Berisha nga sheshi: Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë

0
113

Nga sheshi i protestes , kreu i PD Berisha tha se Edi Rama eshte një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

 

“Revolucioni ynë do të fitojë!

Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.

Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.

Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.

Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?

Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here