Studime

0
135

tradheMashkulli nuk mund ta falë kurr tradhtinë

Tradhtia krijon gjithmonë një emocion të fortë, ndonjëherë edhe shkatërrrues. Por pavarësisht nga xhelozia apo nga përvojat e ndryshme se si ajo shfaqet, ka një dallim thelbësor në mes femrave dhe meshkujve rreth perceptimit të kësaj dukurie. Sepse në rastin e një tradhtie, në fakt, mashkulli ka gjithmonë më shumë vështirësi për të falur, ndërsa femrat janë më të buta. Këto janë përfundimet e një studimi të kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, botuar në revistën “Psychological Science”. Kështu, studiuesit zbuluan se kur një femër zbulon tradhtinë e partnerit të saj, ajo është aq shumë e tronditur nga fakti se ai ka pasur marrëdhënie me një tjetër, dhe mund të dashurohet me tjetrën duke rrezikuar kështu marrëdhënien e tyre. Femra vuan kështu nga frika e humbjes së marrëdhënies që i garanton sigurinë asaj dhe fëmijëve. Pra, kur një femër e zbulon një tradhti, në të cilën nuk ka pasur asnjë përfshirje të ndjenjave, është më e gatshme për të falur. Por, kur nja mashkull zbulon tradhtinë e femrës, ai duket se shqetësohet më shumë nga fëmija që do të lindë, pasi frika më e madhe e meshkujve është të edukojnë fëmijët që nuk ka gjakun e tyre. “Meshkujt kanë mësuar gjatë viteve, – thanë kërkuesit, – që të jënë vigjilentë rreth seksit, sepse ata kurrë nuk mund të jenë absolutisht të sigurt mbi të qenit baba i një fëmije, ndërsa femrat janë më të shqetësuara për të humbur sigurinë dhe familjen e tyre”,

 

Stresi dëmton spermën, pasoja fatale tek shëndeti mendor i fëmijës

Stresi mund të shkaktojë dëmtime të përheshme tek sperma e mashkullit dhe si rrjedhojë dhe në shëndetin mendor të fëmijëve që ata do të lindin. Studiuesit kanë zbuluar se të vuash nga ankthi dhe depresioni si adoleshent apo dhe më vonë kur je rritur është shkak dhe një ndryshim gjenetik që ka ndodhur dikur në spermën e babait. Shkencëtarët bënë një studim tek minjtë ku zbuluan se sperma dëmtohej nga stresi dhe pasardhësit e këtyre minjve dëshmonin ankth dhe stres madje dhe çrregullime mendore.Kërkuesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Pensilvanisë thanë se është hera e parë që kanë gjetur një lidhje me faktor stresin që përcillet si sëmundje nga babai tek fëmija. Në studimin e kryer mësohet se minjtë janë ekspozuar për rreth 6 javë ndaj një stresi kronik, para periudhës së mbarështimit apo pubertitetit. Ata u vendosën në kafazë ku mbizotëronte zhurma, pranë rrezikut se një kafshë mund t’i shfarosë apo një objekt i huaj brenda në kafaz që atyre u ngjallte frikë. Grupi i shkëncëtarëve doli në përfundimin se stresi shkaktoi tek këta minj ndryshime gjenetike në spermën e tyre, gjene që programojnë dhe trurin e fëmijës së tyre të ardhshëm. ‘Këto kërkime treguan një mënyrë sesi sëmundjet mendore nuk janë vetëm të lindura, ose nëse janë të tilla nuk burojnë vetëm nga nënat, por dhe se stresi i babait mund të shkaktojë sëmundje neuropsiqike”, – citon studimi.

Dhe në fakt studimet e mëparshme kanë dëshmuar sesi dietat, përdorimi i drogërave, alkolit apo stresi kronik që përjetohet nga nëna në periudhën gjatë shtatzanisë mund të jenë shkak për shumë sëmundje tek fëmija që pritet të lindë. Sipas kërkuesve, në këtë kërkim rezulton vetëm një e mirë. Duke qenë se stresi i babait përcillet tek fëmija në këtë formë, ky i fundit është më i përgatitur për botën plot stres në të cilën do të jetojë apo faktin se sapo të rritet do përballet me një realitet të egër plot stres.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency