëndetesore si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Teksa ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit tjetër të plagosur në këtë ngjarje. Gjithashtu policia nuk ka ende asnjë të dhënë për identitetin e autorit që duke tentuar grabitjen, la të plagosur dy persona. Mësohet se një grup hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe detajet e plota, pyetjen e dëshmitarëve te mundshëm dhe kapjen e autorit.

 

Rëshkitje dherash

Dëmtohet autostrada Tiranë-Elbasan

Dje pasdite, një masiv shkëmbinjsh dhe dherash, në skarpatën e anës së djathtë të rrugës në anën e Elbasanit, u rrëzua duke bllokuar aksin. Shembja ka ndodhur rreth 600 metra para hyrjes ne tunel, ku si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbi, është bllokuar rruga dhe janë rrezikuar edhe pasagjeret e nje makine, te cilën e ka goditur masivi i shkëmbit. Tre fadroma mbërritën në vendngjarje, të cilët ndihmuan në largimin e gurëve dhe dherave në rrugë. Tashmë automjetet kanë vijuar qarkullimin për në Elbasan në aksin e vjetër të këtij segmenti dhe autoritetet bëjnë thirrje që të vazhdohet në këtë aks pasi ekziston mundësia që të ketë përsëri shembje dherash. Autostrada Tiranë – Elbasan u inaugurua nga Kryeministri Berisha para disa javësh, si një nga veprat dhe projektet më madhore që do të lidhë boshtin e jugut. Por, vetëm disa javë pas inugurimit shfaqen problemet e para të këtij segmenti.

 

Vrasja në Laç,policia kontroll me dedektor

personave që hyjnë në qëndër numërimi

RENEA, vëzhgon edhe monitoruesit e huaj në qëndër

Një ditë pas përgjakjes së zgjedhjeve në Laç, policia ka marrë masa për parandalimin e çdo krimi tjetër. Kushdo që hyn në KZAZ-në ku po numërohet votat e Laçit kontrollohet nga forcat e RENEA-s. Policia ushtron kontroll fizik për armë të çfarëdo lloji, kontrollon edhe çantat e grave, e madje edhe me dedektor të gjithë trupin e kujdo që futet brenda, edhe të vëzhguesve. Askush nuk duhet të futet brenda i armatosur. Vrasja e Gjon Gjonit ditën e zgjedhjeve mbërrini anë e mbanë botës, pasi mediat ndërkombëtare e referuan atë si incidentin më të rëndë të zgjedhjeve shqiptare, ndaj dhe policia është e vendosur që të mos ketë më asnjë të tillë, e aq më shumë brenda një qendre numërimi votash. Ndërsa ka kaluar një ditë nga shkëmbimi i zjarrit, nga vendangjarja është hequr shiriti skenë krimi, por pak metra më tej forcat RENEA qëndrojnë të dislokuara prej orësh jo shumë larg KZAZ numër 15 në shkollën “At Shtjefën Gjecovi”. Sepse siç thotë ndonjëri prej tyre “ja kështu për rend dhe siguri apo për qetësi”. Porta e KZAZ-së qëndron e mbyllur dhe kushdo që kalon për të hyrë në vendin ku numërohen votat e laçjanëve kontrollohet fillimisht me dedektorë e më pas i nënshtrohet kontrollit fizik. Një kontrolli të tillë i nënshtrohen edhe numëruesit edhe vëzhguesit edhe të huajt.Qytetarët që kanë ato pak biznese, si dyqane apo lokale ngjitur me vendangjarjen, thonë se s’kanë parë asgjë. Disa madje as krismat nuk i kanë dëgjuar. Por megjithatë orët që kanë ikur kanë bërë të vetën. Banorët e Laçit pohojnë se kanë dëgjuar se si mund të ketë ndodhur ngjarja, sepse në qytete të tilla si Laçi askush nuk thotë “po unë e di se si ndodhi”. Të vërtetën të gjithë në këtë qytet, kur bëhet fjalë për një vrasje, e hedhin sa më larg. Banorët kanë dëgjuar se viktima ishte konfliktuar me njërin prej burravë të fisit Fufi, që e kishte patur më parë mik. “Ja ashtu, për gjëra partish, sepse Gjoni më parë kishte qenë edhe vetë në njërin krah dhe pastaj iku nga krahu tjetër”. Një ditë më parë, viktima kishte ardhur nga Tirana dhe ish-shoku i kishte thënë që të vish më në Lac për të këkruar vota. Dhe ka mjaftuar që ditën e zgjedhjeve ata të shikohen përballë dhe kanë nxjerrë armët dhe të ndodhi ajo që tashmë e dinë të gjithë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency