COVID-19/ Berisha: Lal Plehu inauguron shkollën ‘Jeronim De Rada’, mësuesit nuk marrin pjesë!

0
116

Familjet e qindra nxënësve që studiojnë në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë po përjetojnë makthin e jetës së tyre: Disa mësues të kësaj shkolle kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi dhe kjo ndodh vetëm pak ditë para nisjes së vitit akademik.

Asnjë prej tyre, si prindër, si mësues, nuk ka ende informacion sot se si do të veprohet nesër më 14 shtator, me nxënësit, ç’garanci jepet që ata nuk do të infektohen, kush do t’u japë mësim e plot pikëpyetje të tjera.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: që kryetari i bashkisë Erion Veliaj e kreu inagurimin e shkollës përpara mediave bashkë me investitorët e huaj që kontribuan për rikonstruksionin e godinës, edhe pse në ceremoni nuk ishin pranuar ata mësues, që në ankthin e pritjes së përgjigjeve të testeve për koronavirus, i kishin detyruar të vinin në punë dhe të përgatitnin gjithçka.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga njeri prej këtyre mësuesve, me këtë përshkrim: “Lal Plehu inauguron shkollën “Jeronim De Rada”, mësuesit nuk marrin pjesë. Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. “

“Përshëndetje Doktor!

Sot inagurohet shkolla “Jeronim De Rada”.

Kryetari i Bashkisë do të jetë bashkë me shumë nga ata që janë për të përhapur këto lajme nëpër media, por mësuesit e shkollës, ata të cilët punuan deri dje pasdite vonë që të ishte gjithçka në vendin e duhur, nuk do të jenë. Një pjesë e tyre janë izoluar, pasi rezultuan me COVID-19. Pjesa tjetër, e dyshuar se mund të jetë infektuar nga kolegët, do të mungojë për shkaqe sigurie.

Bashkia, e cila nuk u kujdes aspak gjatë kohës që mësuesit, si heronj të heshtur, punuan që gjithçka të ishte gati, sot për shkaqe sigurie, ka urdhëruar mospraninë e tyre.
Por, a mund të vrapohej kaq shumë për inagurim e të luhej me shëndetin e mësuesve?!

Çfarë është më e rëndësishme se sa shëndeti i këtyre heronjve të pafjalë që edhe pasi bënë tamponin shkuan në punë jashtë çdo protokolli duke shtuar zinxhirin e njerëzve të prekur?! Askush nuk pyeti se çfarë ndodh me ta e pasoja në familjet e tyre!

Sot, mësuesit e kësaj shkolle të drobitur, ca të sëmurë, ca të panikosur , të çuditur, të keqardhur për kolegët, qëndrojnë në shtëpi dhe do të shikojnë performancën e radhës të kryetarit në media që do të mbushë faqet e albumit e do të “shtojë” arritjet me shkollat e ndërtuara dhe të arnuara.

A ka më turp që mësuesit e prekur nuk kanë akoma një përgjigje për të shkruar në grupet e prindërve se si do t’i shkojë mësimi nesër fëmijëve, me kë do ta zhvillojnë, si do ta zhvillojnë mësimin në ambientet e mbushura me infektimin e inagurimit?!!

Ku po shkon ky vend?!

Çfarë do t’u themi vogëlushëve nesër?!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here