Meta: Për herë të parë në Elbasan do të keni dhe kartën e nxënësit! Të bashkojmë forcat tonat që ti japim gjallëri ketij qyteti!

0
68

 Gjatë takimit me të rinjtë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur kandidaturën e Luçiano Boçit në bashkinë Elbasan. Në fjalimin e tij Meta është shprehur duke thënë se vetëm duke u bashkuar më 14 maj do të mund ta rikthejmë Elbasanin në qendrën e rëndësishme kulturore dhe sportive sic ka qenë gjithnjë.

Gjithashtu ka shpalosur pikat kyc më prioritare për zhvillimin e arsimit dhe nxitjes së të  rinjve për mos tu larguar nga qyteti i tyre. Një risi është dhe karta e nxënësit e cila do të vijë për herë të parë nga kandidati Luçiano Boçi.

 

“Elbasani do kthehet në një qendër rajonale për sa i takon edhe nxitjes së të rinjve, inovacionit, rrugët e teknologjisë dhe start up. Në Elbasan kemi universitetin që duhet mbështetur. Bashkia e re ofron partnerët më të shkëlqyer. Kemi trashëgimi intelektuale, industriale por mbi të gjitha kemi të rinj ndaj të cilëve duhet vëmendje maksimale. Ankthi i prindërve është mos t’u ikin fmijet dhe ne do të luftojmë për këtë

Do keni kartat e studentit në Elbasan, kartet e studentit dhe do të keni kartën e nxënësit poa ashtu. Sepse cdo fëmijë i ri  që mëson është investimi më i mirë për komunitetin.  Të bashkojmë forcat tonat që ti japim gjallëri ketij qyteti!” – u shpreh Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here